Gruaja sipas Kanunit: Rob me njëqind detyra, e asnjë të drejtë!

0

Nga Xhemile Saliu 

Kanuni i Lekë Dugagjinit, një kod i mbushur përplot rregulla e norma juridike diskriminuese ndaj gruas shqiptare, të cilat rregulla kanë lëshuar rrënjë të thella e zbatim të gjërë në përditshmërisë shqiptare, rregulla të cilat femrës shqiptare i sollën mjerim pas mjerimi, e pasojat e të cilave i ndjejmë edhe sot gjithkund rreth nesh.

Sipas Sofia Boman nga Universiteti i Malmos, Kanuni ka pasur një ndikim të thellë në kulturën dhe ligjin civil shqiptar. Madje megjithëse nuk është e ligjshme sot, ai respektohet dhe praktikohet me fanatizëm ende me ndryshime mjaft të vogla.

Ja vetëm disa prej asaj se çfarë thotë Kanuni për gratë:

Neni 28: Mu martue me kanun, do me than mu bo shpi, me ja shtue shpis ni rob (pra rob, e jo partner për bashkëjetesë) sa per krah të punve, sa për shtuem të fmive.

Neni 31: Vajza s’ka tager (nuk ka të drejte):
a) me zgjedh fatin e vet, do t’shkoj për at për të cilin e fejojnë
b) mu perzi në shkusi a n’fejes
c) as në kpuc as në petka (??)

Neni 33: Gruaja asht në detyr:
g) mos m’u perzi në fejes t’bijev e t’bijav (A thua kush i lindi ata?)

Neni 42:
Njaher, kur t’i teket djalit, asht i lir me lshu vajzen e nxanun (kur ti teket i bie për pikë të qejfit?)

Neni 43:
Vajza ner unaz, nuk ka drejt me lishu djalin ..( nën asnjë rrethanë?)

Trashegimia:

Nyje i Njezete:

Gruaja shqyptare fare tagri s’ka për trashegue, as për plang as në shpi, kanuja e xen grujen si TEPRIS nshpi. (Laj, fshij, kryej obligimet, rrit femijët dhe në fund TEPRICË?)

Këtë e gjejmë të koduar e të rregulluar juridikisht vetëm tek populli jonë

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.