Intervistë me një lexuese!

0

Në redaksinë e Muslimanja.com na erdhi një lajm i mirë të cilin duam ta ndajmë me lexueset tona:

Joana, një lexuese e rregullt e muslimanja.com, na tregon se si pas publikimit të njoftim tonë të sjellur në shqip të datës 21 qershor për Shkollën verore organizuar nga shoqata FOCIC ajo vendosi të aplikojë dhe më pas përzgjidhet për t’u bërë pjestare e këtij trajnimi. Tema e trajnimit ishte:” Interpretimet alternative të modernitetit Ballkanit”.

A mund ta prezantosh pak veten për lexuesit tanë?

Jam Joana. Jam diplomuar si studente ekselente në Master Shkencor, e Drejtë Civile, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Aktualisht vazhdoj studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare, Universiteti i Gazit, Ankara, Turqi.

Cila ishte arsyeja që të nxiti të aplikosh për këtë trajnim?

Jeta në kryeqytetin turk është plotë dinamizëm dhe aktivitete artistike, kulturore dhe gjithashtu me plot programe akademike. Ndërkohë që kur kthehem në Shqipëri e ndiej atë nevojën dhe domosdoshmërinë për t’u marrë me diçka. Pashë njoftimin tek faqia juaj dhe mendova pse jo të mos aplikoja dhe unë në këtë trajnim.

Kam marrë pjesë në trajnime të ndryshme; në konferenca; seminare, gjyqe imituese. Por CV-së time i mungonte eksperienca në një shkollë verore ndërkombetare me një teme trajtimi pikërisht si ajo mbi “Interpretimet alternative të modernitetit të Ballkanit”. Gjithashtu ishte një mundësi shumë e mirë për të vizituar trojet shqiptare në Maqedoni dhe për t’u njohur e për t’u takuar me miq të rinj e të vjetër.

Na trego pak për eksperiencën tënde në FOCIC?

Shkolla verore zgjati një jave. Ishte e konceptuar në dy pjesë: në 4 ditët e para kishte ligjerata nga profesorë shqiptarë dhe të huaj, ku u disktuan tematika të ndryshme si: “Marrëdhëniet Muslimanë-Hebrenj në Ballkan”, “Vetë orientimi në Ballkan, – Rasti i Shqipërisë”; “Nga Liberalizmi në Paqen Dekolonizuese”, “Dekolonizimi i intrepretimeve Fetare” etj.

Ndërsa 3 ditët e fundit vizituam qytetet e Shkupit, Tetovës, Strugës, Ohrit dhe Manastirit, ku shijuam bukuritë natyrore dhe objektet e ndryshme historike.

Me fjalë të tjera ishte një ekperiencë frytdhënëse, e dobishme dhe e paharrueshme. Këtë e them sinqerisht. Jo vetëm për shkak të stafit të këndshëm, i cili ishte gjithmonë i gatshëm për të qenë në dispozicionin tonë për çfarë do lloj nevoje por edhe për ambientin. Ndryshe nga herët e tjera, dmth nga trajnimet e tjera ku unë kam marr pjesë, qoftë brenda vendit por dhe jashtë, atmosfera sihte shumë e këndshme.

Në fund, çfarë mesazhi ke për lexueset e tjera të Muslimanja.com?

Për lexueset e tjera kam këtë mesazh: Provojeni shansin! Fokusohuni në përparësitë dhe gjërat që keni pasion si dhe përgjedhini një temë që ju intereson e më pos aplikoni! Sigurisht duhet të  merrni parasysh ç’do lloj njoftimi pa i neglizhuar dhe pa i lënë pas dore deri në datën e fundit (deadline). Mos t’ju duket diçka shumë e vështirë, procedurë e gjatë apo përzgjedhie e pamundur. Mund të keni dhe refuzime ashtu siç kemi pasur të gjithë, por kjo s’do të thotë që duhet të hiqni dorë. Tregoni këmbëngulje dhe vendosmëri!

Gjithashtu vazhdoni të percillni shkrimet dhe publikimet e muslimanja.com pasi është një burim i mirë informacioni ku mund të zgjerosh njohuritë dhe të fitosh nje kendvështrim të ri mbi problematikat aktuale në vendin tonë dhe në botë, dhe të jep mundesi nëpermjet publikimeve të tilla për të marrë pjesë në aktivitete ndërkombëtare frytdhënëse, të cilat nuk duhen humbur.

Edhe njëherë, falenderoj FOCIC për organizmin dhe Muslimanja.com për publikimin e njoftimit.

11800546_853369051415919_6835205547166728422_n

Muslimanja.com

LEAVE A REPLY