Nga Flora Hajdarmataj*

Në bardhësine e dëborës
Dielli shkëlqen fuqishëm
Duke reflektuar në dritaret e shpirtit tim
Bora mbulon kujtimet e vjetra, për të sjellë ato të rejat

Trupi nuk e kishte vërejtur lodhjen
Vetëm atëherë kur kockat filluat të hapen në shtatin e shkretë
E sa here që vendos kokën në jastëk
Mendoj për ëndrrat e varura në degët e pemëve të dimrit
Ato zhduken si bora që shkrihet në dorën e njomë
Si reflektimi im mbi rrjedhën e një lumi

Ëndrra që më dërgojnë diku në bjeshkët e largëta
Ku udhëtoj pafund deri në prekjen e kujtimeve fëmijërore

Njeriu paditur kërkon gjysmën tjetër ne heshtje
Po me zbulimin e të vërtetës dëgjon zhurmat e errësirës
Sa të lumtur ishim me aq pak që kishim dhe dinim, ndoshta

Ngado që shkoj më del para fytyra e një personazhi
Që thur ëndrra në botën e përrallave
Ngjashem me filmin e jetës sonë
Në të cilën sikurse jemi aktori kryesor hero

Njeriu duhet të dale nga ëndrrat
Të kthehet në realitetin e kësaj bote
Që është reflektim i ëndrrave të varura

*Flora Hajdarmataj, Studente e Gazetarise, ne Universitetin e Egjes, Master,İzmir-Turqi.
#15Janar2019

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.