Informacionet thithen dhe harrohen më shpejt se ç’mendojmë ne. Sipas  Google, njerëzimi ka prodhuar në këto pesë vitet e fundit më shumë informacion se gjatë gjithë historisë.

Nga ana tjetër rrjetet sociale, e-mailet, mesazhet, chatet në WhatsApp si dhe telefonatat na marrin një pjesë të mirë të kohës. Lista jonë me gjëra për të bërë është aq e gjatë sa që kurrë nuk shpresojmë se do ta përmbushim ndonjë ditë. Kjo për arsye se ne gjatë gjithë kohës pretendojmë të bëjmë shumë gjëra në të njëjtën kohë

Sipas disa studiemeve është vërtetuar se të bërit shumë gjëra në të njëjtën kohë nuk është dobiprurëse për arsyen e thjeshtë se truri yn nuk vepron në të tillë mënyrë. Nëse je duke lexuar një libër dhe duke dëgjuar një bisedë nga ana tjetër këto janë dy veprime më vete dhe në trurin tonë nisin dhe përfundojnë në dy njësi të ndryshme. Nëse do i kushtonim më shumëvëmendje njërit proces atëherë si rrjedhojë do i kushtonim më pak vëmendje procesit tjerër.

Sipas profesorit të Standfordit, Russ Poldrack, “Të nxënit ndërsa bëjmë punë të tjera mund të shkaktojë zhvendosjen e informacionit të ri në një zonë tjetër të trurit. Nëse një student do ishte duke mësuar dhe duke parë televizor në të njëjtën kohë atëherë informacioni i ri do të zhvendoset në një zonë e specializuar për të depozituar informacione por jo fakte dhe ide. Pa shpërkujdesjen nga TV atëherë ky informacion do të dpozitohet tek zonapërgjegjëse për informacionet e organizuara dhe kategorizuara  duke i bërë më të lehta për t’u rigjeneruar”

“Njeriu nuk mund të bëjë shumë punë në të njëjtën kohë dhe nëse dikush mendon se mund të jetë në gjëndje ta bëjë atëherë po mashtron veten e tij” thotë Miller.

Studentët të cilët fokusohen në një detyrë të vetme për të kryer dhe i bëjnë gjërat me rrallë (jo shumë punë në një herë) duket se mbajnë mend mësimet më mirë se të tjerët, janë më krijues dhe kanë cilësi më të lartë të punës së tyre.

Disa këshilla të tjera:

Jepi kohë trurit të përpunojë informacionin e përthithur.

Lexojeni disa herë diçka që dëshironi të mësoni derisa ta “përthithni” mirë atë. Meditoni rreth saj.

Pushime “të shëndetshme” shërbejnë si buton restarti

Aktivitete shplodhëse nuk janë rrjetet sociale apo aplikacione të tjera. Që vërtetë t’i riktheheni punës të rifreskuar atëherë Brenda mundësive dilni bëni një ecje të shkurtër ose palestër. Bëni ndonjë punë shtëpie jo shumë impenjuese.

E këshillueshme është që për 25 minuta studimi duhen bërë pesë minuta pushim ose dy orë studim me 15 minuta pushim janë mjaftueshëm sidomos nëse këto 15 minuta janë një gjumë i shkurtër .

Krijo zonën tënde të përqëndrimit

Shpërqëndrimi nëpërmjet rrjeteve sociale dhe interneti janë një nga barrierat më të mëdha të mësimnxënies. Kjo për arsye se natyra njerëzore është e prirur ndaj argëtimit dhe kurjozitetit. Kështuqë është e nevojme krijimi i një dhome ose tavoline studimi pa internet pa TV, radio apo njerëz të gatshëm për biseda.

Fillo të rimarrësh “pushtetin”

Një person i dedikuar pas internetit nuk mund të rezistoj kështu madje mund t’i besdiset studimi vetëm sepse e lidh atë me izolimin virtual. Pra duhet së pari të punojmë me vetet tona duke ripërkufizuar rëndësinë dhe vendin që ka përdorimi i internetit tek ne. shumica prej nesh ja kemi lejuar rrjeteve sociale që të na ndërpresin nga ç’do lloj angazhimi tjetër duke na “komanduar” dhe duke marrë vendime për ne se si do t’a shpenzojmë kohën. Na duhet vetëm pak vullnet dhe disiplinim të vetes për t’u bindur se rrjetet sociale janë një kalim kohe dhe jo një domosdoshmëri e përhershme.

Ne s’mund t’a bllokojmë fluksin e informacionit por mund të pakësojmë informacionet e tepërta dhe të kota të cilat ndërhyjne në planet tona, në mësimnxënien tonë, në jetën tonë sociale si dhe në ëndrrat tona ditore të cilat janë shumë të rëndësishme për të qenë prodhues dhe krijues.

Muslimanja.com

LEAVE A REPLY