Çdo Ramazan, muslimanët në mbarë botën agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit.

Në vendet kryesisht jo-muslimane, njerëzit vazhdojnë të hanë dhe pinë gjatë gjithë ditës dhe gjetja e ushqimit hallall në kohën e iftarit mund të jetë sfiduese. Dhe për këdo që udhëton në një avion, mund të jetë pak e çuditshme, pasi nuk dihet saktë se kur është iftari.

“Sot, është më lehtë”, nuk është si në kohët e gjyshit tim. Në atë kohë, njerëzit udhëtonin me deve dhe madje edhe distancat e shkurtra konsideroheshin një udhëtim i madh. Shkuarja nga Duba i në Abu Dhabi zgjaste tri deri katër ditë, prandaj imagjinoni sa vështirë ishtë agjërimi atëherë”, tregon Rashid Al Tamimi, përfaqësues i Qendrës Kulturore për Mirëkuptim në Dubai.

“Sot, si udhëtar, është lehtë. Feja nuk është barrë”, shpjegon Tamimi.

Kur bëhet fjalë për agjërimin si udhëtar, ju vetëm duhet të bëni një para-planifikim. Preferohet që kur të shkoni në një vend të panjohur, të merrni me vete ujë dhe hurma për të bërë iftar, nëse nuk arrini të gjeni restorant me kohë.

Kur jeni në avion

Kur udhëtoni me aeroplan, ka pak gjasa të koordinoni si duhet kohën e iftarit. Disa kompani ajrore si “Emirates” dhe “Turkish Airlines” ofrojnë iftarin në aeroplan nëse i njoftoni stjuardesat me kohë.

Përdorni teknologjinë

Falë teknologjisë, është shumë më lehtë të përcillen kohët e iftarit dhe madje të gjenden edhe restorantet me standarde hallall. Aplikacionet e ndryshme tregojnë vendndodhjen e xhamive, restoranteve hallall dhe madje edhe kohët e lutjeve.

Hani ushqimin e duhur

Shumë shpesh, agjëruesit bëjnë iftar me hurma. Përveçse traditë profetike, hurmat janë zgjedhje e shkëlqyer sai përket vlerave ushqyese. Ato janë të mbushura me minerale dhe proteina.

Kur vjen puna te ushqimi hallall dhe gjetja e një restoranti të tillë, janë disa gjëra që mund t’u vijnë në punë. Së pari, i gjithë ushqimi i detit konsiderohet “hallall”, dhe për dallim nga pjekja e llojeve tjera të mishit, peshku nuk ndizet me verë, por piqet në grill të posaçëm.

A duhet të agjërojë udhëtari?

Përjashtimet për agjërim bëhen për gratë shtatzëna, gjidhënëset, te mjekimet e vazhdueshme, dhe te udhëtarët.

Pasi agjërimi nuk ka pse të jetë barrë, ka mjaft raste kur udhëtarët me të drejtën e tyre mund të zgjedhin që të mos agjërojnë

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.