Që në momentin që kemi ardhur në këtë botë, kemi rendur për egzistencën tonë. Të gjithë e dimë se gjysma jonë ka rendur për të kërkuar gjysmën tjetër për t’u bërë njeri i plotë tek sa është vendosur nën mbrojtjen e mitrës së nënës. Pra ngarendja jone nëkëtë botë, i ka fillesat që në gjenezën tonë në barkun e nënës. Kemi qënë luftëtarë për mbijetesë, qënie që thithin gjithçka përreth vetes për të siguruar mbijetesën. Këtë forcë e ruajmë në vetvete për ta shfrytëzuar në çdo cast të jetës sonë. Në këtë kuadër, në udhëzimet e Islamit për një jetesë të shëndetshme dhe të sukseshme në këtë tokë, do të gjejmë çdo element që na nevoitet për të arritur qëllimet e caktuara në vetvete. Kështu, atë ç’ka dëshiron dhe kërkon, në Islam do ta gjesh.
Nëse një person dëshiron të bëhet i ditur, kemi ajete Kuranore që nxisin për dituri, siç është rasti i ajetit të parë të zbritur në Kuran, pra ai i cili urdhëron: Ikra! (lexo). Allahu na mëson se arritja e diturisë bëhet fillimisht me leximin, dhe siç shprehet autori i sukseshshëm Stephen King: “Nuk egziston një shkrimtar që nuk lexon shumë”. Gjithashtu do të gjejmë dhe hadithe të pa numërta ku Profeti a.s nxit për kërkimin e dijes, siç është ai “Kërkoje diturinë nga djepi e gjer në varr”. Kërkimi i diturisë, është element kardinal në Islam. Islami nuk pranon sundimin e zemrave të njerëzve me injorancë, Islami është nënshtrim Allahut me vetëdije inteligjente, jo më injorante. Përdorimi i të gjithë inteligjencës njerëzore për të njohur Allahun. Sepse Allahu është e Vërteta absolute, dhe e Vërteta nuk ka nevojë për injorancë, nuk mbrohet me të, ajo arrihet me dije.
2. Nëse personi do të dëshironte të ishte i shëndetshëm, gjithashtu Islami na ka pajisur me udhëzime të cila janë thelbësore në arritjen e këtij qëllimi. Kështu mund të themi se Kurani, ky libër i cili ka zbritur më shumë se 1400 vitë më parë ka qënë pararojë në nxitjen e masave të mëdha të popullatave për të kërkuar shëndetin, si përgjegjësi dhe detyrë e cdo individi për ta ruajtur trupin që i madhi Allah u ka dhënë amanet gjer në frymën e fundit. Pra, në vija të përgjithshme rezulton se çdo praktikë e Islamit, nisur që nga rregullimi i mënyrës së të ushqyerit, me element të pastër çon në arritjen e shendetit dhe mirëmbajtjen e tij për një kohë sa më të gjatë dhe të vazhdueshme. Kushtet e Islamit, përfshijnë rregullimin e menyrës së të ngrënit të shëndetshëm dhe jo të ndyrë si ndalimi i ngrënies se cofëtirave apo i mishit të derrit, e pirjes së alkolit, i tepricës në ngrënie dhe ritmet ciklike të agjërimeve të detyrueshme apo vullnetare etj. Duke jetuar plotësisht me frazën “Ne jemi çka hamë”. Gjithashtu dhe shëndetit që buron nga mjekimet profetike, mbajtja në formë të kënaqshme fizike nga ushtrimi i përditshëm i namazit i cili mban në lëvizje ritmike dhe të vazhdueshme muskuj të caktuar trupor dhe gjymturët kryesore me levizjet e tij të harmonizuara. E marrë ne vija të përgjithshme, të gjitha keto dëshmojnë se nëse një person dëshiron të jetë i shëndetshëm, praktika e Islamit do ta ndihmojë atë në menyrë të kënaqshme dhe me rezultate të favorshme. Për këtë nisemi dhe nga fakti që udhezimet mbi shëndetin i ka vënë në dispozicion të krijeses së Tij njeri, Allahu, ai që njeriun ka krijuar. Islami sjell një jetesë të shëndetshme, një musliman praktikant është një musliman i shëndetshëm.
3. Një vëmendje të vecantë në sferën e shëndetit të qënies njeri, do t’i kushtoja edhe botës shpirtërore dhe harmonisë mendore. Nëse një person, është i prirur në filozofi, apo në kërkimin e qetësisë shpirtërore, gjithashtu edhe këtë element mjaft të rëndësishëm do ta gjejë të kanalizuar dhe të pasqyruar qartë në praktikat e Islamit. Në Kuran, thirrja e vazhdueshme për meditim dhe qartësi reflektimi, përbën një nga pasazhet më mbreselënëse. Vetë leximi i Kuranit, të shpie në një botë reflektimi dhe meditimi konstant. Por efektin më të rëndësishëm do të mund ta gjejmë për mendimin tim në praktikën e namazit. Teoritë ultramoderne të praktikave Mindfulness që lidhen ngushte me fokusimin pasiv të vëmëndjes së njeriut në castin ku ndodhet “këtu dhe tani”, mund ti gjejmë të hasura në mënyrën më konkrete të mundshme në Namaz. Namazi, është apoteoza e përqëndrimit të vëmëndjes në “këtu dhe tani”. çdo individ i cili falet, e ka të domosdoshme në pranimin e atij namazi, përqëndrimin në momentin ku ndodhet, duke u përpkejur me të tërë forcën e vullnetit ta tërheqi mëndjen e tij në adhurim, dhe jo në rikujtesa të casteve të së shkuarës apo të se ardhmes. Për pranimin e namazit, kusht është përqëndrimi, në atë adhurim. Një namaz i cili kryhet në pavëmendje totale është i cunguar. Gjëndja konstatne dhe në mënyrë ciklike e besimatrit muslima në këtë namaz. Ndërgjegjësimi i fal atij të gjitha përfitimet e një mendje nën kontroll, një mëndje e kalitur për të qënë ajo në duart e poseduesit të saj dhe jo anasjelltas. Kjo forcë mendore e muslimanit, është një nga beneficet më të medhaja të fesë Islame. Autokontrolli mbi vetveten.
4. Për sa i përket aspektit ekonomik, nëse një person do të dëshironte të bëhej i pasur apo të mbante nën kontrrol pasurinë e tij, Islami gjithashtu ka rregulluar menyrat më të mira dhe më efikase të kësaj praktike aq të nevojshme për mbijetesën në këtë dunia. Kompleksiteti i arritjes së bereqetit ndërthuret dhe me shërbimin e vyer shoqëror të parasë e cila nëse do të përdorej simbas udhëzimeve të Islamit do të arrinte utopinë e një shoqërie të ngopur dhe të lirë nga skamja (utopi e cila është faktuar si e arritur në kohën e Kalifit Harun el Rashid ku njerëzit ishin aq të kamur sa që askush nuk pranon të lemoshë, a nuk ishte kjo edhe sepse të tjithë e jepnin lëmoshën?). Duke përmëndur në këtë shkrim vetëm një numër të vogël elementësh që favorizojnë pasurimin individual, do ta shohim pasurimin e muslimanit si shumë interesant: muslimani nuk pasuron vetveten përderisa ai nuk pasuron tjetrin… Pra, dhënia e parasë në formen e zekatit, apo të sadakasë (lemoshës) është kusht madhor për pasurimin e muslimanit. Dora që jep, është më e mirë se dora që merr. Lëmosha nuk të varfëron. Apo aksjoma të tjera si ajo e konceptit se lëmoshën apo sadakanë që i jep një të varfëri, në realitet ja dorëzon atë Allahut (Shëmbulli i disa sahabëve që lëmoshën e parfumosnin në mënyrë që të shkonte në formën më të mirë tek Allahu), Allahu nuk ka nevojë për asgjë, po ne kemi nevojë për shtimin e pasurisë dhe bereqetit që Allahu bën sebeb për shkak të sadakasë dhe zekatit. Të japësh, në Islam, përputhet totalisht me ligjin e natyrës e cila prodhon më shumë sec është e nevojshmë për mbijetesën tonë në këtë tokë (Sikur bleta të prodhonte mjalt vetëm për të përmbushur nevojat e saj jetike, do të vdiste ajo që të hanim mjalt ne). Natyra jep frytet e saj me bollëk, dhe muslimanët duhet të dhurojnë nga vetja me bollëk ndersa Allahu i cili është Gjykatësi me i mirë ja kthen ati shumefish.
Një person do të gjej në Islam, më tepër seç ka nevojë, sepse Islami është fe e bollshme, gjithpërfshirëse, universale. Do të gjejë në Islam harmonizimin e nevojave të tij dhe sistemimin e tyre me drejtësi. Sigurimi i njeriut me një sistem jetese në të cilin kudo që të drejtohet për nevojat e tij, shëndetësore, shpritërore, mendore, fizike, materjale etj. të gjejë zgjidhje harmonike me natyrën e tij njerëzore dhe do të kënaqet me më tepër seç ka shpresuar.

Vajada Keçi Manjani

Vajada Keçi Manjani

Autorja prej vitesh jeton në Itali. Është diplomuar në Universitetin e Brescias për Ekonomi dhe Biznes dhe ka një master në "International Commerce" pranë Universitetit të Padovas.
Vajada Keçi Manjani

LEAVE A REPLY