Nga Zainab Bint Younus

Një shtëpi  plot të qeshura është një shtëpi e mbushur me dashuri dhe, me të vërtetë, shtëpia e Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të) kumbonte nga e qeshura, saherë që në të ishte e pranishme Saudah bint Zam’ah (Zoti qoftë i kënaqur me të).

Ajo ishte gruaja e parë që Profeti Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) u martua pas vdekjes së Hatixhes (Zoti qoftë i kënaqur me të). Sipas shumë transmetimeve dhe siç ajo e ka pohuar vetë, Saudah nuk ishte shumë e bukur fizikisht, madje shpesh është përshkruar  e shëndoshë dhe paksa e moshuar.  Ajo çfarë shumëkush nuk arrin ta kuptojë  është se ishte pikërisht mosha e saj të cilën Profeti paqja e Zotit qoftë mbi të e vlerësonte në maksimum, ose, më saktë, cilësitë që lidheshin me të si urtësia, pjekuria dhe të kuptuarit.

Saudah ishte njerka e parë për vajzat e Profetit, sidomos për Fatimen (Zoti qoftë i kënaqur me të), e cila ishte ende shumë e vogël në atë kohë. Ajo kishte një personalitet të edukuar dhe sensin e humorit që e bënin mjaft të dashur si grua tek bashkëshorti i saj, por edhe tek fëmitë e tjerë të Profetit.

Dihej se sa herë Profeti (paqja e Zotit qoftë mbi të) ndihej i pikëlluar apo i hidhëruar për shkak të vështirësive që lidheshin me da’uen (thirrjen në fe), ishte gjithmonë Saudah që do garantohej për ta bërë atë të buzëqeshte me një shaka të shpejtë sa dhe të zgjuar. Gjithashtu do i ofronte përherë këshilla dhe rehati pa kërkuar asgjë si këmbim përveç shoqërisë së tij.  Martesa mes  Saudas dhe Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të)  është një kujtesë se bukuria fizike nuk është e vetmja gjë që ka rëndësi. Ka shumë lloje të ndryshme të dashurisë dhe çdo grua duhet dashuruar, vlerësuar dhe respektuar për atë ç’ka ajo është e posedon, duke mos u krahasuar me të tjerat apo të nënçmohet për dicka që mund ti mungojë.  Në një martesë, zemra e njeriut kërkon më shumë sesa thjesht pamjen e jashtme dhe bukurinë fizike. Personaliteti i ngrohtë dhe i dashur i Saudas ishte një shembull i përsosur  pse Profeti Muhamed paqja e Zotit qoftë mbi të. gjente ngushëllim dhe gëzim tek ajo përherë.  Profeti (paqja e Zotit qoftë mbi të) thotë “se buzëqeshja është sadaka”, ndaj cdo grua e cila buzëqesh dhe e bën bashkëshortin të buzëqeshë ashtu si dhe të afërmit e saj përreth, do ketë një mal me shpërblime me dashtë Zoti, ashtu siç Saudah (Zoti qoftë i kënaqur me të), gruaja e dashur e Profetit  (paqja e Zotit qoftë mbi të).

 

LEAVE A REPLY