Aroma e këndshme e Ramazanit *

0

Aroma e Ramazanit përkthehet në përjetime të ndryshme në kohë dhe në vende të ndryshme “me disa element dhe praktika që dallojnë nga njëri vend në tjetrin”.  Në kohën e Profetit a.s, nga çfarë na është trasmetuar deri ditët e sotme, kuptohet se Ramazani përfaqësonte një atmosferë garuese në një përpëlitje të vazhdueshme për vepra të mira, drejtë kënaqësisë hyjnore.

Në kohën e Perandorisë Osmne, zakonisht gjatë Ramazanit sulltanët dhe zyrtrarë të tjerë bënin kurbane shesheve dhe më pas mishin ua dhuronin kalimtarëve. Disa të tjerë hapnin dyert e tyre për të mirëpritur këdo që kishte dëshirë dhe nevojë të hante iftar në pritjet e pallateve elitare.  Shembull i kësaj zemërgjerësie ka qenë edhe Melek Ahmed Pasha (Vezir i Madh 1650-51), i cili hapte dyert e tij ditën e hënë dhe të premte dhe çdo kush mund të shijonte gostitë dhe të dëgjonte këndim Kurani nga recituesit më të mirë të kohës, të cilët i ftonte në pallatin e tij për të bërë hatmen gjatë gjithë muajit. Gjithashtu, ai dhuronte rroba, armë, xhevahirë, ose sende të tjera me vlerë teksa përcillte mysafirët nga pallati i tij.  

Përjetim personal në vende të ndryshme

Në ditët e sotme, aroma e Ramazanit ndryshon në varësi të vendit paçka se përjetimi mbetet i njëjtë në zemrat e muslimanëve. Në epokën e globalizmit dhe përparimit të mjeteve të komunikimit, në shumë raste njerëzit zgjedhin vetë se ku ta ndiejnë aromën dhe shijen që e karakterizon Ramazanin në vende të caktuar. Islami është universal, dhe kjo dihet, mirëpo e  bukura e tejccimit të vlerave islame në një rang global ndërthurur me ngjyra globalizmi mundëson shpalosjen e këtyre vlerave edhe tek komunitet e tjera: “Edhe nëse një person është jomusliman, ai ulet bashkë me muslimanët në sofrën e iftarit, si dhe iftare përgatiten për muslimanët, sidomos në shoqëri ku ata janë në minoritet. Të tjerë agjërojnë si muslimanët. Empatia ndaj muslimanëve bie në sy gjatë këtij muaji, më shumë se kurrë.” Dhe kjo empati është e dukshme sidomos në vende me multikulturalizëm të theksuar si përshembull në kryeqytete apo kryeqendra turistike si “tre S-të e mia të preferuara:”Shkupi, Sarajeva dhe Stambolli.

 

Në mëmëdhe

Një herë më ftuan tek Radio Televizioni Kombëtar Turk për një intervistë-bashkëbisedim në lidhje me përjetimin e Ramazanit në vendin tim dhe kur po mendoja për çfarë mund të flisja, vetëm kujtime të trishta më vinin ndërmend. Në Shqipëri pavarsisht se vend me shumicë muslimane, përqindja e atyre që agjërojnë nuk është dhe aq e lartë, ose të paktën nuk ka qenë që prej sa unë kam nisur të agjëroj. Të zgjohesh vetëm për syfyr, të gatuash vetëm dhe të hash vetëm, të çelësh iftarin vetëm, të shkosh vetëm për namaz të teravive nuk është ndonjë ekperiencë emocionuese. E në disa raste nëse nuk je në marrëdhënie pune, nëse nuk je aktiv në ndonjë shoqatë dhe nuk ke shumë miq muslimanë vështirë të jesh pjesë e ndonjë iftari të përbashkët dhe këtë e vëreja më së shumti tek të sapo konvertuarat apo të rejave në fe të cilat privoheshin nga kjo kënaqësi e të çelurit të iftarit në grup.

Megjthatë, netët e teravive dhe të 10-ditëshit të fundit janë një nga përjetimet më emocionuese dhe të paharrueshme, gjë që nuk ndodh në vende të tjera ku gratë nuk para frekuentojnë xhamitë, si për shembull në Maqedoni apo Turqi.

Shije orientale

Për të parën herë Ramazanin në një vend europian e kam përjetuar në Barcelonë, Spanjë. Ashtu si në çdo vend turistik tjetër, edhe rrugët e Barcelonës janë të mbipopulluara nga njërëz që shetisin. Kujtohesh se është ende Ramazan vetëm kur perëndon dielli dhe tek pazari me emigrantë – kryesisht muslimanë – që shesin. Shikon pranë tezgave të tyre një shishe ujë dhe një pako me hurma. Ndërsa nëpër restorante nuk sheh ndonjë “menu iftari”dhe as që shihje muslimanë teksa nxitojnë për teravi. Më kujtonte pak a shumë atmosferën në Shqipëri, përjashtuar këtu atë të kryeqytetit.

Padyshim që në Ballkan, të paktën në ato qytete “ku vetëdija kolektive dhe identiteti fetar janë shumë të fuqishëm”, si dhe në Turqi Ramazani karakterizohet nga shije vëllazërie, bashkimi, diversiteti, solidariteti dhe mbi të gjitha bamirësie. Tradita e zemërgjerësisë gjatë Perandorisë Osmane duket se është trashëguar edhe në ditët e sotme. Për herë të parë kam përjetuar ndjenjën e të ulurit në një tryezë më qindra muslimanë të tjerë. Aty ku i varfëri, udhëtari, muhaxhiri, studenti, profesori, punonjësi i administratës, kryetari i bashkisë, deputeti, madje ne raste të veçanta edhe vetë kryeministri apo presidenti ndajnë të njëjtën atmosferë dhe të njëjtin ushqim.

Të ecësh rrugëve të Stambolli do të thotë të dehesh nga aromat e ushqimeve orientale. Në Taksim apo në lagje të tjera me shumicë arabe, aroma e shafranit, kuminit dhe mikse erëzash të tjera të ftojnë për të shijuar falafelsat palestineze, pilafin uzbek, mantian ujgure dhe ëmbëlsirat siriane apo libaneze. Në këtë zonë të qytetit aroma e kafesë jemenase është aq provokuese dhe e pa rezistueshme saqë nuk mund të rrish pa të, pavarsisht se rrezion ta mbetesh pa gjumë deri në syfyr. Përndryshe  aromës së hidhur të çajit të zi të nxehtë shoqëruar më atë kërcitjen e gotave karakteristike, tingullin e përzierjes së sheqerit dhe rrënqethjen që të shoqëron pamja e asaj copëze limoni buzë gotës, rituale këto të pranishme netëve të ramazanit në çdo lagjie tjetër të qytetit.  

Begatinë e madhe e të përjetuarit të Ramazanit në një vend musliman e kupton atëherë kur të trokasin në derë komshijtë për të ofruar piten e Ramazanit apo ndonjë gjellë tradicionale për iftar, kur shoqata të ndryshme organizojnë iftare vetëm për studentët e huaj dhe kur dëgjon lajmërimin që të rrënqeth mishin nga piloti linjës ajrore se në vendin mbi të cilim po udhëtojmë është koha e çeljes. Dhe më të sosur në aeroport dëgjon urimin: “Ekipi ynë ju uron Gëzuar Bajramin të gjithë pasagjerëve tanë”, që të lë një shije të këndshme atmosfere festive.

*Ky shkrim eshte vleresuar me cmimin e dyte ne konkursin e esese me titullin “Aroma e kendshme e Ramazanit” realizuar nga Shoqata “Gruaja”18.07.2017

LEAVE A REPLY