Rukiye Turdush, aktivistja e pavarur për të drejtat e njeriut ka studjuar në Universitetin East China në Shanghai. Emigroi në Kanada në vitin 1999 së bashku me babain e saj ku dhe studjoi Zhvillime Ndërkombëtare në Universitetin e Windsor dhe Shkenca Sociale në  George Brown College. Ajo është gjithashtu ish presidentja e Shoqatës Ujgurët Kanadez si dhe ka shkruar librin në gjuhën ujgure “ Dëshira e zjarrtë për liri”.  Drejton faqen qarlighach.com po në gjuhën ujgure si dhe blogun medium.com me artikujt e saj në anglisht.  

Muslimanët në Turkistanin lindor janë nën kërcënimin e vazhdueshëm të kolonizimit kinez.  Qeveria kineze dëshiron të krijojë një shfarosje etnike që është akoma më keq se gjenocidi. Se kur ndodh një gjenocid vriten shumë njerëz nga etni të ndryshme dhe të mbijetuarit mund ta vazhdojnë trashëgiminë por me shfarosjen etnike shuhet e gjithë etnia dhe nuk ka më trashëgimi qoftë historike, kujtese, gjuhe apo feje. Përmes këtyre sulmeve mund të shuhet një etni e tërë nga faqja e dheut.

Cila është situata apo realiteti me të cilën përballet gruaja muslimane ujgure në Turkistanin Lindor?

Nën politikat etni shfarosësë të Kinës, muslimanet ujgure shndërrohen në një target të drejtpërdrejtë të qeverisë kineze. Kjo për disa arsye dhe në disa forma të ndryshme:
– për shkak të ligjit për një fëmijë të vetëm dhe duke qenë se populli kinez preferon më shumë që të ketë fëmijë meshkuj se sa femra u shtua dhe aborti selektiv. Kështu në 30 vitet e fundit u rrit numri i meshkujve Han (rracë kineze) krahasuar me numrin e femrave. Për të korigjuar këtë mungesë balance filluan të merrnin femra nga Turkistani Lindor për t’u martuar me to ose të paktën për t’u riprodhuar. Kështu qeveria kineze me pretekstin e punësimit dërgoi nëpër ishuj me fabrika qindra mijëra vajza ujgure të pamartuara. Këshdo që tentonte të arratisej dënoheshin me therjen e familjarëve dhe djegien e shtëpisë në Turkistan.   

Cilat janq shkaqet që kanë çuar drejt kësaj situate?

Për të shtypur lirinë e fesë qeveria kineze ka ndërmarrë masa si etiketimin e çdo muslimani si terrorist, burgosjen dhe tortura. Një numër i konsiderueshëm ujgurësh kanë humbur jetën nëpër burgje nga prerje e rrjepje organesh. Meqenëse mbulesa e femrave muslimane është manifestim i dukshëm i fesë së tyre është bërë shkak që të targetohen menjeherë dhe si rrjedhojë qindra mijëra muslimane janë burgosur, torturuar, përdhunuar dhe zhdukur vetëm sespe mbanin mbulesën islame.

Sipas fesë islame një muslimaneje nuk i lejohet të martohet me një pabesimtar. Kështu, pavarsisht shpërblimit të qeverisë prej 15 mij dollar për t’u martuar me një kinez Han, vetëm 0.01 kanë pranuar të martohen. Nga ana tjetër kushdo që edukon dhe rrit fëmijët e tyre me edukatë islame, duke i përcjellë kështu dhe normat e martesës sipas fesë islame do të quhet ekstremist dhe do të internohet. Për këtë arsye numri i vajzave ujgure që martohen me kinez Han po fillon të rritet. Kjo ndodh për dy arsye kryesore: e para për shkak të gjendjes ekonomike, pasi në Turkistan duke qenë ekonomia e dobët dhe numri i papunësisë është i madh dhe kjo dëmton mësëshumti femrat se sa meshkujt të cilët kanë më shumë akses ndaj tregut të punës.

Mund të ndodh që pavarsisht se femrat ujgure janë diplomuar me nota shumë të mira të ngelen pa punë ndërsa kinez të cilët nuk kanë mbaruar as gjimnazin të punësohen në vende të mira me rrogë të lartë. Nga ana tjetër një numër i madh meshkujsh ujgur janë internuar, burgosur dhe vrarë vetëm sepse kanë refuzuar të pijnë alkol apo sepse janë kapur duke agjëruar. Kjo ka bërë që shumë femra të mbeten jetime, vejusha dhe me një shtëpi plot fëmijë dhe përgjegjësi për të mbajtur.
E dyta sepse vajza të cilat kanë refuzuar haptazi të martohen me kinez Han janë internuar në kampe riedukimi ku dhe pësojnë tortura të ndryshme.

Cilat janë keshillat apo udhezimet tuaja drejt organizatave të grave që merren me të drjetat e tyre?  

Femrat ujgure janë ato të cilat preken dhe cënohen më së shumti nga ligji për një fëmijë të vetëm. Gratë kineze Han duhet të luftojnë ashtu si dhe ujguret për të ndryhuar këtë lloj politike që të rikthehet balanci i dikurshëm.
Shoqatat ujgure dhe ato ndërkombëtare, si dhe vëllezërit dhe motrat muslimane nëpër botë duhet të luftojnë përkrah ujgurëve për t’i mbrojtur që kjo etni dhe kjo fe të mos shuhet.  

Intervistoi: Hany Salah

LEAVE A REPLY