Blurred boy holding a piece of paper with the word Sorry in front of her.; Shutterstock ID 203129515; PO: Brandon for Trending

Nga Michelle Woo

Teksa po bëja një “turne” nëpër kopshte për të zgjedhur një për vajzën time, rastisa në një skenë që më mahniti: një vogëlush teksa po ngjitej tek rrëshqitësja pa dashje shkeli gishtin e një vajze aty dhe ajo nisi të qajë. Djali ishte vetëm 3 vjeç dhe përgjigjia e tij qe mbreslënëse: “A je mirë? A dëshiron të të marrë një letër apo t’i them edukatores të vijë?” Vajza fshiu lotët dhe tundi kokën për “jo”.

Ia tregova këtë skenë edukatores dhe ajo m’u përgjigj: “Ne nuk i mësojmë fëmijët të thonë më fal dhe kaq, sepse kjo fjalë nuk ka asnjë kuptim nëse nuk shoqërohet me veprim.”

Kjo skenë ishte një pamje krejt e kundërt me atë që jam mësuar të has zakonisht në raste të tilla. Ne prindërit i detyrojmë fëmijët të kërkojnë faljë për çdo aksident të vogël. Në fillim kërkojmë shikimin e tyre dhe pastaj u përplasim në fytyrë “çfarë themi ne në këto raste?!” Pastaj fëmija duke varur buzët do të thonë nëpër dhëmbë një “Më fal!” të nxjerrë me zor.

Në të vërtetë ajo që ne po u mësojmë atyre është vetëm “mirësjellja” por dështojmë në mësimin e solidaritetit dhe reagimit. Në moshën e parashkollorëve fëmijët ende nuk e kanë zhvilluar aftësinë e të ndjerit vërtetë në faj apo e të ndjerit keq për veprimet e tyre. Kështu prindërit po humbasin mundësinë për të zhvilluar tek ta ndjesinë e empatisë.

Në të vërtetë kërkimi i faljes ndonjëherë mund të përcjellë mesazhe të dyfishta: “gjuaj, thuaj më fal, dhe vazhdo përsëri.” Në vend të kësaj prindërit duhet t’u mësojnë fëmijëve të zhvillojnë mëshirën dhe të marrin përsipër përgjegjësi për veprimet e tyre duke u treguar atyre se pasi kanë gabuar mund të ndreqin dëmin duke reaguar me ndihmë dhe mbështetje ndaj tjetrit.

LEAVE A REPLY