Jamila Afgan, e cila ka luftuar diskriminimin që nga fëmijëria, përdor Islamin për fuqizimin e grave në Afganistan. Pavarësisht kërcënimeve dhe pengesa të hasura gjatë rrugës ajo është e vendosur për të vazhduar punën e saj.

Faljet  e së premtes zakonisht janë traditë e  burrave, dhe gjatë sundimit të talebanëve në vitin 1990, gratë nuk lejoheshin në xhami. Por, në një lagje të një qyteti, një imam i ka mbajtur dyert e xhamisë së tij të hapura për gratë për 12 vite tashmë. Ai shpesh predikon për të drejtat e grave në islam – se gratë janë të barabarta me burrat dhe kanë të drejtë për të punuar dhe studiuar. E gjitha kjo,  falë një gruaje me emrin Jamila Afgan dhe programit që ajo ka krijuar: “Trajtimi i ndjeshmërisë gjinore.”

Znj Afgani ka një buzëqeshje miqësore që fsheh të gjitha vështirësitë që i janë dashur të kalojë në jëtë. Një aktiviste e të drejtave të grave dhe dijetare islame, ajo ka luftuar diskriminimin, që nga fëmijëria. Por ishte qasja në arsim dhe të qënit  në gjendje për të lexuar Kuranin vetë që e bënë atë të kuptojë se islami mund të përdoret për fuqizimin e grave në Afganistan.Sot, sipas Afghani-t, rreth 20 për qind e xhamive në Kabul kanë zona të veçanta lutjeje për gratë, ndërkohë që 15 vjet më parë nuk kishte asnjë. Predikimet e ofruara nga imamët për rëndësinë e arsimit kanë ndihmuar shumë gra që të bindin familjet e tyre për t’i lejuar të studiojnë.

Gradualisht, znj. Afgani u përfshi në grupin e të drejtave të grave në Peshavar. Me kalimin e kohës, ajo formoi organizatën e saj të cilën  e quajti : Organizata për Zhvillim dhe Arsim Nur. (NECDO). Ajo vendosi ti jepte një qasje Islame, e cila I mundësoi asaj të jepte mësim mbi shkrim-leximin për gratë në kampet e refugjatëve. Pas vitit 2001, kur talebanët u rrëzuan nga pushteti në Afganistan, refugjatët filluan të ktheheshin  në vend, në mesin e tyre dhe Afgani. Ajo filloi ngritjen e qendrave të grave, për të mësuar shkrim këndim.

Kur projekti u dërgua në provincën amtare afgane Ghazni, hasi probleme me komunitetin – veçanërisht imamët e xhamive. Kështu, vendosi të ftojë një prej imamëve në qendrën e saj, por ai ishte sikletosur të takonte  një grua ndaj kërkoi që askush të mos ishte në dijeni. Afghani nuk mund ta besonte qëndrimin e tij: “Mendova: Oh Zot, çfarë është kjo?” Por ajo zgjodhi për të mbajtur një qëndrim të respektueshëm dhe i shpjegoi se ajo synonte edukimin e grave me islami. I thashë:” Nëse ju mund të gjeni vetëm një varg nga Kurani apo hadithi se arsimi është gjë e keqe, atëherë unë do ta ndaloj direkte tani dhe t’i dorëzoj çelësat e kësaj qendre. ” Dalëngadalë, – thotë ajo, – imami u impresionua me njohuritë e saj islame dhe  filloi të  inkurajojë njërëzit që t’i lejojnë gratë dhe vajzat e tyre të shkojnë në qendrën e saj. Menjëherë, qendra u mbush  me gra të etura për arsim.

Kjo i dha idenë për qendren trajnuese për imamët mbi ndjeshmërinë gjinore.  Me mbështetjen e dijetareve femra muslimane, “ne zhvilluam një manual për trajnimin,” tregon ajo. Afghani e dinte se puna nuk do të ishte e lehtë. Fillimisht, imamëve u tregohej manuali  pa e ditur se do të përdorej për vetë trajnimin e tyre. Znj.Afghani dhe kolegët e saj u kërkonin imamëve të jepnin  opinionin e tyre mbi çfarë kishin zhvilluar. Në këtë mënyrë diskutimi fillonte të zinte vend dhe trajnimi merrte trajtën e tij të plotë. Në fakt, rreth 6000  imamë në Afganistan kanë marrë pjesë në programin e trajnimit te zonjës Afgani.

©Muslimania.al

LEAVE A REPLY