Pjesa më e madhe e njerëzve dëshirojnë një dhomë hoteli me pamje nga natyra. Dhe kjo nuk është aspak problem për pushuesit në Islandë.

Pushuesit kanë mundësinë të qëndrojnë brenda një dhome transparente, në fomë flluske ku mund të shijojë çdo bukuri të natyrës, yjet në qiell, borën, diellin.

‘Flluskat’ janë të vendosura në 5 Million Star Hotel, në Skalholt pranë lumit Hvítá dhe çdo dhomë të jep mundësinë që të relakosehesh në zemër të natyrës, ku mund të shikojë çdo gjë pa ‘nxjerr këmbën jashtë’ dhomës.

Sferat plotësisht të qarta janë projektuar për të akomoduar 2 persona në një krevat dopie.

Çdo flluskë ka tualetin e saj dhe një kuzhinë të përbashkët. Turistët duhet të marrin vetëm sapunin dhe peshqirët e tyre, si edhe ushqimi nuk është i përfshirë. Strukturat mbahen të fryra nga një sistem i ajrosjes pa zhurmë. Sistemi ka elementë ngrohje me termostat, kështu që flluskë qëndron e ngrohtë gjatë gjithë dimrit.

LEAVE A REPLY