Angela Merkel i tregon qartë azilkërkueses palestineze pse ajo nuk mund të qëndrojë në Gjermani

0

Si rrallë ndonjëherë, Angela Merkel është përballur me pasojat e politikave të saj. Por gjatë një takimi emocional me një vajzë të vogël palestineze e la atë të pafjalë dhe të paaftë për t’i shpjeguar asaj pse ajo duhej të ikte nga Gjermania.

Kjo ngjarje ndodhi gjatë një emisioni televiziv i cili po përhapet në masë .

Me rritjen e numrit të azil kërkuesëve, i cili ka arritur rreth 450 mijë, pra dyfishi i numrit të vitit 2014, çështja po shndërrohet çdo ditë e më shumë në një debat të nxehtë në të gjithë vendin.

Pra nuk ishte rastësi që kjo çështje të ishte dhe tema kryesore për t‘u diskutuar gjatë vizitës së saj në një gjimnaz në veri të Rostock.

Gjatë takimit vogëlushja palestineze Rim filloi t’i tregonte Merkel-it në një gjermanishte të rrjedhshme se ajo dhe familja e saj kishin ikur nga kampi libanez katër vjet më përpara dhe se tashmë u kishte ardhur koha të linin Gjermaninë.

“Unë kam synime në jetë si shumë të tjerë. Dua të studjoj si të gjithë shokët e mi. Është një keqardhje e vërtetë kur shikoj se si moshatarët e mi mund ta shijojnë jetën ndërsa unë jo.” tha ajo.

Ndërsa Merkel përgjigjet se ajo e kupton shumë mirë atë, porse “politika shpesh herë është e egër. Ti ke të drejtë tani dhe më dukesh një vajzë shumë simpatike dhe e mirë. Por siç dhe ti e di shumë mirë në kampet e refugjatëve ne Liban ka me mijëra dhe mijëra që dëshirojnë të vijnë dhe po sikur t’i ftojmë të gjithë ne thjeshtë nuk do arrinim dot t’i menaxhonim aq shumë njerëz.”

Ndërsa ajo po vazhdonte duke thënë se do kishte dashur që ky vendim për refugjatët të merrej sa më shpejtë, ajo u ndal e tronditur duke  përshpëritur” oh Zot” sepse papritmas vogëlushja Rim kishte shpërthyer në lot. Ndërkohë Merkel i afrohet duke i fërkuar shpatullat dhe duke u munduar ta ngushëllojë.

Incidenti në fjalë u shoqërua me pastime në Twitter nën hashtagun #MerkelStreichelt (Merkel godet).

Muslimanja.al

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.