Vendimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokuror të Bosnjë e Hercegovinës (VSTV) lidhur me ndalesën e mbajtjes së simboleve fetare si dhe për shfaqjen e fesë gjatë orarit të punës në institucionet gjyqësore i cili daton nga shtatori i vitit 2015, i cili është dërguar tek të gjithë kryetarët e gjykatave dhe prokurorëve kryesorë në BeH, ka ngjallur polemika të shumta të cilat vazhdojnë të mbeten aktuale pesë muaj pas miratimit.

12421458_10207336137415664_1934662629_nPolemikat lidhur me vendimin i cili ka të bëjë me nene të caktuara të ligjit për gjykatat në BeH dhe Republikën Srpska zhvillohen kryesisht rreth asaj nëse këto dispozita mund të aplikohen mbi gratë të cilat mbajnë hixhabin (shamia në kokë ne përputhje me dispozitat islame). Në Bosnjë e Hercegovinë gratë e tilla janë një përditshmëri dhe si të tilla ato mund të vërehen në vende të ndryshme të punës, pjesëmarrëse në të gjitha sferat e jetës.
Para kësaj nuk ka pasur ndalesa të ngjashme për sa i përket institucioneve të BeH-së.
Bashkësia Islame e BeH-së ka reaguare duke dënuar ashpër vendimin e VSTV-së duke kërkuar nga institucionet të cilat emërojnë prokurorët dhe gjykatësit dhe kryen mbikëqyrje të punës së institucioneve gjyqësore të rishqyrtojnë vendimet dhe të definojë qartë se çfarë nënkupton me “simbole fetare”.

VSTV e BeH-së pas debatit më 10 shkurt mbeti me vendimin e mëparshëm i cili ka të bëjë me ndalesën e mbajtjes së simboleve fetare në institucionet gjyqësore dhe premtoi se për të kuptuar më mirë përmbajtjen dhe esencën e vendimit do të shpallë memorandumin publik në ueb faqen e saj në të cilën në mënyrë të detajuar do të sqarohet arsyeja e sjelljes së një vendimi të tillë.
Janë paralajmëruar bisedime me përfaqësuesit e të gjitha bashkësive fetare në BeH dhe me përfaqësuesit e pushtetit ligjvënës dhe ekzekutiv të vendit.
Kryetari i VSTV-së, Milan Tegeltija deklaroi se nuk bëhet fjalë për ndalesë së mbajtjes së hixhabit, por se vendimi ka të bëjë me të gjitha simbolet fetare në përputhje me ligjet për gjykata në BeH me të cilat ndalohen shfaqja përkatësisë fetare, nacionale dhe politike bashkë me simbolet e tyre.

“Problemi me të cilin u ballafaquam për çka dhe u nevojit të reagojmë ishte interpretimi i tij nga ana e zyrtarëve të lartë të VSTV-a. Është interpretuar në mënyrë krejtësisht të gabuar dhe me këtë ka shkaktuar shpërqëndrim të madhe në mesin e të punësuarve në institucionet gjyqësore dhe besoj edhe në mesin e qytetarëve. Besojmë se me këtë një pjesë e caktuar e kolegëve tanë ndjehet keq dhe se është shkelur e drejta e tyre për punë për çka u deshtë të reagojmë në atë mënyrë”, sqaroi Zorniç. Ai paralajmëroi se qëndrimet e tyre do ti mbrojnë edhe me anë të protestave dhe grevës nëse ka nevojë. Ai foli edhe për mundësinë e një nisme për ndryshimin e ligjit.

“Me këtë kërkesë dëshirojmë të mbrojmë anëtarët tanë të cilët u ndjenë keq. Sa i përket nismës nuk ka nevojë të ndryshohet neni kontestues sepse ai nuk është shkelur në asnjë institucion gjyqësor. E vetmja çështje e cila në parim është e gabuar është interpretimi i atij neni”, tha ai për të shtuar se e tërë retorika ka shkuar në drejtim të gabuar.
thumbs_b_c_fcf2d7f5a44dce66e13c0bfe57f6b2b0
-Ministria e Arsimit e Malit të Zi: Askush nuk duhet të diskriminohet nga shkaku i shamisë apo kapelës në kokë-

Në vendet e rajonit nuk ka pasur raste të mëdha kur është fjala për simbolet fetare në institucionet gjyqësore. Një shembull i tillë është Mali i Zi, ku autoritetet gjyqësore nuk kanë regjistruar asnjë problem, kur është fjala për hyrjen e personave me simbole fetare.

“Deri tani nuk kam hasur diçka karakteristike lidhur me një problemi të tillë. Gjykata e Lartë në Podgoricë ka kontroll cilësor dhe çdo person i cili nuk është i veshur si duhet nuk mund të hyjë në gjykatë. Deri më tani nuk kemi pasur probleme, dhe nëse ka pasur ndonjë, i njëjti është zgjidhur në mënyrë të sjellshme. Rregullat e shtëpisë në çdo gjykatë përcaktojnë sjelljen dhe veshjen e atyre që hyjnë në gjykatë. Sa për institucionet tjera në Malit të Zi, çështja është përcaktuar me rregullat e institucioneve përkatëse”, tha kryetari i Odës së Avokatëve të Malit të Zi, Zdravko Begoviç.

Rikujtojmë se në fillim të vitit 2015, ardhja në shkollë e nxënëses E.K. (16) me hixhab në gjimnazin “Niko Roloviç” në Tivar, shkaktoi reagime të shumta në opinionin e Malit të Zi. Në atë kohë, njëri nga profesorët refuzoi të ligjerojë në klasën në të cilën mësonte nxënësja e lartpërmendur. Një pjesë e profesorëve, madje iu drejtua Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar interpretimin e marrëveshjes mes shtetit me Bashkësisë Islame, ndërsa nga kjo e fundit thanë se mbajtja e hixhabit është pjesë e praktikimit të islamit dhe se një gjë e tillë është e garantuar me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutës së Malit të Zi. .
Prononcimi i Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi ishte se askush nuk guxon të diskriminohet nga shkaku se mban shami apo kapelë në kokë të cilat janë pjesë e fesë.
Institucionet arsimore respektojnë të drejtën e parashikuar me nenin 14 të marrëveshjes për rregullimin e marrëdhënies e cila është në interes të përbashkët të Qeverisë së Malit të Zi dhe Bashkësisë Islame të Malit të Zi, sipas së cilës “Besimtari i cili sipas kombësisë, fesë ose zakoneve mban kapelë ose shami si pjesë integrale e kostumit, mund të fotografohet me kapelë ose shami dhe nuk guxon të diskriminohet gjatë punësimit, në cilësinë e punëtorit, në procedurat para organeve shtetërore dhe në sistemin e arsimit në cilësinë e një studenti apo nxënësi” pati deklaruar Ministria e Arsimit.
11219708_1181470645201525_3028792905628012097_nNga ky institucion kujtuan se në Mal të Zi, është e garantuar në mënyrë absolute liria e fesë dhe se askush nuk guxon të vë në pyetje këtë çështje.
Probleme të mëdha dhe obstruksione nuk ka patur as në Maqedoni ku të drejtat fetare dhe liritë janë të garantuara me kushtetutën e këtij vendi. “Sa i përket të drejtave dhe lirive fetare mund të themi se në Maqedoni asnjëherë nuk ka patur ndonjë obstruksion ose të kemi ndjerë ndonjë lloj obstruksioni, ose të ketë ardhur deri tek ndonjë ndryshim. Të drejtat dhe liritë tona fetare garantohen me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, posaçërisht në vetë preambulën ku thuhet se secili ka të drejtë të manifestojë besimin e tij fetar në mënyrën në të cilën feja e tij e kërkon”, ka thënë në bisedën për AA Mersiha Smailoviç, juriste dhe kryetare e Shoqatës së grave “Edu Nisa” nga Shkupi.
Sipas saj në organet gjyqësore asnjëherë nuk ka patur diskriminim dhe se me vetë Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë institucionet kanë pranuar ligje të cilat janë ndryshuar, por se asnjëherë nuk e kanë prekur çështjen e të drejtave dhe lirive fetare.
“Sa i përket punonjësve në institucionet shtetërore kemi punonjëse në Gjykatën e Lartë e cila punon tashmë prej disa vitesh pa ndonjë pengesë, ndërsa gjithashtu kemi gra me mbulesa në të gjitha institucionet, madje edhe në mediat shtetërore”, ka theksuar Smailoviç. Ajo ka rikujtuar rastin në vitin 2007 kur gratë muslimane në Maqedoni ndërmorën iniciativën që gratë muslimane të cilat mbajnë shami t’iu lejohet që të fotografohen për dokumente identifikimi me shami.

Aksioni është ndërmarrë në vitin 2007, ndërsa ligjin e ka ndryshuar ministrja e atëhershme e Punëve të Brendshme. “Që kur kemi zbuluar atë problem, diskriminimin e grave muslimane, ne kemi reaguar dhe ai ndryshim ka dhënë efektet e tij. Diskriminimi ekziston, por kur reagoni ajo korrigjohet. Edhe pse nuk guxon të ekzistojë një lloj i tij i diskriminimit. Ajo që është me rëndësi, në të cilën duam të paralajmërojnë institucionet, që shamia nuk është simbol i islamit. Shamia nuk paraqet as kryq, as Yllin e Davidit apo hënën dhe yllin. Kjo është pjesë esenciale e besimit tonë. Ajo është imperativ i cili është dhënë në vetë Kuranin”, shton Smailoviç.
10269575_645516932184733_9172907716569578020_n– Liria e besimit fetar dhe shprehja fetare në Kosovë është e garantuar me Kushtetutë-
Liria e besimit fetar dhe shprehja e fesë në Kosovë është e garantuar me Kushtetutë. Neni 38 i Kushtetutës së Kosovës garanton se liria e besimit dhe e ndërgjegjes, duke përfshirë të drejtën për të “pranuar dhe përmbushjen e fesë, të drejtën për të shfaqur bindjet personale dhe të drejtën për të pranuar ose refuzuar anëtarët e një bashkësie ose grupi fetar.”
Megjithatë, nëse kjo liri është e garantuar me Kushtetutë, ajo nuk është respektuar gjithmonë në praktikë, thotë Labinote Dema-Murtezi, deputetja e parë dhe deri më tani e vetmja me mbulesë në Kuvendin e Kosovës. Ajo thotë se përpjekjet për të kufizuar lirinë e shamisë për gratë dhe vajzat e fesë muslimane në institucionet publike, justifikohen me faktin se Kosova është vend laik.

“Ata që dëshironin të bëjnë probleme, që kanë qenë çështje individuale të njerëzve të caktuar, janë thirrur në faktin e vendit laik, por gratë dhe vajzat të cilat angazhuan avokatët mbrojtës gjithmonë janë referuar në nenin e (Kushtetutës), i cili garanton të drejtën e shprehjes fetare dhe besimit publik. Nga koha në kohë ne kemi pasur probleme, por për fat të mirë këto probleme kanë rënë kohët e fundit, për të mos thënë janë zhdukur plotësisht”, thotë ajo.
Deputetja Labinote Dema-Murtezi kujtoi se deri në këtë vit, çdo shtator dhe fillim i vitit të ri shkollor ka qenë i dhimbshëm për qytetarët e Kosovës, për shkak se vajzat me mbulesë kanë mbetur jashtë shkollës, për shkak të rregullores administrative që ndalon mbajtjen e shamive në shkolla me arsyetimin se personat nën 18 vjeç nuk janë të pjekur për të vendosur vetë nëse do të mbajnë shami.
“Megjithatë, kohët e fundit, qeveria aktuale ka vendosur që çështjen e shamisë të mos e shohë më si një problem, që të mos lejohet mbajtja në institucione, por ky vendim ende nuk ka arritur në Kuvend për shkak të gjendjes sonë politike”, ka thënë Dema Murtezi.
Ajo tha se qytetarët si dhe vetë ajo besojnë në vlerën e vërtetë pa marrë parasysh pamjen e saj dhe pamjen e të tjerëve. “Sigurisht që prania ime në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka luajtur një rol senzibilizues, sepse, siç kam theksuar, këtë shtator kemi pasur raste kur një vajzë është penguar për t’u shkolluar”, shtoi Dema Murtezi.

Albina Ferko Nanaj-Në Shqipëri ka përcaktime ligjore për simbolet fetare në lidhje me vetë institucionet arsimore-
Përdorimi i simboleve fetare në institucionet arsimore, por jo vetëm, në Shqipëri është karakterizuar nga debate dhe këndvështrime të ndryshme gjatë viteve të tranzicionit në vend. Në disa shkolle të vendit autoritetet drejtuese të tyre në vitet e fundit ndaluan nxënëset që mbanin shami të frekuentonin shkollën, edhe pse nuk kishte dispozita të qarta ligjore lidhur me llojin e simboleve fetare në shkolla.

Por në legjislacionin në fuqi aktualisht nuk ka dispozita ligjore që të ndalojnë dhe që shprehen qartë për ndalimin e mbajtjes së simboleve fetare nga individët apo për llojin e simboleve, por kjo situatë mbetet objekt i interpretimeve të ndryshme ligjore. Ka vetëm përcaktime ligjore për simbolet fetare në lidhje me vetë institucionet arsimore.
Në Kushtetutën aktuale të Shqipërisë, theksohet se askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore. Gjithashtu në Kushtetutë thuhet se “Liria e ndërgjegjes dhe e fesë është e garantuar dhe secili është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë fenë ose bindjet, si dhe t’i shfaqë ato individualisht ose kolektivisht, në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve”.

Kondi Ilia, avokat në Shqipëri, shprehet për Anadolu Agency se një aspekt ligjor sidomos për mbrojtjen nga diskriminimi është edhe ligji për mbrojtjen nga diskriminimi i miratuar në vitin 2010. Ilia citon se në nenin 10 të këtij ligji emërtuar “Ndërgjegjja dhe feja”, thuhet se ndalohet diskriminimi lidhur me ushtrimin e lirisë së ndërgjegjes dhe fesë, veçanërisht kur ka të bëjë me shprehjen e tyre individualisht ose kolektivisht, në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve.

Ndërsa në ligjin e miratuar në vitin 2015 “Për Arsimin e Lartë në Shqipëri” theksohet se shteti, nëpërmjet organeve dhe strukturave përgjegjëse të tij, ka përgjegjësitë të garantojë laicitetin e institucioneve të arsimit të lartë publik dhe mospërdorimin e simboleve fetare prej tyre. Në këtë ligj nuk përmendet përdormi i simboleve fetare nga individët apo lloj i simboleve fetare.

Zgjedhja për herë të parë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, të Albina Nanajt, vitin e kaluar si këshilltare që mban shaminë qetësoi deri diku zërat kundër për mbajtjen e simboleve fetare në institucionet shtetërore dhe në shkolla, duke mos u shikuar si një problem ligjor apo si një problem për laicitetin.
Lidhur me situatën në Kroaci foli avokati Branko Sheriç i cili tha se Kushtetuta e Kroacisë nuk ka rregulluar theksimin e simboleve fetare dhe se në praktikimin e kryqëzimit në sallat gjyqësore dhe institucionet tjera shtetërore nuk ka vend. Megjithatë, sipas tij mbajtja e simboleve fetare në gjykatë gjatë debatit nuk mund të ndalohet përveç nëse shkaqet e sigurisë e urdhërojnë heqjen e kapelës për shkak të video-mbikëqyrjes dhe mundësisë së identifikimit të personit që hyn në gjykatë. Mbajtja e shamisë varet nga leja e kryetarit të Këshillit Gjyqësor, por mbajtja e ferexhesë në sallën gjyqësore nuk është e lejuar, tha Sheriç.
“Policët do të ndalonin ndonjë person mashkull me fytyrë të mbuluar në rrugë, me të cilën lidhet mundësia që dikush të kamuflohet në veshje të femrave”, theksoi Sheriç. Ai shtoi se askush nuk do të ndalojë ndonjë person femër të mbuluar në rrugë dhe se ajo nuk është e ndaluar, por thekson se ngjall dyshime.
Sheriç konsideron se mbajtja dhe theksimi i simboleve fetare gjatë ushtrimit të detyrave publike do të ishte e papërshtatshme për shembull nëse dikush thekson ndonjë kryq të madh në gjoks. Ai thekson se praktikimi e fesë është gjë personale që doemos duhet të mbetet brenda objektit fetar apo në shtëpi. Në pyetjen si e komenton rekomandimin e ndalesës së mabjtjes të simboleve fetare për udhëheqësit dhe gazetarët të emisioneve informative në televizionin publik kroat, Sheriç theksoi se theksimi i simboleve fetare është brenda vlerësimit të çdo shtëpie apo organizate.
Marijana Bijeliç, anëtare e Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të personave afetarë dhe promovimin e të kuptuarit afetar të botës “Protagora” theksoi se është praktikë që në gjykatat në Kroaci shpesh të gjenden simbole të besimit katolik, para se gjithash kryqe, ndërsa ekziston edhe statistikë se njerëzve në procesin e gjykimit u është parashtruar pyetja për besimin, në çka nuk janë të obliguar të përgjigjen.
“Jo rrallëherë në sallat gjyqësore qëndrojnë kryqet, jo në të gjitha, por ekzistojnë dëshmi dhe fotografi të shumë rasteve”, tha Bijeliç. Ajo më tej thekson se ka raste kur grave në Kroaci u është lejuar fotografimi me hixhab për letërnjoftim, që është në kundërshtim me dispozitat ngase koka doemos duhet të jetë e zbuluar, pa syze, madje edhe flokët doemos duhet të hiqen nga fytyra.
Siç tha ajo, në gjykata nuk ndalojnë mbajtjen e hixhabit, por kjo dukuri është shumë e rrallë në Kroaci. Bijeliç dëshmon se nëpër spitale mund të takohen mjekë me kryqe të mëdha, nëpër shkolla jo vetëm që personeli mban kryqe, por kryqet shpesh herë janë të theksuara në mure, por edhe statuja të ndryshme. “Ne nuk jemi kundër që çdokush të mbajë në vete çka të dëshirojë, por jemi kundër ngjyrosjes së hapësirave të institucioneve publike. Përveç nëse personi e shfaq atë nga pozita e njeriut të pushtetshëm nuk ndjehet i barabartë, nëse personi mund të vendos për fatin e tij. Problemi është për shembull nëse prindërit gjykohen për kujdestarinë e fëmijës, ndërsa janë me fe të ndryshme, me këtë rast gjykatësi thekson përkatësinë e tij fetare”, sqaroi Bijeliç.

LEAVE A REPLY