Bamirësia vetëm brenda komunitetit tonë?

0

Nga Arsenta Sulejmani*

Përsonalisht mendoj, besoj dhe shpresoj, që çdo vepër vlerësohet dhe shpërblehet sipas nijetit. Nismat humanitare ndërmerren për qëllime të larta dhe përpos kënaqësisë që na japin në këtë botë, lusim Zotin që të bëhen ndërmjetësim dhe lehtësim për ne në botën tjetër.

Bamirësia, ose sadakaja, dhe zekati janë reforma, të cilat Zoti i Gjithësisë na nxit dhe obligon për të qenë pranë njerëzve në nevojë. Mbështetja ndaj nevojtarëve është detyrë si njerëzore ashtu dhe hyjnore. Përpara Krijuesit jemi të gjithë njëlloj dhe këta nevojtarë duhet të jenë njëlloj për ne. Nuk mund të bëhemi as shurdh, as të verbër, as zemërngushtë përballë tyre përpos besimit që kanë dhe praktikojnë, sepse mund biem në kundershtim me praktikën e Profetit (paqa dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të) për të qenë pranë çdo nevojtari dhe mbi të gjitha do të binte në kundërshtim me amanetin e tij për të dhënë një shembull të mirë të islamit tek të tjerët.

Për të gjithë ne qëllimi dhe detyrimi është të jemi pranë tyre përpos praktikimit ose besimit që kanë. Si besimtare dhe praktikante muslimane jam e mendimit që përkrahja duhet të jetë e njejtë për të gjithë ata njerëz që vuajnë nga skamja dhe janë të sprovuar e privuar në forma të ndryshme.

Si krijesë e Zotit pyes veten shpesh “a do të ishte më e dobishme prania jonë  me përkrahjen modeste në një familje jo muslimane ose praktikante ku thjeshtë me përshëndetjen tonë islame apo me përmendjen e të Madhit Zot të bëheshim sebep për udhëzimin e tyre apo të jemi të gatshëm të ndihmojmë vetëm ekskluzivisht përsona vetëm brënda komunitetit tonë fetar? Besoj se e para është vepër më e dashur dhe më e vlefshme sepse, përpos bamirësisë po bën dhe ftesë për ta në fenë tonë të bukur e paqësore, kuptohet duke mos lënë pas dore ndihmën dhe përkrahjen brenda komuniteti njëkohësisht.

Së pari dhe më e rëndësishmë është harmonia dhe respekti brenda nesh, sepse po lindi debati dhe zuri vendin uni atëherë dhe bamirësia që do të benim nuk do të kishte vlerën e vetë.

Duhet që gjithashtu të jemi pranë familjeve, fëmijëve jetimë, fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe të moshuarve të braktisur pa marrë parasysh ditën ose momentin, përkatësinë fetare etj., sepse qëllimin/nijetin e di dhe e vlerëson Ai në dorën e të cilit është çdo çështje! Përse duhet të vuajnë skamjen, të privohen nga dashuria ndërkohë që është në dorën tonë përkëdhelja dhe falja e mirësisë për ta?! I Gjithëmëshirëshmi na urdhëron të mëshirojmë për t’u mëshiruar.

Lus Zotin të na përmiresojë dhe udhëzojë për çdo gabim tonin me dhe pa vetëdije, gjithashtu të pranojë nijetin tonë, që është për Hir të kënaqësisë se Tij.

*Arsenta është themeluesja dhe drejtuesja e nismës për bamirësi Reyyan Humanizmi dhe Shpresa (Humanity & Hope) e cila përbëhet vetëm nga vajza muslimane vullnetare.

LEAVE A REPLY