Nga Siema Iqbal

I nderuar z. Cameron!

A do ta dish se çfarë do të thotë për mua dhe për të tjerët si unë fjalimi juaj i kësaj jave në lidhje me radikalizimin?

Pavarsisht se kam lindur në Manchester, edhe pse kam lindur dhe jam rritur këtu dhe jam krenare për këtë, për herë të parë në këto 37 vjet u ndjeva sikur nuk i përkas këtij vendi. Po, unë jam muslimane! Muslimane britanike.

Jam mësuar të dëgjoj termin “komunitet musliman” si një komunitet punëtor dhe paqësor, i krijuar në Angli për t’u ardhë në ndihmë brezave të ardhshëm. Ndërsa tani, shoh një komunitet të trembur, nën sulm dhe me një nevojë të vazhdueshme për të kërkuar ndjesë dhe për të dënuar  (akte, sulme) në emër të besimtarëve.

Ka pasur shumë kundërpërgjigje ndaj fjalimit tend, madje dhe disa analiza shumë të mira. Mirëpo, unë dua të dëgjoni dikë si unë. Kam nevojë të besoj se njeriu që po formëson të ardhmen e fëmijëve të mij e ka një kuptim të impaktit që do të ketë legjislacioni që ju dhe qeveria juaj po na impononi.

Le t’ia nismim me propozimin në lidhje me pasaportat.

Ju thatë se prindërit kanë të drejta të plota të konfiskojnë pasaportat e fëmijëve të tyre nëse friksohen se kanë ndërmend të shkojnë në Siri apo Irak. Asnjë prind nuk do të donte që fëmijët e tij të shkonin atje dhe jo vetëm prindërit muslimanë.

Është përtej aftësive të mia ta kuptoj arsyet pse dikush do t’i bashkangjitej ISIS-it, por si prind do të bëja çdo gjë për ta parandaluar fëmijën tim që t’i bënte dëm dikuj. Por, dua të pyes thjeshtë për kuriozitet, nëse ia konfiskoj pasaportën fëmijëve të mij, atëherë a do të konsiderohen ata si “ekstremistë jo të dhunshëm”, e nëse po, cilat do të ishin pasojat për ta?

Kohëve të fundit po flitet shumë në lidhje me “idologjitë “. Sa për të qenë e qartë, “ideologjitë” nuk më bëjnë mua të ndihem e izoluar. Ideologjitë nuk çojnë domosdoshmërisht drejt radikalizimit. Ato që më bëjnë të ndihem e izoluar dhe e friksuar janë Islamofobia, politikat e jashtme dhe standartet e dyfishta, e besoj se të gjitha këto qenrdojnë pas radikalizimit.

Ashtu si dhe të tjerët para jush, duke përfshirë dhe Tony Blair-in, shpreheni se nuk e keni konkretisht me muslimanët apo me Islamin, por e keni me xhihadistët e dhunshëm.

E kam të vështirë të besoj në sinqeritetin tuaj, përderisa ju keni krijuar një shoqëri ku edhe të flasësh qoftë për disa aspekte të Islamit quhet ekstremizëm.

Muslimanët dhe Islami janë akuzuar dhe sulmuar gjithmonë nga shoqëria dhe media dhe, e si rrjedhojë sulmet islamofobike po rriten dita ditës. Jo, mua konkretisht nuk më ka ndodhur të jem shënjestër e ndonjë sulmi të tillë, por nuk jam aq naive sa të mendoj se nuk do jem kurrë shënjestër vetëm pse nuk jam e mbuluar apo pse veshja ime është disi më e europianizuar.

Nuk guxoj të hap aplikacionin tim të lajmeve nga frika se mos gjej ndonjë kryetitull për të cilin do më duhet të kërkoj falje dhe të justifikojë veten tek të tjerët.

M’u bë qejfi që ju dëgjova të flisnit për islamofobinë, por çfarë keni bërë ju për t’a parandaluar atë? Mos ndoshta më shpëtoi kjo pikë nga fjalimi juaj, David?

Para zgjedhjeve, Theresa May, propozoi që islamophobia të konsiderohet si krim më vete, por a thua vallë do të bëhet kjo realisht?

Termi paragjykues i mediave, “terrorizëm” ka krijuar një ndërlidhje midis këtij termi dhe muslimanëve, duke e brumosur atë në mendjet e njerëzve  dhe duke nxitur një propagandë urrejtëse ndaj muslimanëve kudo nëpër botë.

Në këtë rast media duhet të mbajë një farë përgjegjësie për mënyrën si trajtohen muslimanët në Angli dhe për rritjen e islamofobisë.

Gjithashtu, dështove totalisht duke mos përmendur politikat e jashtme.

Vërtet mendove se nuk do e dallonim elefantin gjigant në dhomë? Nuk do të merrem këtu me numrin e madh të bombarduesëve që u eksportuan nga Anglia, por halli im është si do t’ia a shpjegoj unë fëmijëve të mij faktin se vjet u vranë 519 fëmijë palestinez dhe Anglia nuk bëri asgjë. Ndërkohë gjysëm million njerëz u vranë në Irak me justifikimin për të kërkuar armë të shkatërimit në masë, të cilat kurrë nuk u gjenden. A mund të vish të lutem t’ia sqarosh pak këtë dy djemve të mij?

Pyes veten se çfarë e ardhme parashikohet për ta. A do të jenë ata të lirë ta praktikojnë fenë e tyre, apo do ta mbajnë të fshehur nga frika mos mësuesi i tyre mund t’i raportojë në emër të ligjit të ri për parandalim? Ky lloj projekt-ligji është quajtur si një dështim në dhjetra letra të hapura të publikuara nëpër revista e gazeta britanike këtë muaj nga akademikë të ndryshëm, jo vetëm muslimanë.  Si deputete nuk mendoj se më duhet një ligj që të raportoj raste rreziku për të tjerët: kjo gjë më duket shumë ofenduese. Apo mos mendoni se unë kam shpenzuar 12 vite të karrierës sime për të lejuar përhapjen e së keqes?

Çfarë shansesh do të kenë fëmijët e mij për punë? Ju shprehët neveri ndaj atyre që besojnë se “muslimanët po marrin kontrollin e qeverisë”, kur e vetmja gjë që ata duan është të angazhohen e të jenë pjesë e sistemit – gjë që është në përputhje me “vlerat britanike”. Por, si do të suguroheni që kjo të ndodhë në mënyrë të drejtë? Dështuat të përmendnit se si do t’i ndaloni paragjykimet aktuale me të cilat përballen muslmanët në vendet e punës? Ku e keni politikën e ndërhyrjes e cila do t’i adresojë këto probleme, në mënyrë që muslimanët ta ndiejnë që “i përkasin” këtij vendi?

Ju thoni se dëshironi t’i jepni zë muslimanëve të moderuar britanik. E mirëpres këtë zgjedhjen tuaj me zemër në dorë, por duhet të keni parasysh se ekzistojnë muslimanë “të moderuar” përfaqësues shoqatave dhe të 2.7 milionë muslimanëve në Angli, të cilët përpiqen ç’do ditë të bashkëpunojnë me ju, por që nuk përfillen fare.

Mendimet dhe shqetësimet janë të panumërta. Ky është realiteti i të qenit musliman anglez në Britanin e Madhe. Dhe nëse ju vërtetë jeni të shqetësuar për të luftuar “ekstremizmin”, atëherë flisni me njerëz të cilët kanë rëndësi dhe ngreni shqetësime që vërtetë vlejnë.

Përktheu D.D.

Marrë nga Observer.al

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.