NGA JULIANA AJDINI

Shqipёria ёshtё njё vend Evropian dhe si i tillё nuk mund tё pёrjashtohet nga harta ku islamofobia ka parё pёrhapjen mё tё madhe tё saj. Shqipёtarёt gjithmonё kanё ёndёrruar tё bёhen pjesё e strukturave Evropiane dhe qё Shqipёria tё konsiderohet si pjesё e Evropёs prej kёtyre tё fundit.

Pёrgjatё historisё, kjo ёndёrr ёshtё mohuar mё shumё se njё herё. Megjithatё, Shqipёria shpesh perceptohet si njё vend lindor pёr shkak se kёtu mbizotёron besimi fetar mysliman. Shpesh herё pёrdoret pikёrisht ky perceptim si njё argument mbi zhvillimin e praktikave islamofobike.

Nё disa shtete, ku bёn pjesё edhe Shqipёria, ateizmi i imponuar arriti tё prodhojё njё popullsi qё humbi apo pakёsoi vetёdijen e tё qёnurit  mysliman. Nё Shqipёri dhe Kosovё, myslimanёt pёrbёjnë pjesёn mё tё madhe tё popullsisё.

Megjithatё me njё popullsi prej gati 2.8 milion banorёsh, sipas censusit tё fundit (2011), tre komunitetet fetare mё tё mёdha nё vend janё ai mysliman (56.7%), katolik (10%) dhe ortodoks (6.8%)[1].

Harmonia fetare njihet gjerёsisht si njё vlerё bazё shoqёrore nё Shqipёri, ku anёtarё tё komuniteteve mysliman, katolik, ortodoks dhe komuniteteve tё tjera fetare kanё bashkёjetuar nё paqe. Nё vizitёn e tij nё Shqipёri edhe Papa Françesku vёrejti kёtё model të harmonisё fetare[2]. Megjithatё nё realitet, ekzistojnё probleme qё janё tё lidhura me fenё, njёra prej tё cilave ёshtё edhe islamofobia.

Disa pasoja prej islamofobisё janё diskriminimi, pёrjashtimi dhe paragjykimi mbi njerёzit. Tё gjitha kёto pasoja kanё në prejardhje besimin fetar.

INCIDENTE DHE ZHVILLIME TЁ RЁNDЁSISHME

 Shumё raportime mediatike kombёtare dhe ndёrkombёtare, apo edhe studime kёrkimore, kanё konfirmuar pёrfshirjen e qytetarёve shqiptarë nё konfliktin sirian[3].

Grupi i kёtyre personave konsiderohet si grup ekstremist dhe rreth kёtij grupi janё zhvilluar mjaft debate tё nxehta mes njerёzve tё tilla sa disa prej tyre pёrfunduan nё veprime islamofobike.

Prezenca e luftёtarёve shqiptarë nё konfliktin sirian ka shqetёsuar autoritetet shqiptare dhe ato tё huaja pёrgjatё 3 viteve tё shkuara. Pёr tё zgjidhur kёtё fenomen, Ministria e Punёve tё Brendshme ka krijuar njё drejtori tё gjerё anti-terror, ku pёrfshihen dhe shkёmbimet e informacionit me Europolin dhe shёrbimet e vёndeve partnere.

Nuk ka deri mё tani njё numёr tё saktё tё shqiptarёve tё pёrfshirё nё kёtё konflikt apo numrin e atyre qё kanё gjetur vdekjen atje. Megjithatё sipas tё dhёnave tё Ministrisё sё Punёve tё Brendshme mendohet se janё mё tepёr se nёntё shqiptarë qё kanё humbur jetёn pёrgjatё konfliktit nё Siri dhe Irak (Departamenti i Anti-Terrorit nё Minsitrinё e Punёve tё Brendshme, maj 2014)[4].

SHISH raporton se 13 shqiptarë, gratё e fёmijёt e tyre, janё bёrё pjesё e DAESH/ISIS. Masat qё ka marrё Shqipёria deri tani kanё qenë mё sё shumti masa shtypёse, me ndikim tё menjёhershёm jashtё kufijve kombёtarë. Në mesin e kёtyre masave pёrfshihet dhe amendimi i Kodit Penal (2014) qё lejon dёrgimin nё Prokurori tё personavetё pёrfshirё nё konfliktet e armatosura jashtё vendit.

Gjithashtu u intensifikua shkёmbimi i informacionit dhe bashkёpunimi policer si dhe ai i agjencive ligj-zbatuese nё rajon; duhet shtuar se janё dёrguar nё Prokurori disa njerёz tё cilёt dyshohen se kanё rekrutuar qyetarё shqiptarё pёr tё qёnё pjesё e konfliktit sirian. Megjithatё veprimet e shtetit kanё mungesё tё perspektivёs apo qasjes sё qartё parandaluese brenda kufijve kombёtarё.

Lidhur me pjesëmarrjen e shqiptarёve nё konfliktin sirian, nёntё imamë janё arrestuar me akuzёn e thirrjes sё shqiptarёve pёr xhihad nё Siri[5]. Fillimisht gjyqi kundёr tyre u pa si i padrejtё, si nga tё akuzuarit por po ashtu edhe nga myslimanёt nё Shqipёri; ishte e vёshtirё pёr t’u besuar qё njerёzit tё cilёt pёrfaqёsojnё Islamin do tё bёnin thirrje pёr xhihad.

Megjithatё mё vonё u bё e qartё se kёta njerёz tё akuzuar pёrfaqёsonin njё strukturё e cila ishte e pavarur nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. Tё pandehurit akuzohen se kanё rekrutuar 90 shqiptarё pёr t’iu bashkuar luftimeve nё Siri nёpёrmjet njё seri predikimesh nё xhamitё e tyre. Xhamitё tek Unaza e Re dhe nё Mёzez ishin pёrdorur si nyjet kryesore nё indoktrinimin e xhihadistёve potencial nё kёtё rrjet.

Megjithatё kёtё vit seancat gjyqёsore degjeneruan nё kёrcёnime, mallkime e fyerje tё shprehura nga dёshmitarёt dhe gjithashtu nga media, gjykatёsit dhe prokurorёt. Nё seancёn dёgjimore tё 23 dhjetor 2015, njёri prej tё pandehurve tha “…vetёm luftёtarёt e Daesh/ISIS mund tё lirojnё Shqipёrinё nga politikat dhe hajdutёritё e kesaj qeverie.”

Gjithashtu nё kёtё seancё u dёgjuan shumё kёrcёnime nё drejtim tё Kryeministrit, Edi Rama, Ministrit tё Brendshёm, Sajmir Tahiri[6], Kryetarin e Partisё Demokratike, Lulzim Basha dhe deputetin Ben Blushi[7]. Gjithashtu njёri nga tё pandehurit, Muslim Fadili, i tha gjykatёsit se: “Allahu do e shkatёrroj kёtё vend. Ata po na trajtojnё sikur tё jemi kriminel, unё nuk jam njё kriminel. Unё nuk kam vrarё as edhe njё mizё. Allahu shkatёrroftё armiqtё e Tij[8]!”

Pas sulmeve nё Paris, Kryetari i Shёrbimit Informativ Shtetёror, Visho Ajazi, mori masa tё menjёhershme duke e kaluar vendin nё gjendje emergjence (14 nёntor 2015)[9]. Detyra kryesore e SHISH ishte mbikëqyrja e tё gjithё personave tё lidhur apo luftёtarё radikalë tё mёparshёm tё Daesh/ISIS tё cilёt ishin kthyer nё Shqipёri, e gjithashtu persona tё tjerё tё ardhur nga mjedise me prirje radikale apo me mendime radikale.

Pas sulmeve nё Charlie Hebdo, nё shumё prej debateve televizive, i kёrkohej Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe tё gjithё myslimanёve tё Shqipёrisё tё kёrkonin ndjesё mbi atё qё kishte ndodhur.

Pati shumё myslimanë qё dolen kundёr akteve tё tilla, duke u bazuar tek argumentet se tё tilla akte nuk lidheshin me fenё. Nё emisione tё ndryshme televizive, si nё emisionet ‘Opinion’, ‘Tonight’ etj, argumenti kryesor qe jepej prej personave qё identifikoheshin nёpёrmjet islamit ishte: “Njё njeri apo njё grup njerёzish nuk janё pёrfaqёsues tё tё gjithё besimit. Veëtvrasja ёshtё haram dhe ёshtё njё prej mёkateve tё pafalshme. Kur’ani ёshtё i qartё nё kёto ndalime kur thotё se; “Kush vret njё njeri ёshtё sikur ka vrarё gjithё njerёzimin dhe kush shpёton njё jetё e ka shpёtuar gjithё njerёzimin.””

Vizita e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoǧan, shkaktoi polemika tё mёdha; kёtu u pёrfshinё dhe reagime islamofobike. Ai dhe Presidenti shqiptar, Bujar Nishani, vendosёn simbolikisht gurin e parё tё themelit nё ndёrtimin e Xhamisё sё Namazgjasё qё po ndёrtohet nё kryeqytetin shqiptar[10].

Kur disa futbollistё tё Kombёtares Shqiptare tё Futbollit shkuan pёr t’u falur nё xhami pёrpara ndeshjes Shqipёri-Armeni, nё rrjetet sociale, por edhe nё media, pati shumё komente qё diskutonin kёtё ngjarje; debatohej nёse kёshtu ishte thyer parimi i laicitetit. Nё rrjetet sociale u shpёrndanё foto tё futbollistёve duke u falur.

Shumё njerёz u shfaqёn tё nervozuar karshi kёtyre futbollistёve, nervozizёm i cili tejkaloi respektin karshi fesё, besimit dhe tё drejtave tё tjera.

Disa prej komenteve sugjeronin shtrёngimin e rregullave, pra ndalimin e veshjes sё uniformёs kombёtare tё futbollit nga lojtarёt pёrgjatё ritualeve tё tyre fetare apo nё vende tё shenjta fetare. Megjithatё, nuk pati pothuaj asnjё koment kur trajneri i Ekipit Kombёtar tё Futbollit, i veshur me po tё njёjtёn uniformё kishte shkuar tё falej nё kishё.

DISKUTIMI MBI INCIDENTET ISLAMOFOBIKE DHE NGJARJE TЁ KEQINTERPRETUARA NЁ FUSHA TЁ NDRYSHME:

Punёsimi

Mund tё thuhet se ‘de jure’ nё Shqipёri nuk ka patur probleme diskriminimi nё tregun e punёs. Megjithatё, ajo qё shihet ёshtё se simbolet mё tё dukshme myslimane (perçja pёr vajzat/gratё dhe mjekra e pantallonat lartё nyjes sё kёmbёs) shihen lirshёm nё tregun publik tё punёs. Pёrgjithёsisht kёta persona shihen nё biznese private, tё cilat janё nё pronёsi tё personave qё i pёrkasin komunitetit mysliman.

Pra, vajzat me shalla mbi krye apo me perçe janё pёrherё e mё tepёr tё pёrfshira nё qendra ditore, kopshte dhe shkolla qё drejtohen nga komuniteti. Sipas njё studimi (Kocani, 2015) tё kryer me 248 femra qё mbajnё perçe nё Tiranё, 18.8% e tyre ishin tё punёsuara nё sektorin privat, 2.1% nё atё shtetёror, 5% nё OJQ dhe vetёm 2.5% ishin tё vetë-punёsuara. Meshkujt janё ata qё janё mё tё prirur për t’u vetё-punёsuar nё veprimtari tё ndryshme apo nёpёr biznese tё anёtarёve tё tjerё tё komunitetit.

Kjo praktikё ndryshon pёr meshkujt dhe femrat tё cilёt nuk mbajnё simbole identifikuese si perçja, mjekra apo pantallonat. Ndonjёherё drejtuesit qё nuk janё myslimanë apo praktikanët myslimanë, shfaqin paragjykime rreth orarit tё faljes, duke e parё si kёrcёnim rreth detyrimit pёr t’iu pёrmbajtur orarit tё punёs.

Gjithashtu, ka raste kur shallat e kokёs shkaktojnё probleme, veçanёrisht kur pozicioni i punёs kёrkon kontakt me klientin, pra kёrkon paanёsi. Punёdhёnёsi justifikon kёtё vendim duke iu referuar kodit tё veshjes nё kompani; megjithёse asnjёherё nuk shihet qё diçka e tillё tё jetё e shkruar, tatuazhet, shapkat dhe simbolet qё shfaqin bindje fetare janё tё ndaluara. Megjithatё, si shoqёri nё rast se kryqi ёshtё i varur nё njё varёse qafe, atёherё kjo gjё ёshtё e pranueshme.[11]

Edukimi

Sipas Kushtetutёs shqiptare, shkollat janё laike. Kjo gjё do tё thotё se kurikulumi i miratuar nga Ministria e Arsimit nuk duhet tё ketё pёrmbajtje fetare. Megjithatё njё fakt i rёndёsishёm ёshtё se ka mos-pёrfshirje tё fesё si lёndё e veçuar apo tё ketё historikun e fesё nёpёr shkolla publike.

Studentёt marrin njohuritё bazё mbi fenё nёpёrmjet historisё botёrore dhe/apo librave tё historisё vendase dhe atyre sociologjike. Pёrgjatё 25 viteve demokraci nё Shqipёri, janё identifikuar shumё probleme nё kurikula sa i pёrket pёrcaktimit tё islamit dhe zhvillimeve historike tё tij. Njё problem serioz u shfaq nё 2015.

Pёr vite me rradhё, studentёt e shkollave tё mesme nё Shqipёri e mёsojnё sociologjinё nёpёrmjet njё teksti shkollor tё shkruar nga Fatos Tarifa etj, tё publikuar nga Mediaprint Publishers. Nё faqen 109 tё kёtij libri, shpjegohet islami dhe pesё shtyllat kryesore tё tij. Aty ka njё fjali qё bie ndesh me atё çka realisht mёson islami. “Duke recituar sloganin e islamit, sipas tё cilit islami ёshtё njё Zot dhe Muhameti ёshtё i biri i Tij. (Sociologjia e klasёs sё 11-tё, faqa 109).” Kjo fjali bie ndesh me principet bazё tё islamit. Sipas islamit, Zoti ёshtё i vetmi Zot dhe Muhameti ёshtё i dёrguari i Tij. Kur’ani thotё qartё se Zoti nuk ka baba dhe nuk ka pasaardhёs[12]

Politikat

Ndёrtimi i xhamisё mё tё madhe nё vend ёshtё shtyrё pёr 22 vjet pёr shkak tё njё debati tё gjatё rreth kёsaj çёshtjeje; nё vitet e fundit ky ndёrtim ka marrё edhe ngjyrime politike. Tё dyja partitё kryesore kanё shkёmbyer akuza rreth ndёrtimit tё xhamisё, duke e transformuar çёshtjen edhe si çёshtje elektorale, duke u pёrpjekur për marrjen e votave nga shumё myslimanë nё kёtё vend.

Toka ku ishte parashikuar tё ndёrtohej xhamia ishte pas Pallatit tё Kulturёs. Pёrfaqёsues nga KMSH thanё se komuniteti mysliman do tё ruante hapёsirat e gjelbra nё projektin e ri tё xhamisё. Megjithatё ka patur reagime rreth kёtij vendi tё propozuar pёr ndёrtim. KMSH-sё ju dha 6000 metra katrorё hapёsirё pёrpara zgjedhjeve tё 8 maj 2011-ёs nga ish-Kryeministri, Berisha. Kryetari i Bashkisё Tiranё, Lulzim Basha e ktheu ndёrtimin e xhamisё nё njё prej premtimeve tё tij tё fushatёs drejtuar komunitetit mysliman[13].

Njё tjetёr debat i rёndёsishёm ishte vendosja e njё pllakate pёrkujtimore tё Sultan Süleyman-it nё derёn e Kalasё sё Lezhёs. Ajo qё ishte njё simbol i periudhёs historike tё Shqipёrisё u kthye nё debat fetar nё njё qytet ku shumica e residentёve janё tё krishterё. Nё Lezhё, po ashtu, deputeti i PDK-sё dhe kandidati pёr deputet i tё majtёs, Eduart Ndocaj (deputet i Parlamentit tё Shqipёrisё qё prej 29 tetor 2015) reagoi kundёr kёtij simboli duke thёnё se: “Ky simbol ka ndikim Osman dhe jo kombёtar”. Nё anёn tjetёr njё kёrkues, Gjergj Karaiskaj, thotё se pllakata ёshtё pjesё e monumentit dhe shfaq njё kohё tё rёndёsishme tё historisё sё vendit.

Njё tjetёr historian shqiptar, Artan Lame, thotё se pa kёto plakata do tё kishim shumё pak prova për tё provuar faktin qё nё atё zonё, nё atё datё aty jetonin njerёz.

Me tё paktёn 1.67 milion mbёshtetёs tё myslimanizmit nё Shqipёri[14], ёshtё e mrekullueshme kur sheh se politikanё dhe artistё urojnё tё gjithё shqiptarёt pёr Krishtlindje dhe Pashkё nёpёr rrjete sociale apo nёpёr fjalimet e tyre nё televizion, ndёrsa po tё njёjtёt njerёz urojnё vetёm myslimanёt nё ditёt e shёnuara tё fesё sё tyre!

Media

Pas çdo sulmi ndёrkombёtar qё kryhet apo mendohet se do tё kryhet nga njё grup islamik, aty pёr aty shfaqen menjёherё njё sёrё debatesh televizive, madje edhe nё Shqipёri. Mund tё shohim shumё debate nga gazetarё apo analistё, me qёndrime si pro ashtu edhe kundёr islamit.

Pёr shembull nё disa emisione si pёr shembull ‘Opinion’, me temё rreth islamit, A. Zheji tha se “Mbreti mysliman i Shqipёrisё, Ahmet Zogu tha se dielli shqiptar ka lindur nё Perёndim.” Disa tё tjerё e shpjegojnё se paragjykimet kundёr myslimanёve lidhen me injorancёn qё kanё njerёzit rreth islamit. Nё njё prej emisioneve ‘Opinion’ (8 janar 2015), njёrit prej tё ftuarve, B. Blushit ju kёrkua nga E. Mertiri qё tё kёrkonte ndjesё rreth sulmeve tё Charlie Hebdo[15]. Disa prej diskutimeve nё media flasin pёr tema qё lidhen me kёrcёnimin e krijuar nga Daesh/ISIS, tolerancёn fetare – realitet apo mit, paragjykimet rreth myslimanёve, terrorizmi nё Evropё, Islami, Evropa dhe terrorizmi etj.

Pёr mё tepёr pёrgjatё Festivalit tё Kёngёs njёri nga prezantuesit, P. Laço ndёrsa po pёrmёndte disa nga kompozitorёt e viteve tё shkuara qё kishin marrё pjesё nё kёtё festival deklaroi nё mёnyrё mospёrfillёse se: “Tё gjithё kёta njerёz me emra mysliman kanё krijuar muzikёn shqiptare.”

Rrjeti Online Informativ

Shqetёsimet kryesore rreth islamofobisё nё Shqipёri vijnё nga ato qё lexon nё rrjetet informative online. Duket se gjuha mё e zgjedhur par tё diskutuar rreth besimit mysliman ёshtё ajo e urrejtjes, neverisё dhe zemёrimit. Nё faqe tё tjera online apo nё artikuj ku diskutohet rreth islamit, gjejmё gjuhё agresive kundёr islamit; njerёzit qё pёrdorin tё tillё gjuhё mbeten anonimё.

Pёr shembull:

VLERЁSIMI I PARЁ NЁ SHOQЁRINЁ CIVILE DHE POLITIKЁ DHE INICIATIVAT E NDЁRMARRA PER TЁ KUNDЁRSHTUAR ISLAMOFOBINЁ

Shoqёria civile ka qenё pothuaj in-ekzistente nё inkurajimin apo zhvillimin e njё diskursi publik pёr tё informuar rreth tendencave radikalizuese tё fesё, islamofobinё dhe zhvillimeve tё tjera fetare nё vend. Nё pёrgjithёsi diskursi publik mbi kёtё fenomen ka qenё sipёrfaqёsor dhe nuk ka marrё parasysh disa aspekte tё rёndёsishme rreth fazёs parandaluese[16]. Islamofobia shihet si diçka in-ekzistente nё Shqipёri. Ndaj nё emёr tё harmonisё fetare, nuk janё adresuar praktikat parandaluese.

PЁRFUNDIMI

Rekomandimi i Politikave pёr Politikёn dhe OJF-tё

Progres Raporti i BE-sё (2015) thotё se: “Shqipёria ёshtё prekur nga fenomeni i luftёtarёve terroristё tё huaj dhe radikalizimi. Duhen adresuar me mё tepёr forcё raste tё fjalimeve tё mbushura me urrejtje. Fenomeni i luftёtarёve tё huaj terroristё ka nevojё pёr njё qasje specifike nga komuniteti i informacionit tё pёrpunuar dhe ai ligj-zbatues e gjithashtu do politika ligjore tё kohёs mbi shkelёsit e ligjit.”

Institucionet Shtetёrore:

Vёllazёria fetare ёshtё njё vlerё e rёndёsishme pёr qytetarёt shqiptar dhe kjo gjё pёrfshin drejtpёrsёdrejti dhe Kryeministrin shqiptar. Pas ngjarjeve tё janarit nё Francё, nё njё takim tё kryer me krerёt e besimeve fetare, Kryeministri tha: “Shqipёria ёshtё tepёr e brishtё dhe e cёnueshme nga rreziku i fondamentalizmit islamik.”

  • Fenomeni i islamofobisё duhet adresuar duke pёrfshirё aktivisht institucionet shtetёrore dhe agjencitё tё cilat operojnё nё nivel lokal, nё sistemin e edukimit, nё marrёdhёniet shoqёrore, nё rini, punёsim dhe politikat kundёr diskriminimit; gjithashtu duhet tё pёrfshihen tё tjerё aktorё jo-shtetёrore dhe mbi tё gjitha, tё gjithё komunitetet fetare e shoqёrinё civile.
  • Pёrcaktimi i programeve parandalues dhe pёrfshirja e grupeve tё interesit me ndikim tё madh duhet parё si njё pёrgjegjёsi e shtetit, veçanёrisht nё nivel lokal.
  • Pёr njё vend si Shqipёria qё ka disa lloje besimesh fetare dhe ku e liria e fesё ёshtё e garantuar nga Kushtetuta, ёshtё e rёndёsishme qё trajtimi i fesё dhe historiografia tё mbajё njё pozicion tё barazlarguar e kёshtu t’i japё studentёve informacione qё janё tё verifikuara nga kёrkimet e bёra mё parё.

OJQ-tё

 OJQ-tё duhёt tё adresojnё islamofobinё duke vendosur forume ku shprehen analistё, lider fetar dhe teologё. Mesazhet e tyre kundёr islamofobisё duhen shpёrndarё nё rrjetet sociale, radio, televizion dhe programe shkollore.

  • Promovimi i studimeve, mbёshtetjes pёr kёrkime dhe monitorimi i vazhdueshёm duhet kryer pёr tё pёrcaktuar njё bazё tё dhёnash tё azhornuar mbi fenomenin e islamofobisё dhe tendencat qё ai merr, pra pёr t’i shёrbyer bёrёsve tё rregulloreve dhe gjithashtu komuniteteve fetare dhe tё tjerё grupeve tё interesit, tё dijnё tё zhvillojnё politikat e duhura.

Juliana Ajdini punon ne Departamentin e Punёve dhe Politikave Sociale nё Universitetin e Tiranёs qё nga 2004. Ajo u diplomua nё vitin 2000 si njё punonjёse sociale nga po i njёjti departament. Prej 2013-ёs ajo ka mbaruar edhe Doktoraturёn nё Punёt dhe Politikat Sociale tё pёrftuar prej Departamentit tё Punёve dhe Politikave Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranёs.

Tema e saj e Doktoraturёs ishte njё studim i vlerёsimit tё nevojave tё prindёrve tё burgosur dhe fёmijёve tё tyre. Fushat kryesore tё interesit dhe ekspertizёs sё saj pёrfshijnё kёrkimet mbi problematika tё ndryshme sociale dhe mbi promovimin e tё drejtave tё tё burgosurve. Eksperienca e saj e punёs nё kёto fusha pёrfshijnё dhe punёn e mёsimёdhёnies nё studime universitare dhe master e gjithashtu kёrkime akademike tё fokusuara veçanёrisht mbi problematikat e lidhura me tё drejtat e tё burgosurve/tё arrestuarve, barazinё gjinore, organizimin shoqёror, etj.

Eksperienca e saj e punёs gjithashtu ёshtё e mbushur me shёrbime kёshillimore ndaj organizatave dhe institucioneve kombёtare dhe ndёrkombёtare nё kryerjen e studimeve, pёrgatitjen e manualeve dhe materialeve trajnuese, kryerjen e trajnimeve, monitorimin dhe vlerёsimin e tyre. Ajo ёshtё autore dhe bashkё-autore nё disa artikuj dhe libra tё botuar nё Shqipёri dhe mё gjёrё. Tani ajo jep leksione mbi problemet sociale, metodat dhe aftёsitё qё duhen nё punёt sociale, puna sociale me familjet dhe teoritё e ndryshimet sociale. [email protected]

Shёnim:  Faktet dhe opinionet e shprehura nё raportet kombёtare tё Raportit Evropian rreth Islamofobisё i pёrkasin dhe i mbesin autorit/autorёve respektivё. Kёto nuk janё domosdoshmёrisht shprehjet e botuesve tё institucionit qё financon kёtё raport. Nuk mund tё themi apo tё nёnkuptojmё saktёsinё e materialit qё shfaqet nё raportet kombёtare. Botuesit e Raportit Evropian rreth Islamofobisё nuk mund tё pranojnё asnjё pёrgjegjёsi ligjore apo pёrgjegjёsi tё tjera qё mund tё vijnё nga ndonjё gabim apo pjesё jo e plotё e shkruar nё kёto raporte. Lexuesi duhet tё vlerёsojё vetё saktёsinё dhe pёrshtatshmёrinё e materialit.

Pёr tё cituar kёtё raport pёrdorni referencёn:

Juliana Ajdini (2016): Islamophobia nё Shqipёri. Raporti Kombёtar 2015, nё: Enes Bayraklı & Farid Hafez, Raporti Evropian mbi Islamofobinё 2015, Stamboll, SETA, 2016.

LEAVE A REPLY