Nga Delphine Roucaute dhe Madjid Zerrouky

Termi “islamofobi” nënkupton një frikë kolektive ndaj fesë myslimane. Vitet e fundit të gjitha reagimet negative ndaj fesë myslimane ose myslimanëve përmblidhen në termin “islamofobi”. Faktikisht prapashtesa “fobi” nënkupton frikë ndaj diçkaje ose dikujt.  Etimologjikisht fobia, fjalë me prejardhje nga greqishtja, e cila nënkupton ndjenjën e frikës, është shtrembëruar duke marrë kuptimin e “armiqësisë shoqërore”. Për më tepër gjen shtrirje edhe tek fjalët ksenofobi dhe homofobi.

Institucione të shumta janë në punë e sipër për të gjetur konturet e këtij koncepti, i cili në thelb është shumë paragjykues. Kështu që Këshilli Francez kundra Islamofobisë, sipas raportit të vitit 2014, nënkupton me termin islamofobi: “aktin e diskriminimit ose dhunës ndaj një personi myslimam, institucioni që përfaqëson islamin ose ndaj fesë islame për shkak të përkatësisë fetare.  Këto akte propagande apo ideologji nxisin mospranimin, refuzimin dhe diskriminim e vetë personit, të një institucioni ose fesë islame.

Këshilli i Europës ka hartuar një raport për islamofobinë dhe pasojat e këtij akti kryesisht tek të rinjtë. Raporti i këshillit të Europës e vendos theksin se janë pikërisht të rinjtë myslimanë ata që ndihen më tepër të diskriminuar dhe të mënjanuar nga shoqëritë europiane. Këta të rinj vuajnë pasojat e akteve ose ligjeratava të islamofobëve. Por nga ana tjetër rreziku më i madh për t’u kthyer në islamofobë qëndron kryesisht tek të rinjtë perëndimorë. Duke mos patur asnjë informacion mbi fenë islame dhe duke u bombarduar nga materialet e ndryshme televizive është pikërisht kjo moshë që preket më shumë. Duhet edukuar një brez social, të sjellshëm dhe paqësor. Janë institucione të tjera të cilat kanë përgjegjësinë e vendimmarrjes për akte raciste, diskriminuese dhe jo humane. Rinia, shoqëria e së nesërmes, duhet të shpresojë për një jetesë më të mirë dhe jo të merret më çështjet e dhunës fetare.

Këshilli i Europës nënkupton me termin islamofobi: “dhunim i të drejtave të njeriut dhe një kërcënim për kohezionin social”.

Sipas këtij raporti nuk është islami ai që shihet si një dogmë fetare, por armiqësia ndaj myslimanëve është ajo që çon në përdorimin e këtij termi.

Islamofobia dhe racizmi

Në një intervistë të dhënë për “Le Nouvel Observateur” kryeministri francez Manuel Valls deklaroi se “duhen matur mirë fjalët përpara se të shprehesh. Unë preferoj të flas për akte anti islam dhe jo islamofobi. Fjala islamofobi ka një koncept kryesisht fondamentalist. Nëse duam të kritikojmë diçka, dikë ose të debatojmë mbi këndvështrimin tonë fetar, kjo është diçka logjike dhe shumë e ligjshme. Por të quash dikë islomofob nuk është kritikë, kjo fjalë nënkupton damkosje dhe racizëm”.

Islamofobia është një shprehje që i takon dekadave të fundit, nuk është një fjalë me përdorim të hershëm që nga shekujt e kaluar, por fillesën e kësaj fjale e gjejmë në fillim të shekullit XX.  Sipas sociologut Marwan Mohammed është një shprehje që nuk ekziston në persishten e vjetër, por është një fjalë e bashkangjitur më prapashtesë dhe merr kuptim negativ.

 Ka një lidhje të gjerë të termave islamofobi dhe racizëm

Nuk mund të flasim për një racizën kundrejt myslimanëve, sepse do të përkeqësonim situatën. Por të gjithë njerëzit që janë islamofobë dhe ata që e propagandojnë islamofobinë janë racistë në fjalime ose në veprat e tyre. Çka nënkupton jo më një frikë ndaj diçkaje si një përceptim konjutiv personal, por si një akt racizmi. Nëse dikush mban ligjëratë islamofobe, normalisht që flet më doza racizmi dhe përhap racizëm nëpërmjet fjalimit të tij. Këtë frikë ose fobi ndaj islamit konkretisht në ditët e sotme e shohim në manifestimet kundër emigrantëve, kundër një komuniteti fetar të caktuar, kundër një kulti fetar. Akti më i fundit islamofob është kolektivizimi i të gjithë komunitetit mysliman francez dhe ndërkombëtar për shkak se dy individë me përkatësi fetare myslimane kryen një akt barbar.

A duhen dënuar aktet islamofobe?

Nëse deri më sot mbahen samite, konferenca dhe propagandohet lufta ndaj racizmit, ku në shoqëritë demokratike çdo njeri është i babarbartë, ka të njëjta të drejta dhe detyrime, edhe islamofobia duhet dënuar. Të propagandosh kundrejt një njeriu dhe institucioni për shkak të përkatësisë së tij fetare është një akt jo human, i cili duhet dënuar. Duhet dënuar për shkak se islamofobia shkon përtej një racizmi të thjeshtë. Nuk mund të jesh racist përkundrejt miliarda njerëzve me origjinë myslimane në botë.

Përgjatë një deklarate sekretari i përgjithshëm i kombeve të bashkuara, Ban Ki-Moon u shpreh se “racizmi mund të shprehet në njëmijë forma, si urrejtja kundër një populli ose një kategorie të caktuar njerëzish. E njëjta situatë është edhe me islamofobinë, e cila është urrejtja ndaj përkatësisë fetare.

Përktheu: Jona Koprencka

©Muslimanja.com

 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.