7 Teknika mendore për të mirëmenaxhuar kohën

Menaxhimi i dobishëm i kohës është diçka që shumica prej nesh luftojnë me të. Në një botë ku sigurisht nuk mungon shpërqendrimi, bëhet shumë e lehtë për të humbur orë madje edhe ditë në aktivitete që nuk janë as të dobishme as të kënaqshme.

— Koha është burimi juaj më i vlefshëm – Mos e humbni

 

Nëse dëshironi të filloni të merrni më shumë vlera nga orët që keni, ndiqni këto shtatë teknika mendore për përmirësimin e mirëmenaxhimit të kohës.

VIZUALIZO QËLLIMET DITORE

Kur ju zgjoheni çdo mëngjes, vendosni se çfarë doni të bëni me këtë ditë. Cilat detyra doni të përmbushni? Cilat aktivitete doni të shijoni? (Është e rëndësishme të theksohet se qëllimet e përditshme nuk duhet të jenë të lidhura me punën. Ndoshta qëllimi juaj për ditën është që të kaloni kohë me familjen tuaj ose të shijoni një ditë në fushën e golfit.) Më pas merrni disa minuta për të vizualizuar këto detyra siikur t’i kishit  përfunduar tashmë. Si do të ndiheni sikur të ishin bërë tashmë? Kjo ndjenjë e përmbushjes do të rinovojë dëshirën dhe këmnguljen tuaj për të përfunduar detyrat atë ditë dhe jo t’i shtyni edhe më gjatë.

SHMANGNI SHTYRJEN E DETYRAVE QË KENI PLANIFIKUAR

Ne si njerëz kemi këtë tendencë të keqe për të shpenzuar më shumë energji mendore duke u shqetësuar në lidhje me detyrat që duhet të bëjmë, sesa shpenzojmë në të vërtetë duke i bërë ato. Kur i shtyni detyrat ose punët që keni planifikuar, ato gjithmonë do të jenë në mendjen tuaj. Është e vështirë për të shijuar kohën e lirë kur jeni gjithmonë me ose pa vetëdije duke menduar për punën që po shtyni. Për të shmangur harxhimin e energjisë mendore duke u shqetësuar për këto punë të papërfunduara, gjithmonë bëjini detyrat të plota sapo t’u vijë radha.

CAKTONI AFATE KOHORE

Pak gjëra janë më motivuese sesa afatet kohore. Disa punë që ju jepen do të vijnë me një afat të caktuar, por për detyrat që nuk keni afate, ju do të përfitoni shumë duke vendosur një afat tuajin. Afatet janë një mënyrë për të ndaluar zvarritjet dhe mund t’ju motivojnë edhe kur nuk keni dëshirë për të përfunduar detyrën. Është e rëndësishme, megjithatë, kur vendosni afate për veten tuaj atëherë vërtetë do mësoheni me to. Nëse filloni të shpërfillni afatet e përcaktuara, së shpejti ato do të kenë pak vlerë për përpjekjet tuaja të menaxhimit të kohës.

NDERTONI NJE “TO DO LIST”

Një nga mjetet më të mira të menaxhimit të kohës që mund të përdorni është një “To Do List”(një listë ku shenoni se çfarë do të bëni në një ditë të caktuar). Të shkruajturit e detyrave ditore në një copë letre, detyra që duhet të plotësoni ,i bën ato të duken më të realizueshme. Kjo ofron një mënyrë të dukshme dhe të prekshme për të parë se sa keni akoma për të bërë dhe për të gjurmuar gjërat që tashmë keni bërë . Një bonus shtesë, duke shënuar një artikull nga lista juaj e detyrave si të kryer është një ndjesi shumë plotësuese.

STOP PUNËVE TË SHUMËFISHTA

Ka shumë njerëz që ndihen sikur ata janë me të vërtetë të mirë në shumë punë, por shumë pak prej nesh janë. Studimet kanë treguar se jemi pothuajse gjithmonë më pak produktiv kur përpiqemi të kryejmë detyra të shumëfishta në të njëjtën kohë. Duke mësuar se si të vini prioritete, do të jeni në gjendje të bëni shumë më tepër sesa atëherë kur jeni duke bërë shumë punë. Në të vërtetë, jo vetëm që jemi më pak produktivë kur bëjmë shumë punë, por mund të rrisim shanset për t’u djegur, pasi është edhe më e vështirë sesa të përqendroheni në një detyrë të vetme. Në vend që të përpiqesh të bësh gjithçka në të njëjtën kohë, filloni të kontrolloni gjërat nga lista juaj e detyrave, një detyrat në një kohë, duke përqendruar gjithë vëmendjen tuaj në atë detyrë të vetme derisa të përfundojë.

SHPËRBLEJENI VETEN

Kur të përfundoni një detyrë, shpërblejeni veten! Kjo nuk do të thotë që duhet të bësh një festë të madhe sa herë që kontrollon diçka nga lista e detyrave. Për shumë njerëz, shpërblimi pasi kanë përfunduar një detyrë është diçka aq e thjeshtë sa të shkosh jashtë për të marrë nga ajri i freskët ose për të marrë një kanaçe sode nga frigoriferi. Vetëm sigurohuni që çdo shpërblim që jepni vetes, të jetë i shëndetshëm dhe mos shpenzoni shumë nga koha juaj. Për shembull, duke ngrënë një kuti me patate te skuqura çdo herë që të përfundoni një detyrë ndoshta nuk është një ide e mirë, dhe as nuk bën dobi të harxhoni dy orët e ardhshme. Kur bëhet siç duhet, shpërblimet e vogla mund të kenë një efekt të madh.

GJENI KOHË QË TË RELAKSOHENI

Nëse jeni si shumica , sado që të bëni, gjithmonë do të keni detyra të cilat mund t’i bëni. Ndonjëherë kjo ndjenjë që kurrë nuk ke arritur t’i bësh të gjitha mund të jetë munduese, dhe mund ta gjesh veten duke u përpjekur të kompensosh duke punuar edhe më gjatë dhe më vështirë. Megjithatë, pothuajse gjithmonë vjen një pikë, kur do të digjesh. Prej asaj pike përpara, pa marrë parasysh se sa e vështirë po kaloni, puna që bëni nuk do të jetë ecilësore siç ishte më parë, dhe koha që ju duhet ta bëni do të jetë më e madhe. Çka është më e keqe, duke djegur veten me siguri nuk është e shëndetshme.Është e rëndësishme të dini kur të ndërmerni një hap prapa dhe të relaksoheni – për shembull, duke punuar pushimet në qëllimet tuaja të përditshme dhe duke e shpërblyer veten me periudha të shkurtra relaksimi. Megjithatë ju krijoni kohën për të, vetëm dijeni se duke marrë atë kohë për veten tuaj është aq e rëndësishme për menaxhimin e mirë të kohës sikurse është për të përfunduar detyrat tuaja.Duke ndjekur këto teknika mendore për të përmirësuar menaxhimin e kohës, do të jeni në gjendje të bëni më shumë më shpejt dhe më lehtë sesa keni menduar ndonjëherë çdo detyrë.

Përktheu: Valbona Brahaj

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.