Nga Elma Ljubçiq

Problemi i abuzimit seksual, si dhe i dhunës ndaj grave vitin e kaluar, është ekspozuar nga disa fushata të rrjeteve sociale që kanë nisur një ortek rrëfimesh të grave në të gjithë Ballkanin. 

Të inkurajuar nga hapësira e lirë në të cilën iu dha mundësia të flisnin hapur – pa frikë nga dënimi i shoqërisë dhe nevojën për justifikim – për abuzimin seksual, apo format e tjera të dhunës që pësuan dhe për të cilat ata heshtën për shkak të turpit, frika dhe mosbesimi ndaj institucioneve, dhjetëra mijëra dëshmi të dhimbshme dhe tronditëse janë raportuar në Ballkan nëpër rrjete sociale.

Fushatat që kanë inkurajuar gratë të kuptojnë se “heshtja nuk është flori” dhe se është koha për të folur më në fund janë të një rëndësie të padiskutueshme, theksojnë bashkëbiseduesit e Al Jazeera.

“Këto fushata janë jashtëzakonisht të rëndësishme sepse janë krijuar nga vetë gratë të cilat vendosën të flasin publikisht për dhunën që po vuajnë. Në këtë kuptim, ato janë autentike, spontane dhe të forta dhe u drejtohen atyre anëtarëve të shoqërisë që deri më tani nuk kanë qenë të interesuar të shohin dhe dëgjojnë dhunën që u ndodh grave çdo ditë”, tha Sanja Pavlovic, një gazetare dhe aktiviste me Qendra Autonome e Grave të Beogradit.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.