Këto lloj biskotash janë një burim proteinash dhe vitaminash falë kombinimit të tërshërës dhe karrotës si elementët kryesorë. Mund të përdoren për mengjesë ose për pasdite. Mund të shoqërohen me qumësht të ngrohtë, çaj apo kafe.

100gr tërshërë

75gr bajame të thërmuara

1 lugë çaji me sodë,

1 lugë çaji me kanellë dhe

1 lugë çaji me xhinxher

1 lugë çaji me vanilia

1 lugë gjelle me mjaltë

1 lugë gjelle me vaj ulliri

1 vezë të madhe

Mënyra e përgatitjes:

Përziejmë të gjithë përbërësit e lëngshëm dhe më pas përbërësit e thatë. I përziejmë më një patullë ose lugë gjelle. Në një tavë shtrojmë një letër pjekje dhe vendosim masën ose me lugë në formë biskotash ose thjeshtë si një masë e tërë dhe mund ta ndajmë në forma katrore pasi të jetë pjekur. Piqen për 12 deri në 15 minuta. Duhet të lihen të ftohen pak para se të hiqen nga letra e pjekjes për tu servirur.

LEAVE A REPLY