Hilali dhe Azali edhe sot kanë vazhduar të ndjekin procesin mësimor pa u penguar nga askush. Nga Inspektorati shtetëror i arsimit thonë se do të hulumtojnë rastin, se përse vajzat u penguan për të shkuar në shkollë për shkak të shamisë. Në reagimin e ministrisë ndër të tjera thuhet:

“Nëse drejtori me veprimin dhe me fajin e tij ka shkaktuar dëm mbi nxënëset, mbi prindërit dhe shkollës, këshilli i arsimtarëve thërret seancë në të cilën sjellët konkluzion në formë të shkruar i cili dorëzohet te drejtori. Me ligj është e rregulluar se në rast se është shkelur ligji apo është shkurtuar e drejta e nxënësve, kompetencë për të vendosur për me tutje përveç këshillit të arsimtarëve kanë Inspektorati i arsimit, kryetari i komunës dhe në fund Ministria e arsimit”, nga Ministria e arsimit.

Mbetet e paqartë se përse inspektorati arsimor i Ohrit ka ndaluar vajzat të shkojnë në shkollë për shkak mbulesës, derisa në shkollat fillore në Strugë, Gostivar, Tetovë dhe Shkup ka vajza që ndjekin procesin mësimor me shami.

Bllagoja Stenkoski nga inspektorati i arsimit i Ohrit nuk ishte i kapshëm për TV21 për të shpjeguar këtë rast.

Drejtori i shkollës Muamer Doko thotë që ky problem do të amortizohet dhe do të zgjidhet institucionalisht. Ai thotë se institucionet kanë qëndrime të ndryshme sa i përket interpretimit të ligjit.

LEAVE A REPLY