Aktivistja muslimane refuzon çmimin nga aktorja pro izraelite Gal Gadot,“Wonder Woman”

0

Amani Al-Khatahtbeh sapo ka fituar çmimin “Changemaker Award” – “Çmimi për Ndryshimbërësit” si vlerësim për punën e saj ndaj advokimit të bërë për femrat muslimane dhe fuqizimin e tyre.

Mirëpo, ajo e refuzoi këtë çmim kur mori vesh se ambasadorja e fushatës që do t’i dorëzonte çmimin në fjalë muslimanes amerikane është pikërisht Gal Gadot, e njohur për personazhin e saj të famshëm “Wonder Woman”. Gadot ka shërbyer në forcat ushtarake izraelite për disa vite dhe ka lobuar e përkrahur izraelin prej kohësh.

Ndërkohë Amani ka studjuar në Universitetin e New Jersey-it në dy degë të ndryshme: Shkenca Politike dhe Lindja e Mesme si dhe Studime mbi Gjininë dhe Femrat. Gjithashtu ka themeluar faqen MuslimGirl.com që ka si qëllim të frymëzojë femrat muslimane në të gjithë botën dhe të pasqyrojë një portretizim të denjë të tyre duke luftuar kështu islamofobinë, sidomos ndaj femrave muslimane.

“Arsyeja përse nuk e pranova çmimin është se nuk ka kuptim ky lloj përfaqësimi i nismës në fjalë nga ana e një përkrahëse e shtypjes së femrave në një cep të botës, siç është rasti i Ahed Tamin, aktivistjes muslimane palestineze e cila mbahet ende nën arrest. Kjo bie në kundërshtim me parimet e mia dhe parimet e faqes MuslimGirl.com. Duhet të tregohemi të kujdesshme dhe të sigurohemi që feminizmi ynë të jetë gjithëpërfshirës dhe nuk mund të bëjmë kompromise kur bëhet fjalë për lirinë e të drejtave të njeriut. Duhet të çohemi në këmbë për të gjitha femrat dhe jo të dekorojmë disa e të shtypim disa të tjera, dhe modele të tilla përfaqësimi nuk duhet të pranohen kurrë por duhen refuzuar.” u shpreh Amani në faqen e saj në instagram.

LEAVE A REPLY