E premte, Maj 24, 2019

9 zakone që do t’ju ndihmojnë të bëheni versioni më i mirë i vetes tuaj

0

1. Çdo mëngjes, bëni një listë të 3 gjërave më të rëndësishme që duhet të bëni gjatë ditës, të cilat do të kenë ndikim më të madh në ditën tuaj. Kjo ndihmon për të mos u hallakatur dhe ju detyron t’u jepni përparësi gjërave që kanë rëndësi gjatë ditës.

2. Përdorni testin 10-vjeçar – Kur ndodheni në situata të vështira, shpesh herë do të duket si një fatkeqësi. Por mos rrini të vajtoni për vështirësitë, ngrini kokën dhe bëni diçka me jetën tuaj në vend që të mposhteni. Kur të hasni në situata të vështira, në vend që të shqetësoheni, pyesni veten, a do të ketë rëndësi kjo çështje për 10 ditë? 10 muaj? 10 vite? Shanset janë se nuk do të ndodhë. Mos djersisni kot në gjërat e vogla, por fokusohuni në pamjen e madhe.

3. Mësoni një gjë të re çdo ditë – Mund të jetë një listë e zakoneve të reja, një gjuhë e re apo një aftësi e re. Shtyjeni veten të rriteni çdo ditë. Nëse përmirësoheni nga pak çdo ditë, mendoni se si ky përmirësim do të jetë pas një viti.

4. Shikoni një udhëheqës në Youtube çdo javë – Leximi është goxha i mirë, por shumë persona mësojnë më mirë përmes pamjeve. Kjo është arsyeja pse rekomandohet që të shikoni video në Youtube ku mund të mësoni dhe të merrni njohuri nga udhëheqës të ndryshëm.

5. Grumbulloni email-et tuaj. Është e lehtë për t’u shpërqëndruar pasi një mal me email-e ju vijnë gjatë ditës. Në vend që të kontrolloni secilën prej tyre kur vjen, grumbullojini ato dhe kontrolloni grumbullin çdo 3 orë nëse mundeni. Zakonisht në qoftë se është diçka urgjente dikush do t’iu flasë në Slack, Sype, do t’iu bëjë një mesazh apo edhe mund t’iu telefonojë.

6. Pini një smoothie të gjelbër çdo mëngjes – Është e shpejtë, e lehtë dhe e shëndetshme për ju. Kjo është një mënyrë e mirë për të konsumuar perimet dhe frutat çdo ditë. Këshillë: ngrini frutat dhe perimet tuaja në mënyrë që ato të zgjasin më gjatë. Plus, ajo i jep smoothie tuaj një cilësi më të mirë (sidomos nëse shtoni banane!).

7. Bëni ushtrime çdo mëngjes – Është kaq e thjeshtë, por edhe kaq efektive në të njëjtën koheë. Energjia juaj do të jetë më e lartë gjatë pjesës tjetër të ditës dhe shëndeti juaj do të përmirësohet.

8. Praktikoni mirënjohjen – Çdo mëngjes (ose natë), thojini vetes 3 gjëra për të cilat jeni mirënjohës për atë ditë. Do t’ju bëjë të ndiheni shumë më të lumtur. Një mënyrë tjetër për ta bërë këtë është t’i shkruani diku këto gjëra që ju bëjnë mirënjohjës. Sa herë që ndiheni pesimistë dhe të pa motivuar thjesht lexoni ato që keni shkruar.

9. Ndërtoni një ambient ku të ndiheni mirë – Kaloni kohë me miqtë dhe familjarët që ju motivojnë dhe frymëzojnë të jetoni jetën më të mirë të mundshme. Keni dikë negativ në jetën tuaj? Mos shpenzoni kohë me të. Largojini njerëzit negativë nga jeta juaj! Rrethojeni veten me njerëz që sjellin më të mirën tek ju dhe iu ndihmojnë të shkëlqeni

 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: As mos të të shkojë mendja ta kopjosh! Përmbajtja është e mbrojtur!!