Theresa Kachindamoto është heroinë prej vërteti! Ajo është lidere e mbi 900,000 njerëzve në Rajonin e Dedza-s në Malavin Qendror dhe ajo nuk frikësohet ta përdorë autoritetin e saj për t’i ndihmuar vajzat dhe gratë në këtë rajon. Besuat ose jo, ajo ka anuluar mbi 850 martesa të fëmijëve përgjatë 3 viteve të kaluara, dhe i ka kthyer mijëra vajza të reja në shkollë përsëri.

Sipas një ankete të bërë nga Kombet e Bashkuara në vitin 2012, më shumë se gjysma e vajzave në Malavi përfundojnë të martuara para moshës 18 vjeçe, dhe ky shtet ka një renditje shumë të ulët në indeksin e zhvillimit njerëzor. Megjithatë, qëndrimi i Kachindamotos ndaj kësaj çështjeje e ka bërë atë aleate të rëndësishme në lu*ftën për të drejtat e fëmijëve dhe grave.

Para se të ftohej për të punuar në rajonin e saj të lindjes, ajo kishte punuar në një rajon tjetër për 27 vite. Ajo ishte tmerruar duke parë vajza 12 vjeçe me bashkëshort e fëmijë në krah dhe kishte vendosur të bënte diçka për këtë. Shteti i Malavit, vitin e kaluar e kishte përcaktuar me ligj që personat nën 18 vjeç nuk mund të martoheshin ligjërisht. Mirëpo, ka një zbrazëtirë që mund të shfrytëzohet për t’i ikur këtij ligji. Bëhet fjalë për “miratimin prindëror”, që do të thotë se nëse prindërit pajtohen, edhe personat nën 18 vjeç mund të bëjnë kurorë.

Në Malavi, 1 në 5 vajza është viktimë e përpjekjeve për sulm, dhe ku vajzat shpesh martohen herët për t’i lehtësuar vështirësitë finansiare të prindërve të tyre, Theresa Kachindamoto është një yll që shkëlqen. Ajo ka kë*rcënuar të shkarkojë çdo zyrtar që lejon praktikat kontraverze, dhe megjithëse është përballur me shumë kundërshtime nga prindërit dhe anëtarët e komunitetit (që përfshijnë edhe kërcënime për jetën e saj) ajo mbetet e vendosur për t’i ndryshuar ligjet dhe mentalitetin e komunitetit për të mirën e grave dhe vajzave dhe ardhmërisë së tyre.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.