Gratë e guximshme dhe lufta

0

Nga Lucia Goraçi

Nuk mendoj se ekziston një mënyrë femërore për të shpjeguar luftërat. Reporteri në luftë, qoftë mashkull apo femër, i përgjigjet të gjitha detyrimeve si çdo i dërguar tjetër. Të shkosh të kontrollosh me sytë e tu, të gjesh lajmet e dorës së parë, të afrohesh sa më pranë vendngjarjes…  Dhe jo vetëm kaq por të shkosh e të qendrosh sa më shumë të jetë e mundur. Madje, nuk mendoj se ka një vështrim të caktuar se si e shohin luftën gratë. Guximi nuk njeh dallime gjinore, edhe pse rrallë herë thuhet për gratë se janë kurajoze. Maksimumi, ato paragjykohen si të pamatura e që rrezikojnë shumë.
Megjithatë, ekziston një mënyrë “femërore” për t’i përjetuar luftërat që bien mbi shpatullat e tyre. Burri duhet të luftojë kurse gruaja duhet të rregullojë atë që lufta ka shkatërruar.  Kështu, gratë në Gaza duhet të përballen me vendimin e zhvendosjes e cila kërkon një plan paraprak; duke filluar që nga bërja gati e plaçkave, përgjegjësi kjo po e grave.

Edhe gratë në Libi nuk e zgjodhën luftën por iu erdhi papritur. Megjthatë, ato vazhdojnë t’u mësojnë fëmijëve të tyre shkrim e këndim brenda katër mureve të shtëpisë, të cilat tronditen nga bombat jashtë. Gratë në Libi përballen përditë me plaçkitje. E megjithatë kanë arritur ta ruajnë dinjitetin dhe moralin e tyre duke u kujdesur për veshjen e përshtatshme për çdo rast.

Gra ishin dhe vajzat në Kobane të cilat si vullnetare zëvëndësuan mësueset dezertatore dhe me kurajon që i karakterizonte kishin arritur të rihapnin shkollat në magazinat dhe depot e shtëpive.

Ekziston dhe një e vertetë e hidhur që duhet rrëfyer: sa herë që një regjim i ri pushton ose ripushton, ai merr në shenjestër të drejtat e grave së pari.

Nuk ekziston një gazetari lufte e stlit femëror, mirëpo për një reportere femër vjen më natyrshëm që t’u qaset këtyre fenomeneve që prekin në radhë të parë femrën. Pra duke mos u ndalur shumë tek skenaret apo tek luftërat por më së shumti tek impakti dhe pasojat e luftës tek më të ndjeshmit. Gratë nuk zbrapsen dhe kjo është etika e vërtetë e gazetarisë.

Të rrëfesh një luftë, qoftë kjo në Siri apo në Lampedusa! Aty ka gra të gatshme për të kapur të pakapshmen dhe për të rrëfyer të parrëfyerën!

©Muslimania.al

LEAVE A REPLY