Nga Na’ima B.Robert 

Në mes të valës së pritjes së këtij muaji, parashikimit të fillimit të tij, Ramazani fillon dhe ne e shohim veten  mes  adhurimeve të ndryshme si: agjërimi, recitimi i Kuranit, lutja për t’u pastruar dhe për të bërë sa më shumë  të jetë e mundur  vepra të mira.

Hëna e plotë shfaqet shumë herët në qiell. Muaji i Ramazanit edhe pak mbaron dhe mendimet tona kthehen në mënyrë të pashmangshme në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit.

Aishja (Zoti qoftë i kënaqur me të) transmeton se:” Gjatë dhjetë ditëve të fundit, Pejgamberi  i Zotit e ushtronte veten në adhurim më shumë se në çdo kohë tjetër të vitit”.

Kjo përfshinte përpjekjen dhe përqëndrimin gjatë netëve në namaz, zgjimin e grave të tij për t’u lutur dhe kryerjen e Itikafit, qëndrimit në xhami, me qëllim përqëndrimin thuajse tërësor në adhurim. Pejgamberi i inkurajoi muslimanët të bënin po ashtu dhe të kërkonin natën e Kadrit, natën e cila është më e mirë se një mijë muaj.  Ashtu sic ka ardhur e qartë nga suneti, dhjetë ditët e fundit të Ramazanit duhet të kenë një fokus të veçantë: adhurimin e Allahut.

Megjithatë, shumë prej nesh, e kemi të vështirë të mbajmë një nivel të lartë përpjekjesh në adhurimin tonë pas gjysmës së Ramazanit. Deri në kohën që vijnë dhjetë ditët e fundit, ne mund ta gjejmë veten duke u ngadalësuar nga vrulli që patëm në fillim të tij, duket sikur lëkundet vendosmëria jonë për të bërë një agjërim dhe adhurim sa më të fortë. Qoftë për shkak të agjërimit që na takon fizikisht, imani ynë i dobësuar ose zhgënjimi me përpjekjet tona deri më tani, mund të fillojmë të vuajmë nga mungesa e vrullit, duke çuar në një mospërmbushje qëllimesh për dhjetë ditëshin përmbyllës.

Në fakt, nuk duhet të jetë kështu. Nëse bëjmë një përpjekje të vetëdijshme për të rregulluar ritmin dhe për të planifikuar ibadetin tonë në këto dhjetë ditë e netë, ne do të kemi një mundësi më të mirë për t’i bërë ato të llogariten me të vërtetë.

Disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të shfrytëzoni shumicën e këtyre ditëve dhe netëve të bekuara.

  1. Bëni nijetin, kërkoni qëllimin e duhur e të saktë se përse po e bëjmë gjithë këtë sakrificë

Kujtoni rëndësinë e dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit dhe kini një synim të sinqertë për ta ushtruar me të vërtetë veten dhe për të rritur adhurimin, ashtu siç veproi profeti i Zotit. Ne e dimë se veprimet janë sipas qëllimeve, kështu që duke patur një synim specifik për të mos lejuar që këto ditë të bekuara të kalojnë pa përfitim shpirtëror, vendosni të bëni një përpjekje të vërtetë dhe të fitoni shpërblimin për veprimin e mirë.

  1. Bëni një plan

Dhjetë ditët kalojnë kaq shpejt. Mund të jetë e lehtë për t’i parë ata tek largohen pa përfituar me të vërtetë, sidomos nëse ke ndjerë lodhje gjatë agjërimit ose je preokupuar me organizmin e ditës së bajramit, argëtimet ose planifikimet  për festë. Merrni  kohën e duhur për të menduar dhe për të shkruar atë që do të dëshironit të kryeni në ato ditë dhe rishikoni çdo ditë, duke përshtatur qëllimet tuaja ende pa kaluar ditët. Në dashtë Zoti, nëse bëni një plan realist dhe vendosni qëllime të zgjuara, do të arrini më shumë  nga ajo që mund ta  keni menduar ndonjëherë të jetë e mundur në këtë periudhë të bekuar.

  1. Pastrohuni nga ngarkesat e panevojshme

Tani nuk është koha për të planifikuar koloret e tryezave të iftarit ose  të tubimeve të mëdha. Thjeshtoni, thjeshtëzoni,  në këto ditë të çmuara të mbetura, duke  venë re secilën ditë mbrapsht dhe duke e parë thelbin e saj të zhveshur. Nëse mund të marrësh kohë të lirë, vepro kështu. Nëse mund të vonosh afatet, vepro kështu. Nëse mundeni të planifikoni detyrimet tuaja më të rëndësishme sociale më herët gjatë muajit, bëjeni.  Ushqime te lehta dhe  të kontrolluara, një-tenxhere ushqim dhe gatim në masë dhe qëllimi të jetë tek ngritja e të gjithëve të lirë për më shumë kohë për adhurim. Edhe nëse nuk mund të shmangni kalimin e kohës në kuzhinë ose të nxitoni në makinë, bëni çdo numërim të dytë duke e mbajtur afër musafirin tuaj, duke recituar ajete të Kur’anit ose duke dëgjuar leksione të dobishme.

  1. Hiqeni nga priza televizorin dhe jo vetëm atë

Këto dhjetë ditë duhet të rezervohen për ‘ibadetin dhe thelbin e vërtetë të jetës. Çdo gjë tjetër duhet të vihet në pritje, veçanërisht aktivitetet argëtuese dhe jo-përfituese. Mund të jetë një ide e mirë për tu shkëputur nga mediat sociale gjatë kësaj kohe, për të minimizuar  argëtimet e pavlera. Facebook, Twitter, Instagram dhe Pinterest janë burime të shkëlqyera informacioni, komunikimi dhe argëtimi, por vjen koha kur këto rrjete sociale bëhen të bezdisshme dhe ato i gjen po aty, ndërsa muaji i ramazanit përbëhet nga ditë të numëruara. Kjo është e vërteta.

Nëse e sheh se po kontrollon afatin tënd në Tëitter më shpesh se sa po merr një mus’haf, veçanërisht gjatë këtyre dhjetë ditëve të fundit, mund të keni nevojë për një detoksifikim  nga mediat sociale. Përditëso statusin tuaj me një ‘Mbyllur për 10 ditë’ dhe dilni nga faqja – rutina juaj e ibadetit është më e sigurtë se do të përfitoni.

  1. Bashkohuni

Mos u mundo të shkosh vetëm. Merr ndihmën dhe mbështetjen e familjes suaj (përfshirë fëmijët!) Dhe miqtë  duhen përfshirë për t’i bërë këto dhjetë ditë një kohë përpjekjesh për botën tjetër. Ndani kujtimet rreth dhjetë ditëve të fundit dhe diskutoni mënyrat në të cilat mund të ndihmoni njëri-tjetrin të qëndrojnë në rrugë të mbarë. Deri në këtë kohë, shumë prej nesh mund ta gjejnë fuqinë dhe entuziazmin tonë që ka filluar të dobësohet, kështu që kjo është koha ideale për të siguruar përkrahje dhe inkurajim. A mund ta ndani iftarin me një familje tjetër për të shkurtuar kohën e kuzhinës ose për të shkëmbyer shërbime si babbysitting në mënyrë që një motër tjetër të shkojë në xhami për të falur Tarauije? A mund të pajtoheni për të ndarë kujdesin ndaj fëmijëve me burrin tuaj për t’ju mundësuar të luteni në xhami apo të bëni Itikaf? Nëse mundeni, bëni një plan!

  1. Mos t’u rrjedhë koha sërish

Është e lehtë të mendosh se lejohet përgatitja për festë. Por kjo duhet kuptuar se mund të ndikojë negativisht në kohën tuaj, në fund të Ramazanit. Kur  je i zënë me festimet e planifikimet, blerjen e dhuratave dhe më shumë se një milion gjëra të tjera, mendja jote është e preokupuar me ato që janë. Le të përballojmë shqetësimet e lidhura me  këtë botë. Mos lejoni që festa tua marrë kohën dhe bekimet tuaja gjatë këtyre ditëve të fundit. Bëni një përpjekje të përbashkët për të planifikuar festimet tuaja përpara kohe: vendosni se çfarë do të bëni në fillim dhe dërgoni ftesa, bëni rezervime, planifikoni veshjen tuaj, çfarëdo qoftë ajo që ju duhet të bëni para se të mbyllet muaji. Bëni pazarin tuaj të  bajramit nga dyqanet afër rrugës, dyqanet online, riorganizoni ose delegoni në mënyrë që të mundeni t’i bëni të gjitha në më pak kohë, duke ju lënë më shumë kohë për t’u përqëndruar në adhurim.

Në këtë mënyrë, festimet tuaja të bajramit nuk do të ngjallin tek ti keqardhje se  ke për të humbur kohën e adhurimeve dhe ju do të jeni me të vërtetë të gatshëm të  mbani fjalën para vetes tuaj.

  1. Përpiquni, përpiquni, përpiquni

Nëse e keni gjetur trungun tuaj të energjisë kur patë se po afrohet muaji, tani është koha për ta mbajtur fort atë. Ju i dini shpërblimet e këtyre dhjetë ditëve; ju e dini që ju nuk mund të jetoni  me shpresën se  ndoshta në Ramazanin tjetër mund t’ia dal më mirë, në mënyrë që të bëni një përpjekje të sinqertë për të shtyrë veten, për të luftuar kundër lodhjes dhe për të shkuar në atë  drejtim që do. Hani me qëllim forcën  për të qëndruar në këmbë dhe merrni aq fuqi në ditë për t’ju mundësuar të qëndroni natën në namaz, duke kërkuar  natën e kadrit dhe bekimet e Zotit tuaj. Në këtë mënyrë, kur të shfaqet hëna e re e Sheualit, më në fund mund të qetësoheni, sigurohuni me dije se ju i keni dhënë këtij muaji të bekuar gjithçka tuajën – që e keni nderuar ftuesin tuaj Ramazan – dhe jeni gati për të shijuar bekimet e Allahut ditëve të Bajramit.

Zoti e pranoftë prej nesh dhe prej jush!

 

 Përktheu: Albana Muja

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.