Tetori është ndër muajt e bereqetshëm që dhuron fruta të mrekullueshme prej parajse.

Ndaj dhe përfitoni sa më shumë të mundeni sidomos për të furnizuar frigoriferin tuaj me fruta të ngrira të cilat mund t’i konsumoni gjatë gjithë vitit si për shembull kokrrat e shegës.

Në shportën e tetorit nuk duhet të mungojnë asesi hurmat, mollët, dardhat, rrushi dhe gështenjat, të cilat jo vetëm që mund të përdoren për konsum normal por mund të përgatiten dhe receta të shijshme dhe të përshtatshme për kalimin e menjëhershëm në të ftohtin e dimrit.

Me to mund të përgatisim gështenja të ziera ose të pjekura, tortë me mollë apo strudel me mollë dhe kanellë, reçel molle apo dardhe e shumë specialitete të tjera.

LEAVE A REPLY