Jo vetëm që të ngrohin trupin dhe shpirtin nën misticizmin e aromave të ndryshme të një rituali nuhatjeje dhe shijimi, por çajrat bimorë kanë dhe veti qetësuese dhe shëruese për shumë sëmundje për të shtuar edhe vetinë e ruajtjes së ekuilibrave metabolike.

Një çaj bimor (tisane) përftohet nga përzierja e disa pjesëve të një bime që me lënien në ujë të nxehtë lëshon vlera ushqyese dhe kuruese. Përzgjedhja e sasisë, e pjesëve dhe përzirja me bimë të tjera bëhet vetëm përmes procedurave farmaceutike dhe vetëm nga specialisti.

Abuzimi me to jo vetëm që nuk ndihmon në asgjë por mund të jetë dhe i dëmshëm për organizmin për shkak të efekteve anësore që mund të kenë. Është e këshillueshme gjithashtu që të mos përdoret sheqer. por ndonjë ëmbëlsues natyral si mente, mollë, kanellë apo vanilje.

LEAVE A REPLY