Busejra Daci Jëlldëz

Me 19 Shkurt të vitit 1915, në kohë të luftës së parë botërore filloi dhe beteja e Çanakalasë, beteja më e madhe dhe më e përgjakshme në atë periudhë. Qëllimi i kësaj lufte ishte që ta pushtonin Stambollin dhe ta zhduknin Shtetin Osman.

Në kohën kur lufta filloi, shumë lot dhe gjak u derdh në çdo anë, shumë nëna ngelën vetëm dhe pa rrugëdalje, shumë femijë ngelën jetima dhe shumë femra pa të dashur.

Në atë kohë kur tokat e Turqisë, tokat e Çanakalasë u mbrojtën nuk u pa se kush është turk, shqiptar, boshnjak apo komb tjetër, gjithë muslimanët u bënë një dhe luftuan për të mbrojtur vendin e tyre.

Është e lehtë të flasim për histori, për diçka që ka kaluar, gjithçka më ka ndodhur por ne nuk kemi çfarë të bëjmë pos të rrimë dhe vetëm të degjojmë se çfarë thonë të tjerët. Apsolutisht jo, ne jemi ata të cilët çdoherë duhet të përkujtojmë atë gjak që u derdh një vit të tërë, aty ku humbën jetë 250.000 ushtarë, ku në atë numër janë përfshirë afër 20.000 shqiptarë. Dëshmorët e ushtrisë osmane ishin nga vende shumë të ndryshme, të cilat asajkohe ishin pjesë e Perandorisë Osmane apo sepse kishin ardhur vullnetarisht ose kishin ikur nga vendet e tyre. Krahas qyteteve tona që janë pjesë e kufijve të Turqisë së sotme, pjesëmarrje dhe dëshmorë ka gjithashtu nga kombet e Ballkanit, Lindjes së Mesme e Kaukazit.

Me lot në sy i përkujtojmë zërat që kanë thënë “Çanakalaja nuk kalohet njerëzimi nuk rrëzohet”, i përkujtojmë ata të rinjtë që luftuan dhe ku kjo luftë njihet me emrin si “Lufta e Pesëmbëdhjetëvjeçareve”.

Kur ushtarët pas lufte filluan të kthehen në vendet e tyre, në trojet shqiptare në një fshat të Kosovës ngelën të kthehen vetëm 3 ushtarë ku gjithsej kishin shkuar 30. Që mos të jetë një lajm shumë I keq për familjarët dhe fshatarët vendosën që të tre shokët të kthehen një nga një. Kthehet I pari dhe gjithë e presin me gëzim dhe krenari, familjarët e ushtarëve tjerë e pyesin: “ Ku janë djemtë tanë? Ai u thotë që do të vijnë dhe që ata janë rrugës. Pas një muaji vjen tjetri dhe po të njejtin gëzim e kanë për atë dhe gjithashtu të njejtën pyetje, ku janë djemtë tjerë? Edhe ky thotë që do të vinë më vonë. Tani kthehet dhe ushtari I fundit, ai që e kishte detyrën më të rëndë, ku thot që edhe lufta nuk më erdhi më e rëndë se sa kjo që duhesha tua tregoja fshatarëve, nënave, grave dhe fëmijëve që të tjerët janë dëshmorë të luftës. Ushtari I tret u prit me plot gëzim dhe mallëngjim. Të gjithë në një zë e pyesnin dhe I thonin shumë gjëra mirëpo ai asgjë nuk kuptonte dhe nuk kishte forcë as të përqafon familjen e tij sepse kishte mallin dhe hallin se si do ta tregonte lajmin për dëshmorët, që pas tij më nuk do të kthehet askush, që ai ishte I fundit që hyri në atë fshat si ushtar çlirimtar. Kaloi një orë, gjithë prisnin ai të flas, ai tha që të gjithë të janë të qetë dhe të degjonin mirë dhe me vëmendje. I ftoi dy shokët e tij që kishin qenë bashk në luftë dhe filloi të tregon për gjitha çka kishin përjetuar atje. Pas fjalimit të gjatë që mbajti ky ushtari, trimi shqiptar I përloti të gjithë me historinë e tij, me gjithë ato që kishin përjetuar në këtë betejë të Çanakalasë dhe në fund tregoi lajmin që kishte për ta dhënë. Tha që shokët tanë janë dëshmorë dhe më ata nuk do të kthehen, shpresojmë dhe dhashtë Allahu që me ato të takohemi në Xhennet”. U bë një vaj I madh dhe ku në atë moment nga mërzia dhe malli që kishin për fëmijët e tyre ndëruan jetë tre nëna dhe kjo ditë nuk harrohet për ata.

Nuk harrohen dëshmorët e Çanakalasë as nënat engjëllore që ata kishin.

Populli musliman po torturohet, andaj ne duhet të jemi mbrojtës për njëri tjetrin, çdo herë dhe në çdo vend..!

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.