Nga Jess Millis

Të publikosh gjëra që njerëzit i pëlqejnë dhe që i shpërndajnë, përfundimisht nuk është një gjë e lehtë. Kërkon shumë kohë, përkushtim dhe kreativitet në mënyrë që lexuesit të dalin të kënaqur nga faqja dhe normalisht kulmi i suksesit është nëse ata arrijnë dhe t’i shpërndajnë këto materiale. Në këtë artikull do të përcjellim disa këshilla se si të kthejmë një faqie normale në një faqe të sukseshme:

  1. Evito temat cliché

Janë disa tema që të gjithë shkruajnë për to dhe t’i lexosh ç’do ditë është shumë  e lodhshme. Pra, mundohu t’i evitosh këto tema “fantastike-bombastike”, të cilat mund t’i shohësh kudo nëpër internet. Lexuesit kanë nevojë për diçka të re dhe të veçantë. Fillo duke kërkuar tema në bazë të hobit tënd dhe më pas do të gjesh edhe tema nga fusha të tjera.

  1. Krijo empati me lexuesin

Kur shkruan mund të fusësh dhe subjektivitetin: në fakt nëse dëshironi që një artikull “të marrë dhenë” duhet t’i shtoni emocione. Mos shkruani si shkencëtarë: lexuesit nuk kanë durim të lexojnë gjëra të zhveshura nga emocionet.

  1. Kryetituj tërheqës

Lexuesi nuk e merr kurrë mundimin të klikojë në një artikull nëse titulli nuk është tërheqës. Duhet të tregoheni largpamës dhe të mendoheni gjatë për titullin. Një mënyrë e mirë është që të bëni një list me tituj dhe pastaj të zgjidhni një që mendoni se tërheq më shumë. Përndryshe, një artikull i mirë me një titull të keq është kohë e humbur.

  1. Pamja motivuese

Lexuesit nuk tërhiqen vetëm nga fjalët por dhe nga ana vizuale. Mundohuni që ç’do shkrim ta shoqërosh me një pamje, qoftë pikturë, foto ose video.

  1. Ngarko, ngarko, ngarko!

Duhet një punë e madhe para se artikulli të fillojë të shpërndahet. Mos pretendoni që artikulli të shpërndahet nga 1 mijë herë nëse ju e shpërndani vetëm në faqen tuaj. Pra sigurohuni që ta keni shpërndarë edhe në burime të tjera: si media sociale, portale, forume, grupe etj.

  1. Përdor mekanizma kreative.
  2. Origjinaliteti është çelësi i suksesit

Nëse përshembull dëshironi të shkruani një artikull në lidhje me krizën e refugjatëve në Europë: si fillim ju filloni lexoni artikuj nga burimet më të njohura. Pastaj bëni një përmbledhje të asaj që keni lexuar dhe e rishkruani. Në vend të kësaj mundohuni të shprehni mendimin dhe këndvështrimin tuaj; përjetimin tuaj; ndjenjat tuaja.

8. Mbaj kontakte me lexuesin

Sipas disa statistikave blogjet më të sukseshme janë ato blogje ku autori mban gjithmonë kontakte me lexuesin, bën pyetje dhe i përgjigjet secilit me një përgjigje të matur si dhe rrespekton mendimet dhe opinionet e ndryshme qoftë dhe ato negativet.

9. Bëje artikullin akoma më tërheqës dhe provokues

Përfundoje artikullin me pyetje provokative që të nxisësh komente nga ana lexuesit. Kjo gjë e bën lexuesin që të përfshihet më shumë duke e shpërndarë dhe këshilluar që artikulli të lexohet dhe nga të tjerë. Por dhe fakti i të përfshirit të lexuesëve me komente është motivim për të këmbëngulur në punën tuaj por dhe nxitje për lexuesit e tjerë, të cilët këtë përfshirje e interpretojnë si vëmëndje ndaj një artikulli me vlerë.

Muslimanja.com

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.