Dita ndërkombëtare e Shëndetit Mendor është një ditë e shënuar për të rritur ndërgjegjësimin kudo në botë. Qëllimi i kësaj dite është të edukojë dhe të ndërgjegjësojë  nëpërmejtë fushatave të ndryshme.

Për palestinezët, pushtimi izraelit dhe pasojat e këtij pushtimi kanë qenë arsyeja kryesore  e problemeve me shëndetin mendor. Çdo ditë e më shumë rritet domosdoshmëria për trajtime ndaj problemeve në lidhje me shëndetin mendor. Rreth gjysma e pacientëve në Rripin e Gazës janë fëmijë nën moshën 15 vjeç të cilët janë diagnostikuar me çrregullim mendor si pasojë e stresit post-traumatik (PTSD).

Sulmet e rregullta të Izraelit në Gaza kanë krijuar mjerim absolut për banorët vendas, sidomos për fëmijët që janë rritur me shkatërrim dhe vdekje kudo në ambientin përreth tyre. Vitin e kaluar, rreth 2.200 palestinezë u vranë gjatë sulmit izraelit në Gaza, duke përfshirë 528 fëmijë.

Bllokada izraelite në Gaza, e cila filloi në vitin 2007, ka ndikuar rëndë në ekonominë dhe zhvillimin e Gazës, duke sjellur si pasojë humbjen e vendeve të punës dhe varfëri të skajshme. Bllokada e paligjshme e Izraelit nënkupton se banorë të Gazës janë të detyruar të jetojnë në ndihmë. 95% e tyre të ndjehen si si të jenë në burg, ndërsa më shumë se 50% e fëmijëve nën 12 në Gaza kanë nevojë për trajtim psikologjik. Fëmijët në Gaza vuajnë nga PTSD, makthe, pagjumësi, mungesë memorie ose ripërfytyrime të lidhura me traumën. Kështuqë për to pritet një e ardhme e zymtë.

Shkaku kryesor i problemeve të shëndetit mendor në Palestinë është pushtimi i paligjshëm izraelit, ngacmimet e përditshme, torturat dhe sulme të dhunshme. Miliona palestinezë vazhdojnë të vuajnë abuzim fizik, mendor dhe emocional në duart e forcave izraelite dhe kolonëve, dhe kjo do të thotë se problemet  e shëndetit mendor do të vazhdojnë të rriten.

Muslmanja.com

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.