Histori frymëzuese nga dy regjizore muslimane

0

Iman Zawahry është një regjizore muslimane amerikane dhe njëkohësisht është një pedagoge fakulteti dhe një nënë me kohë të plotë. Si regjizore ajo përpiqet të thyejë stereotipet rreth muslimanëve.


Përveçse jep lëndën e “Islami, Media dhe Kultura” ajo drejton një program që quhet ‘’Bursa për Filma për Muslimanët Amerikanë’’ e ndërkohë po xhiron një film të ri i cili do të jetë një komedi kritike. Ajo shprehet se në një botë perfekte do dëshironte që Tom Hanks të ishte producenti i filmit të saj.
Ndërkohë filmi i saj i mëparshëm ”Tough Crowd” ka fituar çmimin Student Emmy Aëard dhe ka qenë finalist për NBC Comedy Short Cuts. Ndërsa filmi i saj “Undercover” fitoi çmimin Princess Grace Aëard.
Zawahry kohët e fundit është prononcuar për Washington Post në lidhje me ksenofobinë në Amerikë dhe Hollywood nga këndvështrimi i saj si një regjizore muslimane amerikane.
Si musliman, ne rritemi në një shoqëri ku për të qenë të suksesshëm duhet të jesh ose doktor ose avokat. Mirëpo Iman ka hapur një shteg të ri duke u bërë një frymëzim për të rinjtë musliman që duan të zhvillojnë një karrierë si regjizorë apo artistë në përgjithësi.
Samah Safi Bayazid është regjizorja e parë muslimane me shami dhe profesioniste


Samah është një regjizore jordaneze e cila jeton në Amerikë. Ka studiuar për regjizurë në New York Film Academy dhe University of Jordan. Pas studimeve menjëherë ja nisi rrugëtimit të saj si regjizore.
Bayazid zbuloi se kjo botë jo vetëm e plotësojë atë por e bëri të takohej me shpirtin e saj binjak gjithashtu regjizor, Muhammad Bayazidin. Regjizura nuk është e vetmja gjë që i lidh bashkë. Të dy ndajnë gjithashtu shqetësimin dhe ndërgjegjësimin për përfaqësimin e një imazhi negativ të muslimanëve në Hollywood. Shqetësimi i tyre ka shërbyer mbi të gjitha për të kontribuar fuqishëm dhe me profesionalizëm për të luftuar këtë fenomen.
Ndër realizimet e tyre është dhe “Orshena” xhiruar në Stamboll që flet për çështjen e emigrantëve dhe që fitoi çmimin e ekselencës në konkurrim në Indie Film Festival në Kaliforni.
Punime të tjera të tyre janë episodet e frymëzimit të Sheikh Omar Suleimanit dhe Mohammed Zeyara dhe videoklipet e Maher Zainit të cilat kanë arritur rreth 15 milion shikime në YouTube.
Samah shprehet se dëshiron të jetë një frymëzim për të rinjtë muslimanë që merren me regjizurë nëpërmjet të cilës jo vetëm mund të luftojnë stereotipe të ndryshme ndaj muslimanëve por dhe të frymëzojnë njerëzit pasi media është një ndër mjetet më të mira për ta bërë këtë.
‘’Mbi të gjitha dëshiroj të frymëzoj femrat muslimane duke ju treguar se mund të arrijnë çfarëdo që dëshirojnë duke luajtur një rol të rëndësishëm në këtë botë dhe duke punuar për ndryshim. Mjafton vetëm pak vullnet dhe përpjekje.

LEAVE A REPLY