nga Nabil Hasan

Suksesi është dëshira e fundit për të gjithë ne dhe një musliman mallëngjehet për suksesin jo vetëm në këtë botë, por edhe në ahiret. Shpesh frikësohemi se nëse përpiqemi për suksesin e kësaj bote ai mund të shkatërrojë suksesin tonë të ahiretit. Në vend që të frikësohemi, le të përballemi më të.  Në qoftë se ne dështojmë të identifikojmë faktorët, do të dështojmë në marrjen e masave të duhura. Dhe marrja e masave të sakta  është e vetmja rrugë drejt suksesit. Le të shohim disa pika të cilat mund të pengojnë suksesin tonë:

  1. Mos Leximi i Kuranit

Njerëzit e sukseshëm lexojnë Kuranin për të marrë udhëzime mbi jetën. Ne e dimë se Kur’ani është udhëzim për cdo punë apo mision që ne ndjekim. Kur ne marrim Kuranit si udhëzim të jetës tonë, Ai na udhëzon në të gjitha përpjekjet tona. Gjithashtu, me anë të përkujtimit të Zotit, ne mësojmë të jemi të varur  vetëm nga Ai. Nga ana tjetër, nëse nuk jemi në kontakt me Kuranin, ne nuk gjejnë udhëzim, nuk ka përkujtimin dhe nuk ka mbështetje të plotë tek Zoti. Në vend të kësaj, fillojmë të kemi varësi nga gjëra të thjeshta. Dhe si pasojë përballemi në fund me dështimin dukë mos e ditur se ishim ne vetë që e shkaktuam atë.

2.      Mos falja e namazit në kohë të tij.

Kontrolloni namazin tuaj. A faleni në kohë? Apo e vononi për shkak të takimeve apo gatimit? Jam i bindur se e besoni faktin që falja në kohë nuk do ndikojë tragjikisht në mbledhjen tuaj apo në gatim. Pra, ndoshta e vetmja arsye e vonimit të namazit është neglizhenca ose pakujdesia. Njerëzit e sukseshëm e falin namazin në kohë të saj. Ja se çfarë thotë Zoti në lidhje më këtë: “Falni rregullisht namazin, jepni zekatin dhe respektoni të dërguarin në mënyrë që të mëshiroheni.” (Kuran)

  1. Të mos i gëzohesh faljeve të suneteve

Të kesh shtëpinë tënde konsiderohet një sukses për shumë njerëz. Tani, imagjinoni po të keni shtëpinë tuaj në Xhennet. Edhe më mirë akoma. Po sikur të kemi nga një shtëpi të re në Xhennet çdo ditë?

  1. Mos leximi i lutjeve të mëngjesit dhe mbrëmjes.

Njerëzit e sukseshëm mbrojnë vetvetën e tyre me mburojën e lutjeve (dhikrit) të mëngjesit dhe mbrëmjes. Lutjet ju mbrojnë nga e keqja e shejtanit, xhindëve dhe njerëzve. Gjithashtu, është një kurë për mërzitjet, ankthin, syrin e keq apo magjinë.  Shkurtimisht dhikri i mëmngjesit dhe mbrëmjes është i mjaftueshëm t’iu mbrojë nga çdo gjë, përfshirë dhe fatkeqësitë.

  1. Mos kujdesja ndaj vetvetes.

Pejgamberi a.s ka thënë: “Trupi juaj ka të drejta mbi ju.” [Buhariu] A i jepni trupit tuaj të drejtat e tij përkatëse? A kujdeseni për të? Njerëzit e sukseshëm merren me ushtrime, hanë shëndetshëm dhe kujdesen për higjenën personale. Profeti a.s. thotë:  “Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se sa besimtari i dobët.” [Transmetuar nga Muslimi, 6774].

  1. Mos caktimit një kohë për veten tuaj.

A ndodh të merrni ca kohë për veten tuaj? Të lini mënjanë impenjimet dhe t’i kushtoni ca kohë vetvetes? Objektivi kryesor këtu është për të reflektuar mbi veten, lidhjen tuaj me Krijuesin, si po i ndihmoni Umetit, të merrni mësime nga gabimet tuaja, të pendoheni, të kërkoni për të gjetur zgjidhjet që ju po kërkoni. Njerëzit e sukseshëm i japin kohë vetvetes për të reflektuar.

  1. Mos dhënia e kohës së duhur familjes tuaj

Kjo nuk lidhet aq shumë me faktin se sa e doni familjen, por më tepër se sa kohë produktive dhe cilësore kaloni me ta. Njerëzit e sukseshëm gjejnë kohë për familjen e tyre në një mënyrë që e kënaq Zotin. Kjo mund të jetë një filxhan çaj me nënën tuaj, një shëtitje me babanë, një kohë e caktuar për të lexuar Kuran me fëmijët tuaj, një kohë leximi me bashkëshortin tuaj, një shëtitje me vëllanë tuaj, ose thjesht mbledhje familjare. Kjo  do të thotë të jesh në gjendje të bilancosh jetën dhe punën. Planifikojeni mirë atë tani sepse kur e tërë bota  t’ ju refuzojë, do jetë familja juaj që do ju mbështesë e do jetë krah. Pra, jini të drejtë  duke ju dhënë atyre hakun(të drejtat) e tyre.

  1. Mos dhënia e sadakasë (lëmoshës)

Profeti Muhamed a.s. ka thënë: “. Mbroni veten nga zjarri, edhe nëse ajo është me një gjysmë hurmë” [Buhariu]

Njerëzit e sukseshëm janë ata që japin lëmoshë nga çdo gjë që kanë, dhe kur e japin e shohin atë si shtim të pasurisë së tyre dhe jo pakësim.

  1. Mos kërkimi i faljes nga Zoti, Të bërit istigfar.

Njerëzit e suksesshëm kërkojnë falje nga Zoti. Profeti a.s kërkonte faljen e Zotit më shumë se shtatëdhjetë(70) herë në ditë. A e dini vërtet fuqinë e istigfarit?

  1. Mos falja e të tjerëve.

Profeti a.s, ndërsa ishte ulur në xhami me Sahabët vuri në dukje një person i cili hyri në xhami si ndër njerëzit që do të jenë në Xhennet. Ai e bëri këtë për 3 ditë, dhe çdo herë, ishte i njëjti person i cili hynte në xhami. Abdullah bin ‘Amr r.a donte të dinte se çfarë cilësish posedonte ky njeri që shtyu profetin të thoshte atë gjë rreth tij. Kështu kaloi tre netë me atë njeri. Nuk vërejti të falte namaze shtesë apo nafile gjatë natës, por nëse u zgjonte thjesht përmendte Zotin.  Para se të largohej e pyeti se cfarë bënte që Profeti a.s. e kishte identifikuar si një njeri nga të Xhennetit.  Burri u përgjigj: “Veprat e mia janë asgjë më shumë se ajo që patë.” Kur Abdullah r.a  u largua, ai e thirri përsëri dhe i tha: “Veprat e mia janë asgjë më shumë se ajo që ke parë, por e vetmja gjë që unë bëj është se nuk e mbaj mëri ndaj asnjë muslimani dhe nuk kam zili ndaj askujt për të mirat që Allahu u ka dhënë atyre. ” Atëherë Abdullah Ibn Amr r.a i tha: “Kjo është një cilësi e vështirë për tu arritur, andaj ju jeni lartësuar me gradën në Xhennet.” [Ahmedi]

Një mësim jetik nga ky hadith është, “njerëzit e suksesshëm falin dhe harrojnë”.

Ne  themi se duam të jemi muslimanë të suksesshëm, por sa punojmë vërtet për ta arritur atë? Pikat e mësipërme nuk janë përtej mundësive tona. Ajo çfarë duhet të bëjmë është t’i përfshijmë në rutinën ditore dhe t’i praktikojmë . Dhe  mos nxitoni t’i bëni të gjitha njëherësh.  Shpenzoni një apo dy javë për të vënë diçka në praktikë. Vetëm pasi të arrini njërën kaloni tek praktika e dytë. Nëse humbasin gjurmët, mos humbisni zemrën. Rifilloni sërish.  Jemi të gatshëm për të bërë çdo gjë që na duhet për të arritur rezultatin e dëshiruar. Ky është suksesi i vërtëtë!

LEAVE A REPLY