Një aparat i ri fotografik do t’ju detyrojë që të shijoni më shumë peisazhet se sa të lodheni duke gjetur këndin e duhur për të shkrepur një foto kurrë shkrepur më parë. Restricta, kamera e krijuar nga dizenjuesi gjerman Philipp Schmitt është ende në fazë prove dhe është programuar që të ndalojë shkrepjen e fotove në një vend të caktuar. Ingranazhi vepron kështu: trupi i aparatit, i cili është një format i printuar 3D, është një ndërthurje e teknologjisë GPS dhe smartphone e cila mundëson lokalizimin e vendit ku ndodhesh, bën kontroll në rrejtet sociale kryesore, sidmos të Flickr dhe Panoramio për foto të vendit dhe nëse përfundimi del se janë më shumë se 35 foto atëherë butoni shkrepjes bllokohet dhe refuzon që të shkrepë foton. Nëse numri i fotove të shkrepura në atë vend është me i vogël se 35, kamera kapriçoze tregon në ekran YES kështu të mundëson që të shkrepësh foto.

Muslimania.com

LEAVE A REPLY