Nga Brunella Gasperini 

Të jesh i durueshëm nuk do të thotë t’u rezistosh sprovave dhe fatkeqsive me çdo kusht, por të dish të ringrihesh pasi dëshpërimi të ka mposhtur. Asnjë traumë nuk është pozitive, por ato ndihmojnë për t’u ringjallur të forcuar dhe të përmirësuar.

Durimi na mundëson të jemi të fortë, të mbledhim të gjitha burimet emocionale për të përballuar situata të dhimbshme dhe të pakëndshme, të cilat na çojnë drejt situtave më të errëta të jetës sonë.

Brenda nesh e kemi të gjithë një plan personal për të mbijetuar. Vetëm se nuk e kemi gjithmonë të gatshëm apo të ftilluar.

Neurologjia tregon se këtë plan ne e nxjerrim në pah apo e vëmë në punë gjatë vështirësive dhe për këtë arsye ndonjëherë edhe habitemi nga durimi që nuk e kemi ditur se kemi qenë ndonjëherë të pajisur me të deri në atë gradë.

Ky plan përbehet nga disa pika me të cilat për një “mbijetesë” sa më efikase na duhet të punojmë më shumë me to:

1) Fleksibiliteti. Të qenit fleksibël, pra të përshtatshëm ndaj situatave duke qenë të vetëdijshëm se jeta dhe njerëzit nuk mund të jenë ashtu siç i duam ne apo në perputhje me pritshmëritë tona. Sa më herët e kuptojmë këtë aq më mirë është.

Për ta përmisuar këtë pikë duhet që të bëjmë “streçing/tërheqje muskulore” mendore për t’u treguar më tolerant dhe më të gjërë.

2) Mbështetja sociale.  Të rrethuarit me miq të mirë, të gatshëm për të qenë pranë në çdo moment, na ndihmon në përmisimin e situatës dhe rimarrjen e vetes.

 

3) Krizat nuk janë të pafundme. Mjafton të punohet më shumë në këtë pikë duke u bindur se asgjë nuk është e përhershme dhe se çdo gjë kalon me kohën. Edhe nëse humbasim dikë apo diçka dhimbja mund të vazhdojë gjatë por do e ketë një fund një ditë.

4) Të pranuarit të ndryshimit si pjesë e jetës. Disa gjëra nuk mund t’i kthejmë siç duam. Ndryshimi është pjesë e jetës dhe duhet të pajtohemi me këtë.

5) Vetëdijësimi. Ka të bëjë me vetëdijësimin në lidhje me ndjenjat tona, të kuptuarit e tyre dhe sidomos pranimi i tyre. Dhimbjen duhet ta pranojmë, ta shfryjmë dhe jo ta shtypim apo ta injorojmë. Të luftojmë frikërat tona dhe të përballemi me ankthin.

6) Mos u mundo të gjesh përgjigje për çdo gjë. Duhet të ndërgjegjësohemi që përgjigjen e gjërave nuk mund ta kemi në rastin e sprovës, por përgjigjet do të shfaqen para nesh me kalimin e kohës dhe kur të jemi gati kemi për t’i kuptuar të gjitha.

7) Të kujdesurit për veten. Nëse sprovat në jetë na përballin me një ndryshim të rutinës tonë, të bësh durim do të thotë edhe të vazhdosh të kujdesesh për veten. Shumë heqin dorë nga ushqimi, kurimi, aktiviteti fizik derisa bien në një pasivitet që më pas shpie në depresion. Çelësi është të përshtaturit e rutinës personale me trazirat e koës.
8) Të marrësh parasysh mundësinë e të zbuluarit të vetes. Shumë njerëz që kanë kaluar me durim të plotë sprova të ndryshme kanë zbuluar një anë më pozitive të vetes dhe janë shndërruar në njerëz me vetëvlerësim më të lartë, vlerësim për jetën dhe marrëdhënie më të shëndetshme me të tjerët.

LEAVE A REPLY