Nga Rudina Dura Hallaçi

Duke filluar nga shoqeritë primitive dhe deri tek ato moderne femra është vlerësuar si krijesa përgjegjëse për vazhdimësinë e popullsisë. Femra është burim dashurie, lumturie, qetësie, gëzimi dhe sigurie. Një femër e mirë arsimuar, e ushqen fëmijen me virtyte të bukura dhe me shpirt të pastër. Ajo është arkitektja e një familje të lumtur dhe një shoqërie te sigurtë. Ashtu si burri, dhe gruaja është krijesa e Allahut. Pa asnjë llojë dallimi midis tyre ata mbajnë statusin “Njeri”. Burri dhe gruaja janë rob të Zotit. As burri nuk është mbi gruan, as dhe gruaja nuk është mbi burrin por të dy ata plotesojnë njeri tjetrin. Ky urdhër (ligj) është në Suren Bekare ajeti 187. Në suren eNahl ajeti 56-59 Allahu na tregon se nuk ka dallim ose përparësi midis vajzës dhe djalit. Ashtu si djali dhe vajza janë krijes të Allahut.

Kodi i familjes në Legjislacionin Islam i ka dhënë femres shumë të drejta civile. Femra ka të drejtë të martohet, të shumohet, të zgjedhë, të ndahet. Ka te drejtë të jetë grua, nënë, motër, bijë, hallë,teze . Ajo ka lirinë e besimit, të fjalës, të mendimit, të veprimit. Femra ka të drejtën të arsimohet në fusha të ndryshme të shkencës dhe fesë. Është e lire të ketë një jete sociale, të punojë, të bëjë pune vullnetare, të jetë e integruar në shoqëri. Kodi i familjes në Legjislacionin Islam i ka dhënë te drejtë femrës që të jetë pjestare në përfitimin e pasurisë së trashguar nga prindërit e saj. Ajo është “ortake” në çdo gjë që ka në shtëpinë e burrit. Ekonomia e një familjeje është e barabarte për burrin dhe për gruan. Burri ka të drejtë që nga pasuria e tij, t’i japë gruas. Ai është përgjegjës për kushtet e mirëqënies së gruas dhe familjes. Gruaja nga pasuria e saj nuk ka për detyrë t’i japë burrit. Kodi i familjes në Islam është ngritur mbi baza të forta në mbrojtje të të drejtave të femrave. Ideologjia është “Të gjithë myslimanët janë vëllezër, nderi, malli dhe gjaku i çdo myslimani është i shënjtë dhe nuk preket” Kjo ideologji ia ka mbyllur derën të gjitha të këqiave që mund t’i vijnë femrës nga bota rrethuese. Në të njëjtën kohë ky ligj është mbrojtës i nderit të femrës. Edhe mbulesa është një ndër të drejtat që ka femra ne fenë Islame. Mbulesa është obligim për çdo femer muslimane. Mbulesa është shenja e bindjes, vetebesimit, mbrojtje dhe dëshmi për një jetë të lumtur.

Nga historia islame kemi raste të grave që udheheqën tregun e shitë-blerjeve. Hatixheja (r.a) gruaja e nderuar e Profetit Muhamed (a.s) ishte nje tregëtare, biznesmene shumë e zgjuar dhe e zonja.Tregëtia është një e drejtë tjetër që Islami i ka dhëne femrës. Femrat mund të merren me tregëti, biznes, shitë-blerje, menaxhim parash dhe mund të jenë agjentë shitjeje. Sumeja, në histori kalon me statusin si “dëshmorja e parë femër”. Ajo ka qëne një luftëtare shumë e mirë. Kur ka qënë në luftë duke mbrojtur Profetin (a.s) ka rënë dëshmore. Islami i jep të drejtë femrës ( e lën në dëshirën e saj) që te marri pjesë në luftë. Pra nuk është e ndaluar që një femër muslimane te mbarojë studimet në akademin e rendit ose akademin ushtarake.

Mbi të gjitha një femër është një nënë. Ajo punon full-time, 7/24, pa rrogë mujore. Nëna gjithnjë gjen kohën, vendin, mundësinë për të bërë të lumtur fëmijet e saj.  Dhe Islami e ngre dhe e mbron përsëri femrën me mesazhin e bukur qe na jep “Xheneti është nën këmbët e nënës”

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.