Është tejet e vështirë ta kuptosh dikë që vuan nga depresioni i buzëqeshjes. Para teje duken sikur nuk kanë kurfarë arsye të jenë të dëshpëruar – të punësuar po, apartament po, madje edhe mund të kenë fëmijë ose partner. Përshëndetjen ta kthejnë duke buzëqeshur si dhe mund të zhvilloni biseda të këndshme. Shkurt, para botës së jashtme ata e vëndosin një maskë duke çuar kështu një jetë normale dhe aktive. Megjithatë, nga brenda, ndihen të pashpresë dhe të vrarë shpirtërisht.

Njerëzit me depresíon të buzëqeshjes shfaqin një “fytyrë të lumtur” para të tjerëve, të cilët mund të përjetojnë një ngritje humori të vërtetë si rezultat i ndonjë ngarjeje pozitive të jetës së tyre. Për shembull, kur marrin ndonjë mesazh të shkruar nga dikush që mezi kanë pritur ta dëgjojnë, ose kur lavdërohen gjatë punës, kjo i bën ata të ndjehen mirë për disa çaste por përsëri i kthehen në ndjenjës së dëshpërimit dhe rënies së humorit.

Simptoma tjera të kësaj gjendjeje janë ngrënia e tepërt, ndjenja e rëndesës në krahë dhe këmbë, si dhe të lënduarit lehtë nga kritika apo refuzimi. Njerëzit me depresion të buzëqeshur më së shumti ndjehen të dëshpëruar gjatë mbrëmjes dhe duan të flejnë më gjatë se zakonisht. Megjithatë, forma tjetër e depresionit është kur gjendja juaj shpirtërore mund të jetë më e keqe në mëngjes dhe me më pak nevojë për gjumë se zakonisht.

Depresoni i buzëqeshjes duket të jetë më i zakonshëm tek njerëzit me temperamente të caktuara. Në veçanti, më shumë ka të bëjë me prirjen për të parashikuar dështimin, duke e pasur të vështirë të kapërcejnë situatat poshtëruese apo turpëruese, dhe duke u menduar tepër mbi situatat negative që u kanë ndodhur.

Ngarkesa dhe trajtimi

Është e vështirë që të vendoset saktësisht se çka e shkakton depresionin, por disponimi i keq buron prej shumë gjërave, siç janë problemet e punës, përkeqësimi i marrëdhënieve, dhe ndjenja sikur jeta juaj nuk ka kuptim apo qëllim.

Dhe është shumë i zakonshëm. Rreth një në dhjetë persona janë në depresion, si dhe mes 15% dhe 40% të këtyre njerëzve vuajnë nga forma jotipike që i ngjason depresionit të buzëqeshjes. Një depresion i tillë fillon në moshë të re dhe mund të zgjasë për një kohë të gjatë.

Nëse vuani nga depresioni i buzeqëshjes është e rëndësishme që të kërkohet ndihmë. Fatkeqësisht njerëzit që vuajnë nga kjo gjendje zakonisht nuk e kërkojnë një gjë të tillë, ngase në radhë të parë nuk e mendojnë këtë si problem – veçanërisht rasti kur paraqiten duke i kryer obligimet e tyre dhe rutinat ditore si më parë. Gjithashtu mund të ndjehen fajtorë dhe të arsyetohen se nuk kanë për çka të flasin. Dhe si rrjedhojë, nuk i tregojnë askujt për problemet e tyre dhe përfundojnë duke u ndjerë të turpëruar nga këto ndjenja.

Pra, si ta ndërpreni këtë cikël? Pika fillestare është të dini se kjo gjendje ekziston vërtetë dhe se është serioze. Vetëm atëherë kur të ndalojmë së arsyetuari problemet tona me mendimin se nuk janë aq serioze, mund të fillojmë të bëjmë një ndyshim të vërtetë. Për disa, një njohje e këtillë mund të jetë e mjaftueshme për t’i ndryshuar gjërat, ngase kjo i drejton në rrugë për të kërkuar ndihmë dhe të lirohen nga prangat e depresionit që i ka mbajtur të frenuar.

Gjithashtu meditimi dhe aktiviteti fizik tregojnë se kanë dobi të jashtëzakonshme në shëndetin mendor. Një përfitim tjetër është kujdesi për të tjerët. Kur veten e largojmë nga qendra e vëmendjes dhe fillojmë të mendojmë për nevojat dhe kërkesat e të tjerëve, atëherë fillojmë të mendojmë se jeta jonë është e rëndësishme. Një gjë e tillë mund të arrihet përmes vullnetarizmit, ose duke u kujdesur për ndonjë anëtar të familjes, apo edhe një kafshe.

Ndjenja se jeta jonë ka rëndësi në fund të fundit është ajo çka na jep qëllim dhe kuptim – dhe kjo mund të bëjë një ndryshim të rëndësishëm për mirëqenien dhe shëndetin tonë mendor.

perktheu: Hanife Alija Dauti

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.