Fjala nënë duket të jetë e ngjashme  në shumë gjuhë. Edhe nëse nuk është “mama” përsëri në të shumtën e rasteve shqiptohet me një tingull hundor të ngjashëm me “m” si psh. nana. Ashtu dhe fjala për babain shpesh haset me fjalën “papa” ose me “b” pra “baba”. Në gjuhë të ndryshme pra hasim fjalët mama ose nana, pastaj baba, papa, dada ose tata.

Nëse i bëjmë një analizë gjuhëve europiane gjithashtu hasim në këtë ngjashmëri, kështu në frengjisht kemi ” maman- papa”; në italisht “mamma – babbo”; në norvegjisth: “mamma – papa”.

Jo vetëm gjuhët e së njëjtës familje por dhe gjuhë të tjera të cialt s’kanë pasur kurrë lidhje apo ngjashmëri me njëra tjetrën. Kështu në Afrikë në gjuhën  Sëahili përsëri gjejmë “mama dhe baba” në Filipin: nani dhe tati ndërsa në Fijian gjejmë nana dhe tata. Edhe në Mandarin pavarsisht sa ndryshe dhe e veçantë është kjo gjuhë përsëri gjejmë “mama dhe baba”.

Çeçenisht-  Naana dhe daa.

Eskimo- anana dhe ataata;

Koasati  (Louisiana dhe Texas)- mamma dhe taata;

El Salvador( Pipil )-  naan dhe tatah.

Menjëherë mendja të shkon se këto dy fjalë të ngrohta i kanë mbijetuar kohës qindar mijëra vjeçare. Por në fakt duket shumë e lehtë për të qenë e vërtetë. Është faktikishtë e pamundur që një gjuhë ose fjalë të një gjuhe t’i rezistojnë kohës sepse dihet që me kalimin e kohës fjalët transformohen. Mund të keni hasur dhe në fenomenin e një fjale në shumë gjuhë të ndryshme por me kuptime tjetër për tjetër. Pra si ka mundësi që fjalët për të emërtuar prindërit të ketë mbetur e pa ndryshuar në të gjitha gjuhët?

Përgjigjen mund ta gjejmë tek mënyra se si fillojnë të flasin fëmijët. Gjuhëtari Roman Jakobson e shpjegon kështu: nëse ju do ishit një bebe cila do ishte rrokja më e lehtë për t’u shprehur. Me siguri “aaahh” sepse nuk kërkon asnjë lloj mundimi pasiqë nuk lëviz as buzët as gjuhën.  Po nëse do bashkonit buzët për të shprehur diçka më tepër duke u sforcuar pak më shumë?

– Maaah!

Rendi sipas të cilit bebet zhvillojnë të folurën e tyre shpjegon pse rrokje  e tyre të para janë të ngjashme  me “mama” ose “baba”

Kur bebet “flasin” në të tillë mënyrë janë thjesht duke lujatur. Por të rriturit nuk e kuptojnë që është lojë: ata mendojnë se po i drejtohen dkujt, dhe personi më afër tyre dhe më i pranishëm në jetën e tyre është nëna. Nëna kujton se bebja e saj i drejtohet asaj sa herë që përmend këto rrokje ndaj dhe vetë ajo kur fletë për veten, veten e saj e quan “mama”.

Dhe ndoshta ky lloj keqkuptimi ka ndodhur prej shekujsh ..

Muslimanja.com

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.