Sapo e lamë pas muajin e historisë së grave, megjithatë ne vazhdojmë të flasim për gratë që kanë thyer barrierat dhe i kanë treguar botës se çfarë një grua mund të bëjë. Megjithëse hulumtimet përkrahin të vërtetën se gratë ndjekin karriera në SHTIM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë) më çak se burrat, kjo normë o ndryshon ngadalë por sigurt. Sipas një studimi nga Universiteti i Stanfordit, gratë përbëjnë 1/4 e pozitave në SHTIM.

Gratë në këtë listë i kanë thyer stereotipet e pabaza me të cilat përballen gratë në shkencë dhe u kanë dhënë gjeneratave të ardhshme model për të ndjekur. Atëherë, cila grua ka arritur tek yjet dhe ka një galaktikë që mban emrin e saj? Lexoni më poshtë për të kuptuar për këtë dhe shumë super-gra tjera.

1. ANOUSHEH ANSARI

Anousheh Ansari është astronaute Iraniano-Amerikane. Ajo ka studiuar inxhinieri elektrike në Universitetin Xhorxh Uashington, dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ajo është edhe bashkëthemeluese e dy kompanive për tekonologji.

2. BURÇIN MUTLU-PAKDIL

Çfarë fiton kur kombinon dashurinë për yjet dhe fizikën? Njihuni me Burçin Mutlu-Pakdil, astrofizicienten e shkëlqyer. E lindur dhe rritur në Turqi, ajo është shpërngulur në Amerike për t’i vazhduar studimet në Texas Tech University. Më pas, doktoroi në Unversitetin e Minnesotas. Por, ajo nuk u ndal këtu. Lartësitë më të mëdha i arritur kur gjatë hulumtimeve për tezën e doktoraturës së saj, ajo zbuloi një galaksi të re e cila mori emrin e saj. Nëse ndonjëherë shikoni me teleskop, ndoshta do ta shihni galaksinë e saj.

3. LAYLA SHAIKLY

Shaikley është e dimplomuar nga Massachusetts Institute of Technology, dhe bashkëthemeluese e një kompanie softuerësh. Kjo është veç një nga arritjet e saja të shumta. Ajo ka kryer edhe një praktikë në NASA dhe ka punuar me robotë që do të dërgohen në Mars.

4. DR. HINA CHAUDHRY

Dr. Chaudhry është drejtoreshë e repartit të Mjeksisë kardiovaskulare regjenerative në Mount Sinai. Për momentin, ajo hulumton për terapinë gjenetike, dhe ka disa punime shkencore të publikuara. Ajo është edhe themeluese e Zyrës Kryesore Shkencore të kompanisë bioteknike VetriNova.

5. MARYAM MIRZAKHANI

Mirzakhani është gruaja e parë muslimane që morri një çmim Nobël për gjeometri të ndërlikuar dhe sistemet dinamike. Ajo është lindur dhe rritur në Iran, dhe është shpërngulur në Amerikë për të studiuar në Universitetin e Harvardit. Tani është profesoreshë në Universitetin e Stanfordit.

6. SAMEENA SHAH

Sameena është lindur dhe rritur në Indi, ku edhe ka kryer nivelin e masterit në Institutin Indian të Teknologjisë në Delhi. Tani ajo punon si drejtoreshë e hulumtimit në Thomas Reuters dhe ka të publikuara dhjetra punime shkencore. Në vitin 2009, ajo fitoi Çmimin për Gratë në Shkencë nga Google India.

7. AMEENA GURIB-FAKIM

Ameenah Gurib-Fakim është shkencëtare e biodiversitetit me një doktoraturë nga Exeter University. Falë arritjeve të saja të shumta, ajo u përfshi në listen Power Women të Forbes në vitin 2016. Përveç arritjeve të saja në shkencë, ajo u bë edhe presidentja e parë grua e Mauritanisë.

8. HAYAT SINDI

Sindi është një bioteknologe arabe që ka marrë doktoraturën e saj nga Universiteti i Kembrixhit. Përderisa ajo ka treguar se shumë njerëz i kanë thënë që nuk mund të ketë sukses për shkak të religjionit dhe gjinisë së saj, ajo ua ka dëshmuar të kundërtën kur u pranua në Universitetin e Kembrixhit dhe u ngjit në lartësitë e karrierës që kishte ëndërruar. Tani ajo po punon për krijimin e një pajisjeje që do të mund të detektojë praninë e sëmundjes përmes lëngjeve trupore. Fokusi i saj është ndihma për shtetet në zhvillim, për çka ajë është bashkëthemeluese e Diagnostics-For-All.

9. EKIPI AFGAN I ROBOTTIKËS ME TË GJITHA ANËTARET VAJZA

Mund të keni dëgjuar për këtë grup vajzash të vendosura kur kërkesat e tyre për vizë për SHBA për të marrë pjesë në garën e robotikës ishin rrefuzuar dy herë. Këto vajza, të moshës 14-17 vjeç, më në fund ia dolën të mirrnin pjesë në garën ndërkombëtare të robotikës, dhe fituan një medalje të argjendtë.

10. IQBAL AL ASSAAD

Në moshën 14 vjeçe, Assaad nuk qe nxënëse e zakonshme. Pse, mund të pyesni? Atëherë ajo veçmë ishte në vitin e parë të fakultetin të mjeksisë. Në moshën 20 vjeçe, kur shumica e të rinjëve përpiqen të mësohen me jetën si studentë, kjo vajzë palestineze veçmë kishte kryer fakultetin e mjeksisë.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.