Nga Dr. Bilal Philips

Ajo çfarë është më e rëndësishme është ndërgjegjësimi sesa e veçantë është në të vërtetë e premtja!

 

Koha e Xhumasë!

Shumë prej nesh e harrojnë se xhumaja fillon me akshamin e ditës së enjte dhe mbaron me akshamin e ditës së premte. Tregohuni vigjilent për të shfrytëzuar të premten në orët e para të saj, duke lexuar Kuran, duke dërguar salavate mbi profetin Muhamed, paqja qoftë mbi, duke falur Tehexhudin dhe duke shtuar adhurimet mbi Allahun xh.sh.

 

Orët e mëngjesit

 

Rekomandohet të niset mëngjesi duke lexuar Kuran (megjithëse kjo këshillohet të praktikohet çdo mëngjes, personalisht këshilloj të lexoni minimalisht 2 faqe kur zgjoheni në sabah. Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të, lexonte suren Kehf çdo të premte.

 

Përgatitja për faljen e xhumasë

 

Përgatitja në vetvete duhet të jetë nje ritual shumë i rëndësisëm, mos u përgatisni dhe pastroni sikur po shkoni thjesht në xhami, por përgatituni se po shkoni të takoni Zotin e Gjithësisë.

 

Disa rekomandime të vogla:

 

  1. Bëhuni super të pastër.

A e mban mend atë ditën kur kishe një event shumë të rëndësishëm për ty dhe kalove disa orë duke u përgatitur: duke bërë dush, duke zgjedhur veshjen më të mirë, duke e hekurosur me kujdes, duke u parfumosur ? Epo falja e xhumasë është shumë më e rëndësishme se çdo event tjetër, ndaj dhe meriton një përgatitje po aq të veçantë.

  1. Shko më herët në xhami, jo 10 minuta para faljes, por disa orë më parë. Profeti ynë i dashur, paqja qoftë mbi të, ka thenë se engjëjt shënojnë emrat e të gjithë atyre që hyjnë në xhami, sipas radhës dhe orës qe ata kanë ardhur.
  2. Mos harro lutjet dhe përkujtimin.

Mbushe kohën tënde në xhami me lutje dhe përkujtim të shumtë, veçanërisht duke derguar salavate mbi Profetin, paqja qoftë mbi të. Aus bin Aus ka transmetuar: i Dërguari i Allahut, paqja qoftë mbi të, ka thënë: “Nga ditët tuaja, e premtja është më e mira, ndaj luteni Allahun më shumë gjatë saj për mua, se lutjet tuaja do më dërgohen mua. “

  1. Hutbja dhe pas Hutbja.

Kur imami merr fjalën është e ndaluar të bësh diçka tjetër përveçse të dëgjosh, ta përjetosh fjalimin edhe pas saj ta riprodhosh duke e praktikuar mësimin dhe mesazhin që more prej saj dhe duke e shpërndarë me ata që të rrethojnë

  1. Të punosh pas Xhumasë.

 Kjo tingëllon e çuditshme dhe sidomos për ata që ditën e premte e kanë ditën e tyre të lirë, por rikujto ajetin në Kuran: “O ju që keni besuar kur bëhet thirrja për Xhuma, vraponi për aty ku përmendet Allahu, e lini shitblerjen, kjo është më e dobishme për ju, sikur ta dinit. E kur namazi të ketë përfunduar, shpërndahuni në tokë dhe kërkoni nga begatitë e tij dhe përmendeni shpesh Allahun, që të gjeni shpëtim.” Nuk është detyrim të punosh pas faljes së Xhumasë por deri diku këto ajete tingëllojnë sikur duan të të nxisin të bësh diçka produktive, ta gjesh veten të zënë e të presesh prej saj begatitë e Allahut. Ndaj dhe nësë për ju e premtja është ditë pushimi, perdori ato orë të lira për të diçka produktive.

  1. Dua, dua, dua!                                

Dhe qershia mbi tortë, më e ëmbla dhe e vlefshmja gjë për t’u bërë: mos ndalo se bëri dua. Mos e ngarkoni dhe ta mbani veten të zënë duke bërë punë “të rendësishme”, shfrytëzojeni kohën e lirë pë të bërë dua. Ti nuk mund ta dish se cila është ora gjatë së premtes kur lutjet pranohen, ndaj ndihu e lirë të shfrytezosh sa më shumë momente të saj për dua.

  1. Xhumaja ka nevojë për përgatitje dhe planifikim. Do të marësh sa më shumë sevape prej saj? Kjo ishte ajo që të duhet: a je gati?

 

Pershtati: Isra

 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.