Ironia e librave që flasin për harresën është se ato shpeshherë flasin për kujtesën. Mungesa e kujtesës (memories) apo problemit me kujtesën është fara nga e cila merr jetë tregimi. Eliminimi i kujtesës me anë të forcës, vullnetit apo procesit kohor, shpeshherë shndërrohet në një histori për rikthimin e kujtesës.

Kujtesa, apo kujtimet nuk janë një regjistrim i përpiktë, e as pasqyrë e të kaluarës. Ato janë mendime të filtruara, të shtrembëruara, rindërtime jo shumë të sakta, të cilat na japin një version të një historie nga e kaluara. Rastet e treguara në gjykatë nga dëshmitarët okularë, na kanë treguar se ata shpeshherë janë të pa sigurt (për atë që kanë parë, apo atë që mbajnë mend).

Pasaktësia e kujtesës është ajo që na lejon të jetojmë një jetë normale. Kujtimet mund të harrohen, të mbahen mend, të ndryshojnë, të rikthehen, të përshtaten me atë që jemi dhe me atë çfarë kemi nevojë. Imagjinoni një jetë ku çdo kujtim është i regjistruar me detaje e nuk harrohet kurrë. Do të ishte e pamundur të shkëputeshim nga e kaluara e të jetonin një jetë normale.

  1. “Gjigandi i varrosur” (Buried Giant) nga Kazuo Ishiguro

Mënyrë se si autori evokon mitin dhe magjinë në eksplorimin e shtypjes politike të kujtesës është jashtëzakonshme. Me rikthimin e pjesëzave të kujtesë së dy personazheve Akselit dhe Beatriçes, shfaqet një botë thellësisht e ndarë dhe e dhunshme, ndoshta një botë që meriton të harrohet, duke sugjeruar kështu se një farë shkalle e harresës është jetësore që një botë e tillë të mbijetojë.

  1. “Pëshpërimat: Jeta personale në Rusinë e Stalinit” (The Whisperers: Private Life in Stalin’s Russia) nga Orlando Figes

Ky libër është një analizë e detajuar e efektit të spastrimeve të Stalinit në jetën e përditshme të familjeve. Sulmet e Stalinit, si të shumë diktatorëve të tjerë, bëhen ndaj kujtesës kulturore, ku përdoret forca për të imponuar tek qytetarët një realitet të ri të hidhur. Ky studim tregon se si njerëzit e zakonshëm, edhe pse shpeshherë bashkëpunëtorë në procesin e harresës në mënyrë të dhunshme, janë përgjegjës për mbijetesën e njohurive kulturore. Triumfi i këtij libri është se u jep edhe njëherë jetë historive familjare të varrosura.

  1. “Para se të fle” (Before I Go to Sleep) nga SJ Watson

Ky roman pati një sukses të jashtëzakonshëm kur u publikua në vitin 2011 dhe konsiderohet një kryevepër e llojit të vet. Një ngjarje traumatike e disa viteve më parë bën që narratorja të humbasë të gjithë kujtesën e saj në momentin që bie në gjumë në fund të çdo dite. Përpjekjet e saj për të zbuluar historinë e vetë dhe dalja e avashtë në pah të së vërtetës së asaj që i kishte ndodhur krijon mosbesim tek ata që e rrethojnë, duke ngjalluar friken se mos ata po i fshehin një sekret të tmerrshëm.

  1. “Duke pritur Godot” (Waiting for Godot) nga Samuel Beckett

Kujtimet e dyshimta janë në zemër të këtij teksti. Evokimi i ngjarjeve të një dite më parë nga Vladimiri dhe Estragoni janë të mangëta (sidomos ato të Estragonit). Kjo bëhet shkak i shumë debateve mes tyre; por njëkohësisht është edhe ajo që i mban të lidhur bashkë. Diskutimi mbi këto ngjarje u mundëson atyre të kalojnë kohën ndërsa presin Godot. Harresa mundëson jetën. Kjo është një nga kryeveprat më të mira të shkruara ndonjëherë, një tekst ku asnjë nuk ndodh, por ndodh në mënyrë të bukur, absurde dhe tragjike.

  1. “Fëmijëria e Jezusit” (The Childhood of Jesus) nga JM Coetzee

Ndikimi i Beckett-it tek Coetzee është e mirë dokumentuar, ndërsa Fëmijëria e Jezusit mund të konsiderohet si romani më beckett-ian deri më sot. Një e kaluar e lënë në harresë, a mbase e pa njohur fare, përbën hapjen drejt një bote alegorike, absurde. Mungesa e një spirance për kujtesën  i lejon një individi të reflektojë vendin e tij në shoqëri.

Muslimania.al

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.