Në vitin 2011 shoqata  “Gračaničko keranje/Thurje me grep” krijoi disa lule të vogla me punim grepi me 11 petale, data kur gjenocidi nisi, pra me 11 korrik. Ngjyra e bardhë simbolizon pafajsinë, ndërsa ngjyra e gjelbër në mes simbolizon shpresën për drejtësi. Një tjetër version për simbolikën shpjegon se meqenëse arkivolet në fshatin Potočari, ku u varrosën viktimat e gjenocidit, ishin ngjyrë gjelbër ndërsa gratë përreth varreve, pra nënat e viktimave, mbartin shami të bardha në kokë, një lloj tradite kjo ndoshta për t’ju kundërvënë zakonit të gabuar të mbajtjes zi që bie në kundërshtim me regullat fetare.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.