Të mësuarit online është një mundësi e rehatshme. por dhe argëtuese, e të nxënit. Megjithatë, ekziston një rrezik që fshihet pas fleksibilitetit – zhdervjellësisë- të kësaj mundësie: zvarritja!

Kështu, i thua vetes gjithnjë se ka kohë nesër për të studiuar, mirëpo vjen fundi dhe nuk ke arritur të përmbushësh qëllimet e tua. Për këtë arsye ju propozojmë disa këshilla për të shpëtuar nga kjo grackë:

  1. Merre serjozisht!

Mësimi online vërtetë mund të jetë argëtues dhe komod. por megjithatë mbetet një sfidë dhe është po aq lodhëse dhe angazhuese sa dhe mësimi tradicional: marrja pjesë në leksione, detyra, punë grupi dhe provime.

  1. Planifiko!

Mund të bësh një plan në bazë të angazhimeve javore: për shembull: 3 ditë në javë t’i dedikohesh detyrave dhe 3 ditë të tjera vetëm leximit sistematik të të gjitha mësimeve që ke marr deri në atë kohë. Për ta shndërruar në një plan sa më produktiv duhet që ta hedhim në letër dhe të kujdesemi që të shënojmë detyrat e kryera me një shenjë (√)

  1. Përkushtimi

Për të arritur rezultate mos pretendo që të mësosh ulur në divanin para televizorit. Izoloje veten në një dhomë me tavolinë studimi ku të kesh përpara të gjitha mjetet që të duhen, madje dhe një kafe apo çaj, kështu nuk do gjesh arsye për t’u çuar.

  1. Mos u shpërqëndro!

Nëse do të ishe në ndonjë sallë leksioni të vërtetë a do merrje në telefon dikë apo a do ia hapje telefonin dikujt? Po kështu edhe gjatë orës online mos lejo që telefoni, rrejtet sociale dhe interneti të të shpërqëndrojnë. Përfito nga pushimi i parashikuar për të kryer ndonjë punë që të është kujtuar që mos kesh shpërqëndrime të tjera dhe të vazhdosh leksionin me mendje të qetë.

  1. Lidhu me studentët e tjerë

  Mos e neglizho mundësinë që të lidhesh me komunitetin online sepse kjo do të mundësojë që të përmisohesh por dhe të plotësosh mangësitë. Por më e rëndësishmja, mund të përfitosh nga dija dhe eksperienca e studentëve të tjerë.

Muslimanja.com

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.