Nga Blerina Memaj
Një sëmundje kronike fizike konsiderohet si faktor rrizkues për shfaqen e një çrregullimi emocional, çrregullim i cili mund të diagnostikohet si pasojë e faktorëve gjenetikë dhe psiko-social, ose mund të jetë edhe dytësore, shoqëruese e ndonjë çrregullimi metabolik i lidhur me një sëmundje specifike mjekësore, por mund të jetë edhe një kombinim i të gjithë këtyre faktorëve. Këto çrregullime shoqëruese të sëmundjes fizike ndikojnë negativisht pasi ato mund të rrisin ashpërsinë e sëmundjes fizike duke shfaqur shqetësime në zemër, sistemin nervor, funksionin imun dhe zakonet ushqyese të pacientit, duke rritur në këtë mënyrë vështirësitë e pacientëve për tu përshtatur me sëmundjen kronike (Beesdo& Pine, 2009).
Klinicistët mund të luajnë një rol të rëndësishëm duke i ndihmuar pacientët e tyre të ruajnë aftësitë e shëndetshme përballuese, ata duhet të reflektojnë në dimensionet emocionale të punës, se si zhvillimi dhe trajnimi i tyre profesional mund të rrisë kënaqësinë profesionale dhe kujdesin për pacientin. Gjithashtu, duhet të konsiderojnë se sa të rëndësishme janë marrëdhëniet sociale dhe aktivitetet e pacientëve në ruajtjen e ekulibrit.
Ankthi dhe sëmundjet kronike
Ankthi konsiderohet si një përgjigje adaptive e natyrshme dhe e nevojshme te njerëzit, megjithatë mund të kthehet në çrregullim kur është e pakontrollueshme, shfaqet shpesh pa patur stimul të jashtëm, si edhe manifestohet me një sërë simptomash fizike dhe emocionale duke shkaktuar ndryshime në sjellje dhe në konjicion. Simptomat fizike të ankthit, janë të pranishme gjatë çdo situate frike apo provokimi. Këto simptoma mund të përfshijnë: “rrahje të shpeshta ose mbi normë të zemrës, djersitje, dridhje, ndjesi shtrëngimi apo pengim në frymarrje, ndjesi e mbytjes, dhimbje gjoksi, siklet, shqetësime në bark ose të përziera, marrje mendsh, ndjesi pasigurie, gjendje të fikëti, mpirje ose ndjesi shpimi gjilpëre, të dridhura apo të nxehtë (American Psychiatric Association, 2000).
Ankthi i moderuar deri te ai më i rëndi ndikon te pacienti në mënyrën se si ai e menaxhon sëmundjen, se si i trajton simptomat, sa e respekton trajtimin, si e përjeton daljen e rezultateve mjekësore, si dhe elementi më i rëndësishëm, sa ndikon në aftësinë për tu përballuar me sëmundjen (Strongman.T, 1996).
Rrjedhimisht ankthi shihet si një nga aspektet më të rëndësishme të lidhur me shëndetin. Gjendja e paqëndrueshme e një sëmundje mund të shkaktojë vështirësi në përshtatje, ankth si edhe probleme sociale. Pavarësisht frekuencës së tyre, këto probleme mund të jenë disa nga më të vështirat për tu menaxhuar nga mjekët. Pacientët me sëmundje kronike shpesh shqetësohen për shumë aspekte të jetës së tyre, më së shumti se si do të arrijnë të plotësojnë objektivat e tyre në gjendje të sëmurë. Të ndodhur në këtë situatë mund të zhvillojnë çrregullime psikiatrike, të tilla si, depresion dhe ankth. Në një studim të kryer nga Guthrie (1996), në lidhje me pranimin e gjendjes shëndetësore, u gjet se 13% e meshkujve dhe 17% e femrave kishin një çrregullim afektiv. Përqindja e pacientëve në kushte të tilla si Diabeti apo Artriti Reumatoid të cilët kanë një çrregullim emocional ishte përkatësisht 20% dhe 25% (Guthrie, 1996).
Nëpërmjet shqyrtimit të një sërë studimesh mbi ankthin, raportohet se ankthi manifestohet në varësi të moshës si më poshtë:
Në moshën shkollore
Te pacientët vihet re mërzitje, ndjenja faji dhe tërheqje sociale;
Mund të përjetojnë ankthin e ndarjes dhe/ose fobi;

Simptoma psikotike të tilla si haluçinacionet janë të rralla.
Në adoleshencë
Te pacientët adoleshentë vihet re humbje interesi, probleme me vetëvlerësimin, Nëse ankthi bëhet kronik adoleshentët mund të krijojnë varësi ndaj substancave apo mund tentojnë edhe vetëvrasjen.

Njohuria mbi sëmundjen dhe impakti që ajo ka në përballim e saj tek pacientët
Njohuri në lidhje me një sëmundje dhe trajtimin e saj nuk do të ndryshojë vetëm qëndrimet por dhe sjelljet shëndetësore që lidhen me jetesën e një sëmundje kronike. Njohuritë në lidhje me një sëmundje dhe trajtimi i saj është i rëndësishëm në përballimin e simptomave dhe përshtatja e tyre me jetesën e kësaj sëmundje kronike. Integrimi i njohurive, shkathtësive dhe vlerave rrit kompetencat e një individi, i cili mund të ndikojnë në përfshirjen e pacientit në ambjentin e punës dhe në ruajtjen e një standarti të lartë të cilësisë së jetesës .
Hulumtimet kanë treguar se pacientët të cilët jetojnë më sëmundjen kronike të dibetit e bëjnë jetesën më të vështirë e cila mund të ndikojnë në aspekte të ndryshme të saj. Hulmutimet te tjera kanë treguar se pacientët të cilët mendojnë dhe fokusohen në njohuritë mbi patogjenezën dhe trajtimin e diabetit kronike mund të rrisë vëmëndjen e pacientit në kontrollimin faktorëve rëndues të sëmundjes (Turner,2003). Sipas Malan, (2000),kur niveli i dijes nuk ishte i lartë, pacienti mund të paraqesë një pengesë për pjesëmarrjen në vendimmarrje të përbashkët me mjekun.

LEAVE A REPLY