nga Afërdita Hyseni

Vend i bukur kjo mahalla jonë, ka fusha, male, lumenj e dete. Po njeriu s’jeton veç me ajër?! Bukuria vjen nga standardi dhe ngopshmëria. E artë ishte koha kur njerëzit ngopeshin me pak. Pak bukë, pak luks, pak hapësirë, pak fjalë…
Njeriu i kalemit rronte me të, se prej brezash punuan fort që gjaku i tyre të drejtonte kalemin. Po tani?
Kalemi është një dru shumë i lirë, kudo i gjindshëm: “Dijetarë anë e mbanë me diploma copy-paste e testim online.” Mbaj mend takimin tonë të fundit, u takum në bibliotekë,
po leksionet e gjata që i shkruanim me dorë, netët zgjuar në ato dhomat e bujtinave 4-rshe. Ti kishe durim të fortë me librat e pedagogët dhe pse ta hanin hakun,
ti s’demoralizoheshe, por thoje: do vijë dita që mundi i këtij kalemi do të më dalë.
O njeri! Kalemi tani është dru! Ajri këtu s’më ngopte…
Endem larg.
Me lopaten përshëndetem agim e perëndim.
(Kushtuar rinisë me diploma, që këtu si vyen kurrë!)

LEAVE A REPLY