Nga Azra Nuhefendić

Mohimi është shkalla e fundit e gjenocidit. Njohja e krimit do t’i ndihmonte boshnjakët të vazhdonin përpara.

Në kuadër të përkujtimores të 11 korriku, tensioni po shtohet në të dyja anët e lumit Drina. Serbët dhe boshnjakët serbë duke e ndarë përgjegjësinë mes vete; duke hamendësuar dhe akuzuar figura të ndryshme; duke justifikuar vetet e tyre, këmbëngulin në versionin e tyre të fakteve.

Muslimanët e Bosnjes (bosnjakët) vazhdojnë të presin për drejtësi, njohje, kërkesë faljeje dhe mëshirë njerëzore.

Pas luftrash dhe gjenocidesh, ajo që mbetet janë emrat: emrat e vendeve!

Fjala Srebrenicë

Kjo fjalë sjellë imazhe terrori: klithmat e më shumë se 30.000 nënave, motrave, bijave të cilat humbën familjarët e tyre në këtë gjenocid. Mbi 8 mijë boshnjakë të vrarë.

Një tjetër dhimbje akom më e madhe është ajo e pasigurisë, mosnjohja e fatit të të humburve. Shumica e grave në Srebenicë presin. Presin për një lajm ose për kufoma. Njëra prej tyre, Hatidža Hren, thërret e dëshpëruar: “Më sillni trupin e burrit tim, të paktën ta di.”

Ajo çfarë ndodhi në Srebrenicë nuk është çështje për diskutim. Tashmë gjenocidi është njohur nga dy gjykatat ndërkombëtare: ajo e Drejtësisë dhe Gjykata e Krimeve të Ish-Jugosllavisë.

Mohimi nuk ka për t’i ndryshuar faktet.

Masakra e Srebrenicës është dokumenti më i plotë në historinë e krimeve të luftës. Ekzistojnë miliona faqe me dëshmi, regjistrime audio, video dhe prova të dukshme që dëshmojnë për të.

Gjenocidi

Gjenocidi nuk është një krim aksidental apo një gabim padashje por një vendim, madje kolektiv. Gjenocidi nuk është një vendim i menjëhershëm por një projekt: i mirëmenduar, i mirëorganizuar dhe i kryer me vendosmëri.

Nuk ka gjenocid pa ideologji dhe ideologjia e Srebrenicës ka qenë nacionalizmi serb. Ideologjia i ka shpaguar nga mëkati dhe ndjesia e fajt që më herët, madje i ka përgatitur  dhe trajnuar ata të veprojnë mënyrë në të tillë.

Mohimi

Tashmë mohimi është kthyer në një strategji kombëtare.  Kjo për arsye se shumica e politikanëve dhe drejtuesve të shtetit aktual janë po të njëjtët që kanë patur gisht në gjenocid asokohe. Dhe ideologjia e tyre mbetet po nacionalizmi.

Ky mohim po dëmton edhe vetë Serbinë në një këndvështrim afatgjatë. Ky lloj qendrimi ka dëmtuar imazhin e serbëve. Njohja dhe pranimi i fajit është mbi të gjitha një çështje e lidhur ngushtë me civilizimin. Të tregosh mëshirë për viktimat është minimum që mund të bëhet.

Azra Nuhefendić është shkrimtare, gazetare dhe korrespondente për “ Osservatorio Balcani e Caucaso”. Ndër të tjera ajo ka fituar dhe çmimin ndërkombëtar “Writing for Central and Eastern Europe”.

Muslimania.al

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.