‘Meethi tikya’ janë biskota që gjenden në kuzhinën pakistaneze, që e përkthyer fjalë për fjalë është ‘ëmbëlsira të ëmbla’. Amvisat zakonisht i bëjnë ato në Ramazan për iftar dhe gjithashtu në muajt e tjerë për të shërbyer në kohën e çajit.

Përbërësit

½ filxhan brumë hurme

1 lugë pluhur kanelle

2 gota miell

1 vezë

2 lugë çaji pluhur bajame

¾ lugë çaji pluhur pjekje

1-2 lugë çaji kokos

8 lugë çaji sheqer

½ lugë çaji pluhur kardamuma

½ lugë kripë

2 lugë çaji qumësht pluhur

1 lugë vanilje

Përgatitja

  1. Përzieni brumin e hurmave me kanellën pluhur në tas të veçantë.
  2. Hidhni vajin në një tigan të thellë; lereni në temperaturë të ulët për t’u ngrohur.
  3. Përzieni pjesën tjetër të përbërësve së bashku me dorë derisa të formohet një masë. Nëse brumë është shumë e thatë shtoni një lugë qumësht
  4. Formoni topa pak më të vogjel se një top golfi dhe të rrafshojini në formë disku. Vendosni pak prej përzierjes me hurma në mes. Bashkojini me një top tjetër. Vendosini mënjanë biskotat në një tepsi.
  5. Skuqni biskotat në temperaturë tëulët e ulët deri në të mesme. Kujdes temperaturën!
  6. Kur të kenë marrë një ngjyrë kafe të artë, hiqni nga vaji dhe vendoseni në letre kuzhine. Kur të ftohen tërësisht, vendosni biskotat në një enë me një kapak. Shtoni 2 lugë çaji sheqer pluhur në enën dhe shkundini ashtu që sheqeri të mbulojë të gjitha biskotat. Shijojini!

Perktheu: Jonida Hoxha Vishkurti

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.