Vlen më shumë se 1000 muaj. A e kuptuat për cfarë bëhet fjalë? Për Natën e Kadrit! Allahu na shpjegon rreth kësaj nate në suren Kadr: “Nata e Kadrit është më e mirë se 1000 muaj.”

A e dini sa janë 1000 muaj? Rreth 84 vite. Nëse në këtë natë lutesh, falesh, lexon Kuran, jep lëmoshë, u thua një fjalë të mirë prindërve, ushqen një të varfër e kështu me rradhë, është njësaoj sikur e ke bërë këtë për 84 vite. Cfarë mund të themi më shumë rreth kësaj? Nevojiten shpjegime të tjera? Mendoj se është më se e mjaftueshme.

Allahu i thotë melaikeve të Tij: “Shikojeni robin Tim që po agjëron për Mua, ju jeni dështimtarë që Unë e kam falur atë.” Në fund të fundit, cdo gjë që bëjmë e kryejmë për hir të Zotit dhe agjërimi është një ndër veprat më të dashura për Të. Agjërimi i muajit të Ramazanit është një nga shtyllat e Islamit. Allahu thotë :” …dhe robi im më afrohet Mua me gjërat që më kënaqin prej atyre që kam urdhëruar”

Shpesh të përfshirë nga rutina e përditshmërisë, harrojmë se kryerja e urdhëresave fetare është vepra më e mirë që mund te bëjmë për tu afruar më shumë me Zotin.

Profeti a.s na mëson se ka njerëz që nga agjërimi përftojnë vetëm etje dhe uri, pa marrë asnjë shpërblim nga Allahu. Fatkeqësisht njohim njerëz që pavarësisht se jemi në muajin e shenjtë vazhdojnë te përgojojnë, fyejnë, konfliktojne, punojnë në punë të ndaluara, sillen pandershmërisht e kështu me rradhë.

Kini kujdes: Mbani mend se Ramazani ka objektivat e veta dhe ndër to është përvetesimi i vetëkontrollit dhe disiplinës. Eshtë një rast i mirë për tu edukuar, jo vetëm për të ndjerë uri.

Nuk duhet ta shtyjmë për më vonë mundësinë për t’u përmirësuar. Eshtë ky muaj mundësia më e mirë për të rregulluar lidhjen tonë me Allahun, madje me nje shans për të filluar nga zero, njëlloj sikur të mos kishim bërë kurrë gabime.

Perktheu: Albana Celepija

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.