FIBA vendos të lejojë hixhabin në basketbollin profesionist

0

Një vendim i bordit qendror të FIBA-s, Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit, për një rregull që i lejon lojtaret të mbajnë mbulesë koke, është ratifikuar këtë të enjte.

Propozimi mori të mërkurën miratimin e bordit qendror, për t’u ratifikuar sot në kongresin e mesmandatit të FIBA-s.

Kështu, hixhabi dhe turbanët do të lejohen në basketbollin profesionist; një vendim që përmbys një ndalim të mëhershëm të mbulesave të tilla të kokës.

Ndryshimi vjen pas një fushate të suksesshme në median sociale, e cila filloi më tepër se dy vite të shkuara.

Rregulli i ri, lexohet në faqen zyrtare të FIBA-s, vjen si rezultat i faktit se kodet e veshjes tradicionale në disa vende, që kërkojnë mbulimin e kokës apo të tërë trupit, ishin të papajtueshme me rregullin e mëhershëm të mbulesës së kokës.

Ky rregull hyn në fuqi në tetor të këtij viti, ndërsa ka një sërë kushtesh që përcaktojnë lejimin e mbulesës së kokës.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.